facebook
twitter
rss
E Shtunë,   30 Gusht 2014
Trashëgimia te noterët, lehtësi për qytetarët
2013.02.03 - 09:51   
 
Tiranë - Çështjet për dëshmitë e trashëgimisë nuk do të trajtohen më nga Gjykatat, por nga Zyrat e Noterëve. Kjo është e parashikuar në draftin e ri ligjor të ministrisë së Drejtesisë, që pritet të kalojë së shpejti për miratim në Parlament.  

Kjo paketë ligjore,  ka të bëjë me heqjen e trajtimit të trashëgimisë nga gjykatat dhe kalimin e procesit tek noterët, duke eliminuar procedurat gjyqësore për çështjet e trashëgimisë. Ndërsa, procesi do të jetë i sigurt dhe i thjeshtë.

Kjo do të lehtësojë shumë kostot e qytetarëve, sepse ndërsa qytetarët paguajnë për paraqitjen e kërkesës në gjykatë, humbasin ditët e punës, ose do t’u lindte nevoja për të marrë një avokat për të ndjekur këto procedura, në rastin e noterit kjo gjë do të eliminohet. Do të jetë vetëm ajo pagesë që do t’i bëhet noterit për kryerjen e shërbimit".

Presidentja e Dhomës Kombëtare të Noterëve, Mimoza Sadushaj, në një prononcim për media, duke vlerësuar nismën e ministrisë së Drejtësisë për çështjet e trashëgimisë theksoi se,  “me këtë procedurë qytetarët do të lehtesohen, pra do të paraqiten vetëm një herë tek noteri dhe do ta mbyllin procedurën e tyre shumë shpejt për të mos u penguar ne realizimin e të drejtave të tyre në lidhje me transaksionet e pronave të tyre".

Duke i hequr këto çështje nga gjykata dhe duke i kaluar tek zyra noteriale, më kryesorja e asaj që do të fitojnë qytetarët do të jetë koha, sepse ndërsa sot për të lëshuar një dëshmi trashëgimie nga gjykata shkon edhe tre muaj, prapë noteri do të jetë ai që do t`ia bëjë këtë dëshmi shumë shpejt. Por, kalimi i trashëgimisë tek noteri, do të lehtësojë edhe vetë gjykatat nga çështje të tilla, pasi do të reduktojë ngarkesën e madhe që ato kanë. Një qytetari i duhet mesatarisht 60 ditë që dëshmia e trashëgimisë të zgjidhet në gjykatë, ndërsa ky ndryshim parashikon që pranë noterit gjithçka të zgjidhet për më pak se një javë. Për ministrinë e Drejtësisë, reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë kanë në fokus rritjen e eficencës së sistemit dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët. /Start/



     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Zyrtare, Torres te Milani
Liqeni i vdekjes!
Zyrtare, “Apple” prezanton më 9 shtator “iPhone 6”-ën
Si duhet t’i pastrojmë dhëmbët?
10 këshilla të arta për një martesë të lumtur!
Kur hedhja e kovës me akull në kokë dështon!
Ronaldo nuk do të luajë përballë Shqipërisë
E çuditshme, funeral shtetëror për qenin polic (Video+Foto)
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Mendimtari Gylen gjykon krimet e rënda të ISIS-it Mendimtari i njohur, Muhammed Fetullah Gylen ka dënuar ashpër aktet barbare e çnjerëzore të organizatës terroriste ISIS, të cilat sa vjen e janë shtuar shumë kohët e fundit. »»
 Eseistikë
Mbi raportin e të përveçmes dhe të përbotshmes në letërsi Besoj nuk është e vështirë të kuptohet se këto e shumë vargje të tjera të kësaj natyre i drejtohen shqiptarit, e jo njeriut. Prandaj, kjo lloj letërsie nuk i thotë asgjë atij që nuk është shqiptar. »»
 Dossier
Programi dhe organizimi i “Partisë Kombëtare të Shqipërisë” 1902 (I) Programi i parë politik dhe organizativ i një partie shqiptare, emri i së cilës do të ishte “Partia Kombëtare e Shqipërisë”, i përket vitit 1902. »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.