Pollo: Dekan i Mjekësisë emërohet vëllai i deputetit socialist

2

Tiranë – Partia Demokratike kërkon transparencë nga qeveria në lidhje me vendimin për mbylljen e 18 universiteteve publike në vendi dhe pezullimit të veprimtarisë për 12 të tjerë.

Teksa deklaroi se PD mbështet ligjshmërinë dhe zbatimin korrekt të standardeve, deputeti Genc Pollo, tha se kontrollet e Ministrisë së Arsimit në universitete janë bërë me nxitim dhe nga inspektorë pa njohuritë e duhura ligjore.

Ai tha se materialet e universiteteve kanë qëndruar me javë nëpër kuti dhe se ato nuk janë shqyrtuar nga ky institucion. “Është e qartë  pse  raporti zyrtar përfundimtar i ministrisë përmban vetëm listën e ndëshkimeve për secilin universitet  por aspak gjetjet dhe shkeljet për secilin syresh, çka do të bënte transparente ose në rastin më të mirë mund të justifikonte masën e maerë. Madje edhe VKM-ja përkatëse, e  miratuar të enjten në qeveri, nuk është publikuar në websitin e kryeministrisë (të gjitha VKM-të e tjera janë publikuar); nuk është publikuar sot e kësaj dite as në website-in e ministrisë së arsimit”, theksoi ai.

Ish-ministri i Arsimit thotë se edhe mbyllja e filialeve publike të universiteteve është bërë duke shkelur ligjin. “Vërejmë se për mbylljen e të gjitha  filialeve universitare e të 63 programeve të studimit  është shkelur procedura ligjore,  as nuk janë marrë propozime nga institucione të arsimit të lartë dhe as nuk është konsultuar Këshilli i Akreditimit siç e kërkon ligji. Po kështu u veprua me miratimin e kuotave ku nuk u konsultua  as Konferenca e Rektorëve dhe as Këshilli i Arsimit të Lartë e Shkencës siç e kërkon gjithashtu ligji. Edhe pse kishin një vit kohë”, tha. Për të ilustruar problemet nëpër universitete, deputeti Pollo solli rastin e Universitetit të Mjekësisë, që sipas tij, Ministria e Arsimit shkarkoi dekanin e zgjedhur dhe në vend të tij emëroi vëllain e një deputeti socialist.

“Precedentin e  kemi të qartë: para tre muajsh qeveria solli në Kuvend nje p/ligj që do të shkarkonte të gjithë drejtuesit akademikë  të Universitetit  të  Mjekësisë. Mazhoranca u përça e ligji nuk u miratua por kjo nuk e pengoi Ministren të pezullojë e më pas të shkarkojë dekanin e zgjedhur të Fakultetit të Mjekësisë edhe kundër vendimit të gjykatës.  Por më pas zgjidhja më e mirë do të ishte shpallja e zgjedhjeve në Fakultet, e dyta më e mira do të ishte të komandohej zv/dekani deri në zgjedhjet e përgjithshme. As njëra as tjetra nuk ndodhi dhe qeveria emëroi dekan  vëllain e deputetit socialist nga Mallakastra. A nuk ju premtoi z.Rama se me rilindjen e xhenetit nuk do të kishte më nepotizëm dhe favoritizëm?”, shtoi.
 

2 KOMENTE

  1. Shqiptaret nga natyra jane Popull i zgjuar dhe arsmimdashes. Ata bejne c’mos per shkollimin e femijve te tyre. Kuadrot akademik, ata te meparshmit dhe keta t e sotit, jane nder me te miret (se paku) ne Rajon. Por, nje numer jo te vogel, "barinjte" partiak dhe ata te Politikes, i detyruan qe te shkojne ne vendet ku cmohen dhe respektohen dija dhe aftesia. Per problemet e shumta dhe kualitetin e arsimit ja te kenaqshem- pergjegjesine e kane ata qe, me qellim ose pa te, ndikojne ne keto rrjedha negative. Ministria duhet veprua-por, jo ne kete menyre- me mbylljen e Universiteteve dhe filialeve (paraleleve) te tyre per gjeja se "parregullesit". Pra,per mos posedimit te "lejes per pune" ose "akreditimit". Behet pyetja- pse duhen muaj dhe vite per te pritur qe organet profesinale te Ministrise te kryejne obligimin e tyre? Pse duhet pritur aq shume "lejen e punes"? Pse eshte kjo nje pune aq e madhe dhe do aq shume kohe apo pse "ekspertet" e angazhuar per kete pune "pritin" qe "koha te rrite miton" per kete sherbim? (Xhamite e kishat, shkollat e universitetet askush nuk i mbylle). Duhet identifikua, hetua dhe ndeshkua bartesit e parregullesive ne Universitete e jo te mbyllen. ("Rilindja" nenkupton se edhe gabimet eventuale te saja i permireson). Nuk mund te kontestohet e tere ajo qe pohon ish- Ministri per arsim,por, nuk e kuptoj pse ai mendon se dikush nuk duhet te emrohet dekane (nese i ploteson kriteret) pse qenka vllau i nje deputeti te PS?!!

  2. Shyko more injorant se e qelbet kete vend ne keta 8 vjet,ne te gjitha institucionet,te varura e te pa varuraq dhe tani,si kriminele te vertete,delni e qurravii neper media te shkruara e vizive,duke u shtirur si engjej.Ju jini verbuar nga urrejtja per humbjen e pushteit dhe nuk jini ne gjendje te kuptonji se cfar reagimesh rrenqethese (per ju) shkaktoni me keto brockulla.Mallkuar qofshi nder breza .