facebook
twitter
rss
E Enjte,   23 Tetor 2014
Sherebeli “pushton” Malësinë e Madhe
2012.11.04 - 12:29   
 
Malësi e Madhe – Në zonën e Malësisë së Madhe, fermerët po orientohen nga Ministria e Bujqësisë për të mbjellë bimë medicinale, ku deri më tani janë mbjellë qindra hektarë me sherebel.  

Gjatë një vizite që bëri në komunën Kastrat dhe fshatrat e tjerë të Malësisë së Madhe, ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ironizoi dhe kryetarin e Socialistëve, duke i bërë thirrje që të takojë fermerët e vërtetë dhe jo ish-kryetarë komunash.

Në Kastrat, gjatë bisedës me një fermer që ka një parcelë me rreth 10 hektarë sherebelë, ministri premtoi mbështetje të mëtejshme financiare për kultivuesit e bimëve mjekësore. “Faktikisht është e vërtetë që kjo është një nga tokat më të varfra në Qarkun e Shkodrës, dhe sot ka arritur të marrë një vlerë ekonomike në sajë të zgjuarsisë që keni pasur për të zgjedhur kultivimin e kësaj bime, që ju siguron të ardhura të konsiderueshme, rreth 3 mijë dollarë të ardhura neto që i ngelen fermerit. Ecuria është shumë e shpejtë në këto pak vite, regjistrohen tashme rreth 2 mijë hektarë të mbjella në këtë zonë me sherebelë dhe bimë të tjera eterovajore. Vetëm vitin 2012, që ende se kemi mbyllur janë rreth 500 hektarë të reja me sherebel, nga të cilat rreth 320 janë subvencionuar nga shteti. Duke parë këtë potencial prodhimi, këtë burim të ardhurash që ka për fermerët kjo kulturë, padyshim që është më se e realizueshme dhe unë e premtoj si diçka të vendosur, që ne do të subvencionojmë në formën e një kredie pa interes bërjen e një stabilimenti tharës”, tha ministri Ruli.

Sipas ministrisë, kjo bisedë me fermerët dhe drejtuesit lokale u bë në të njëjtën parcelë ku ishte para disa ditësh kryetari i PS-së, Edi Rama. “Besoj që është edhe e ndershme për shqiptarët, të themi që pikërisht nga kjo parcelë para disa ditësh, “rilindësi i vonuar”, zoti Rama ju tha shqiptarëve që toka prodhon varfëri, se shqiptarët s`mund të jetojnë dot me tokën e tyre, se fshati është i braktisur. Unë e pranoj që Rama mund të ngatërrojë ullirin me lisin, por nuk  mund të pranoj që Rama të paraqesë si fermer në këtë tokë një ish kryetar komune dhe të mos shohë se kush është vërtet fermeri, se çfarë pune bën fermeri dhe se çfarë thotë me gojën e tij fermeri për rezultatin e punës së tij. Është gjë pozitive që ne shohim punën që ju keni bërë, sepse natyrisht  ndihma e shteti shkon në rradhë të parë te ai që di të prodhojë. Padyshim që do ta keni dhe punishten që kërkuat, pasi ajo rrit vlerën e prodhimit dhe fitimet tuaja”, vijoi Ruli.

Më pas, ministri është ngjitur më në lindje të Malësisë së Madhe ku është parë nga afër puna që fermerët po bënin si në vjeljen e sherebelës ashtu dhe në mbjelljen e sipërfaqeve të reja me këtë bimë mjekësore. Fermerët në zonën e Koplikut të Sipërm, Lohje dhe Marshej kanë kërkuar që veç mbështetjes për mbjelljen të ketë mbështetje dhe për dhomat e tharjes dhe impiantet e presimit dhe paketimit.

“Është një gjë e madhe që qeveria shqiptare në zonën e Malësisë së Madhe të subvencionojë sherebelën. Është një punë shumë e frytshme. Kam qenë 10 vite jashtë shtetit dhe nuk kam pas mundësi të investoj më parë, tani po investoj në sherebelë. Ne kërkojmë vetëm një ndihmë, për tharjen e sherebelës, pasi kemi një prodhim të bollshëm. Jam shumë i kënaqur që qeveria shqiptare ka dhënë ndihmë, ku në një tokë që as bar nuk prodhonte, sot prodhon bimë medicinale, sepse ne patëm një orientim për ta shfrytëzuar këtë tokë që nuk prodhonte asgjë”, tha Luc Bakaj, fermer në komunën Kastrat.

Më shumë se 26 milion lekë janë dhënë gjatë këtij vitit për të subvencionuar dhe mbështetur fermerët që kultivojnë bimë medicinave. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit bëjnë me dije se deri më tani janë bërë 314 aplikime me një sipërfaqe prej 376 hektarë të mbjella me bimë medicinale. Subvencioni për bimët mjekësore është 200 mijë lekë për hektarë dhe çdo fermer që aplikon mund ta përfitojë direkt këtë mbështetje financiare. /Start/



Postuar më: 2013-06-02 16:17
sa lek vete sherebeli ? se mundet te bleij me itereson kilia sa vete edhe nije kuintal sherebel sa lekvete
DONALDO , tepelen
     
  Komento këtë Lajm!   
  Emri*   
  Qyteti   
  Përmbajtja e komentit*   
  Kodi*     
 
Sqarim: Njoftojmë të gjithë lexuesit tanë se komentet të cilat përmbajnë fjalor ofendues, antikombëtar, antifetar, përçarës NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
     
Lajme të ndryshme
Leverkuseni super, paqe në Monako
Po, superheronjtë ekzistojnë, këta fëmijë e dëshmuan (Video)
“HTC” vjen edhe me “Desire 820 Mini”
Si të shpëtojmë nga dhimbja e fytit
Abuzimi ndaj fëmijëve
Kështu priten mysafirët!
Arsenali del fitues në trillerin e Brukselit, “poker” për Dortmundin
Hidhet në zjarr, shpëton një njeri (video)
Artan Fuga: Mediat sociale përcjellin dije
Analistët
Lajmi i fundit
 Forum
Klithmat e brezit të teknologjisë Unë nuk kisha lindur në mes pemëve e gjelbërimit, as në ndonjë fshat. Kam ardhur në këtë botë në një spital, nën kontrollin e doktorit. Pas lindjes më kanë larë menjëherë dhe janë përkujdesur për mua. »»
 Eseistikë
Pyete jetën Alija Izetbegovi? është i atillë, saqë kur vendos të thuash diçka mbi të, ndjehesh vërtet i vockël para tij; nuk di nga t’ia nisësh më parë. Ata që e njohin biografinë e tij janë të vetëdijshëm për kë »»
 Dossier
Lëvizja e Delvinës në optikën e legatës angleze (II) Lajmi i vdekjes së Et`hem Totos u qarkullua në mënyrë disi dramatike në një pritje të madhe në mbrëmjen e datës 25 maj te Legata Jugosllave. Përpara se të vinte lajmi, pata rastin të shkëmbej disa f »»
Abonohu
Email
(*) Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.

 

[ Stafi | Kreu | Kontakti | Politika e Botimit ]
Copyright 2006-2014 © GazetaStart.com - Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara.