facebook
twitter
rss
E Merkurë,   23 Prill 2014
PD-PS, zbardhen emrat e kandidatëve në Shkodër e Lezhë
2013.02.22 - 08:42   
 
Tiranë – Zbardhen emrat e kandidatëve për deputetë në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës. Partia Demokratike ka bërë ndryshime në listën e deputetëve aktualë në këto dy qarqe.  

Në listën e re, për zgjedhjet e 23 qershorit bie në sy futja e të rinjve dhe rikandidimi i disa prej deputetëve aktualë.

Listën e qarkut të Shkodrës e kryeson nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e cila ndiqet nga Fatbardh Spahia, ish zëvendësministër i Shëndetësisë, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit Nishani. I treti në listë është deputeti aktual, Gjok Uldedaj, i cili garon në zonën e Bushatit. Kandidati i ri është ekonomisti Benet Beci i katërti në listë.

Prej muajit tetor të vitit 2005, mban postin e Drejtorit Ekzekutiv në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, institucion që administron hua dhe grante të shtetit shqiptar nga donatorë të huaj në fushën e implementimit të projekteve të infrastrukturës në mbështetje të pushtetit lokal. Arenca Trashani, Ndue Paluca, Ramiz Coba, Astrit Bushati rikandidojnë sërish, ndërkohë që Vera Dragu mbyll listën prej 9 kandidatësh në qarkun e Shkodrës. Ndryshime pëson qarku i Lezhës me përjashtim të deputetit Edi Paloka, i cili kryeson listën.

Ai ndiqet nga ambasadori ynë aktual në Britaninë e Madhe, Mal Berisha në Kurbin dhe Albina Deda në Mirditë. Gjok Vuksani rikthehet sërish duke kandiduar në Lezhë ndërsa Bardhok Rica kandidon në Kurbin. Po ashtu edhe Rajmonda Hoxha është kandidate e PD-së në zonën e Kurbinit. Partia Socialiste nga ana e saj nuk pritet të ketë shumë lëvizje të deputetëve në zonën e veriut të vendit. Pas debateve që u hapën brenda kësaj partie, për shkak të emrit të deputetit të Kukësit, Asllan Dogjani është zbardhur lista e kandidatëve për deputetë në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës.

Kështu në qarkun më të madh të veriut të vendit, në Shkodër, burime të sigurta nga Partia Socialiste bënë të ditur se nuk do të ketë asnjë lëvizje nga lista e kandidatëve të vitit 2009. Pra, PS pritet të kandidojë sërish në Shkodër, Ilir Beqjen, sekretarin për programin, të cilit ju hoq mandati në Kuvend, pas një kërkese të bërë nga deputetët e PD. Ndërkohë vazhdojnë të qëndrojnë Astrit Beci, Tom Doshi, Paulin Sterkaj e Ndue Kola. Në qarkun e Lezhës vihet re futja e emrave të rinj. Kështu kryetarja e Njësisë Nr.1, në Tiranë, Lindita Nikolli është e para në listën e qarkut të Lezhës. Atë e pason deputeti aktual Armando Prenga e më pas futen dy emra të rinj, Arben Noka dhe Eduard Ndreca. Në listë vijon të qëndrojë edhe deputeti Gjovalin Kadeli, ndërkohë që largohet Gjok Jaku. Gjithsesi këto janë listat jozyrtare dhe deri në përfundim të afatit ligjor për depozitimin e emrave në KQZ ka ende vend për lëvizje.

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTET TË PS-së NË QARQET SHKODËR E LEZHË
QARKU SHKODËR

1.Ilir Beqja - (Qytet Shkodër)
2.Astrit Beci - (Qytet Shkodër)
3.Tom Doshi - (Bushat, Dajç, Velipojë,
Vau i Dejës)
4.Paulin Sterkaj - (Malësi e Madhe)
5.Ndue Kola - (Pukë)

QARKU LEZHË
1.Lindita Nikolla - (Qytet Lezhë)
2.Armando Prenga - (Kurbin)
3.Arben Noka - (Qytet Lezhë)
4.Eduart Ndreca - (Mirditë)
5.Gjovalin Kadeli - (Lezhë)

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTET TË PD-së NË QARQET SHKODËR E LEZHË
QARKU SHKODËR

1.Jozefina Topalli - (Qytet Shkodër)
2.Fatbardh Spahija - (Qytet Shkodër)
3.Gjok Uldedaj - (Bushat, Dajç, Velipojë, Vau i Dejës)
4.Benet Beci - (Qytet Shkodër)
5.Arenca Trashani - (Qytet Shkodër)
6.Ndue Paluca - (Pukë)
7.Ramiz Çoba - (Komuna Rrethina)
8.Astrit Bushati - (Malësi e Madhe)
9.Vera Dragu - (Malësi e Madhe)

QARKU LEZHË

1.Edi Paloka - (Qytet Lezhë)
2.Mal Berisha - (Kurbin)
3.Albina Deda - (Mirditë)
4.Gjok Vuksani – (Qytet Lezhë)
5.Bardhok Rica - (Kurbin)
6.Rajmond Hoxha - (Kurbin)

/GSH/Start/



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Liverpuli prezanton planin për rinovimin e stadiumit
Mund të jetë rruga e së ardhmes, ndriçon natën pa energji elektrike
“HTC” prezanton smartfonin “One M8” në Indi
Dhimbjet sipas moshës
Ndërhyrja e familjeve, një nga shkaqet e divorcit
Elefanti-piktor
UEFA inspekton punimet në stadiumin e Elbasanit
Ky zog flet dhe përgjigjet në telefon (video)
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Detyra dhe turpi teksa trageti mbytej Presidentja e Koresë së Jugut e quajti atë si “një veprim vrasës që nuk mund të kuptohet as falet”. »»
 Eseistikë
paMUR është një tej-kalim paMUR është një nismë e re artistike në formë qendre, që synon të nxisë dhe të promovojë krijimtarinë artistike në fushën e arteve pamore, duke pasur si qëllim një bashkëpunim të gjerë dhe sa më cilës »»
 Dossier
Qëndrimi i shqiptarëve ndaj agresionit të Italisë fashiste kundër Greqisë (I) Më 28 tetor 1940, Italia duke parë se Hitleri po mbulohej me lavdi pas fitoreve të njëpasnjëshme që çuan në pushtimin e disa shteteve të Evropës Lindore, mendoi që ta shfrytëzonte Shqipërinë, duke e p »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.