E enjte, 28 Maj 2015

0

Tiranë – Ish-kryeministri Sali Berisha jep detaje të tjera për skandalin e vjedhjes që qindra milion lekëve nëpërmjet rimbursimeve fiktive. Sipas tij, vetëm me dy Insulina, në 5 muaj janë vjedhur 388.320.000 leke të reja. Berisha thotë se kjo vjedhje është kryer nën kujdesen e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt.

Reagimi:

Këtu keni përmbledhjen e një Kontrolli që tregon se vetëm kompania pranë Ministrit Beqja ka vjedhur me rimbursimin e dy insulinave, nga nëntori deri në mars, plot 388.320.000 leke të reja.

Kështu, për sa i takon rimbursimit të Insulinave:

Kemi të bëjmë me një vjedhje në vazhdimësi me shifra të mëdha për buxhetin e Fondit. Për të treguar se sa është masa e abuzimit po ju sjell shembullin e dy insulinave me të përdorshme për tremujorin e parë të vitit 2015, e cila paraqitet e tillë:

  1. Insuline të thjeshte bazë janë rimbursuar nga Fondi 41.000 pena, ndërkohë që janë shpërndarë nga depoja importuese vetëm 7.200 pena. Pra 33.800 pena janë rimbursuar me receta fiktive. Vlera totale e vjedhjes shkon ne 24.674.000 leke te reja. Kurse në total, prej muajit nëntor 2013, shifra shkon 123.370.000 leke të reja.

Një detaj në lidhje me këtë abuzim lidhet me depon farmaceutike “Omegafarma”, e cila për tremujorin e pare 2015 është furnizuar nga importuesi vetëm me 2.400 pena dhe ka lëshuar fatura për 33.600 pena duke mbuluar nje vjedhje prej 31.200 pena me fatura fiktive, te cilat kapin vlerën 22.776.000 leke te reja.

  1. Për një Insuline të përzier janë rimbursuar nga Fondi 80.000 pena ndërkohë që janë shpërndarë nga importuesi vetëm 13.000 pena, pra 67.000 pena janë rimbursuar me receta fiktive, me vlere totale prej 52.930.000 leke te reja. Abuzimi prej muajit nëntor 2013, kap vlerën 264.650.000 leke te reja.

Po e njëjta depo, “Omegafarma”, për tremujorin e pare 2015 është furnizuar nga importuesi me 4.600 pena dhe ka lëshuar fatura për 67.000 pena, duke mbuluar një vjedhje prej 62.400 pena ose ne vlere 49.296.000 leke të reja.

Vetëm për këto dy insulina abuzimi kap shifrën 388.320.000 leke te reja. Vetëm për këto dy barna, kompania pranë Ministrit Beqaj, që është lejuar të vjedhë në shifrën 72.066.000 leke te reja vetëm ne tre muaj. Kurse për gjithë periudhën që i është rimbursuar “Omegafarmes”, shifra vetëm për keto dy barna është plotë 360.330.000 lekë të reja”.

 

/GS/

 

0

Menjëherë sapo kompania kineze “Xiaomi” deklaroi që do të hidhte në treg smartfonin më të fundit “Xiaomi Mi 5” filluan spekulimet e para.

0

Kompania e super veturave të shpejtësisë “Lamborghini” ka prezantuar zyrtarisht planet për  modelin e parë të  “SUV”-it.

0

Tiranë – Një krim i trefishtë tronditi mbrëmjen e shkuar kryeqytetin e Shqipërisë, ndërsa policia ishte e angazhuar plotësisht për sigurinë e vizitës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Megjithëse në masa ekstreme sigurie, kjo nuk i pengoi tri vrasjet e ndodhur fare pranë qendrës së kryeqytetit. Krimi i rëndë u regjistrua pranë Maternitetit të Vjetër në kryeqytet, duke lënë pas përveç tri viktimave edhe dy të plagosur.

Mësohet se nga ngjarja kanë humbur jetën shtetasit Besnik Sulku, 34-vjeç, Gerti Goxhaj, 33-vjeç dhe Mentor Lufi (Doçi) 32-vjeç. Viktimat janë me origjinë nga Lura e Dibrës dhe Bulqiza. Mësohet se në shkëmbimin e zjarrit është përfshirë edhe një shtetas italian. Krimi i rëndë mësohet se ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës, ndërsa autorët dhe viktimat merreshin me trafik të lëndëve narkotike kryesisht në Itali dhe në Holandë.

Viktimat dhe autorët kanë pasur njohje midis tyre. Kështu, Mentor Lufi kishte mik Gerti Goxhajn, pronar i një lokali në zonën e Tiranës së Re, ndërkohë që Markeljan Doçi, nip i Mentorit, ka vrarë shtetasin Besnik Sulku. Ky i fundit, mësohet se ka qenë personi që ka qëlluar fillimisht në drejtim të automjetit ku ndodheshin tre persona.

Ata po udhëtonin me një automjet tip BMW, kur janë qëlluar me armë zjarri nga dy persona që po lëviznin në këmbë. “Ndërkohë pas tyre vinte mjeti tip Touareg me targa “AA 097 KE” në të cilën udhëtonin dy nipat e Lufit (Doçi), konkretisht shtetasit Markeljan dhe Klevis Doçi. Në momentin kur mjeti tip BMW ka filluar lëvizjen, në këmbë kanë qenë dy shtetas të cilët kanë hapur zjarr duke qëlluar në drejtim të personave që udhëtonin në mjetin tip BMW me targa “AA 001IK”, thuhet në njoftimin e policisë. Në këtë moment menjëherë janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dy nipat e Doçit duke goditur me mjet një nga autorët e dyshuar, shtetasin italian Salvatore Letica.

Pas përplasjes, shtetasi italian është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit. Ai është fshehur në një hotel për të fshirë gjakun pas plagosjes, por më pas ka përfunduar në spital, ndërsa ndodhet nën masën e arrestit.

Viktimat dhe atentatorët janë të njohur për policinë edhe për incidente të tjera në zonën e Bulqizës për shkak të përplasjeve për kontrollin e zonave minerale. Ajo që ka bërë çudi edhe për policinë është se Goxha, që dje mbeti viktimë, është ndaluar në mars të vitit 2012 në doganën e Morinës, teksa dyshohet se po kalonte një sasi prej 200 kilogramësh lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit iu sekuestrua edhe një pistoletë.

Por, fakte të tjera dalin në dritë. Kështu, njëri prej viktimave Mentor Lufi (Doçi) ishte plagosur pak muaj më parë në një lokal në zonën e “Stadiumit Dinamo”, në pronësi të viktimës tjetër Gerti Goxhajt. Autori dyshohet të ketë qenë Besnik Sulku, gjithashtu i mbetur i vdekur nga atentati i djeshëm. Dhe pyetja që lind: pse ai ishte i lirë?

Lufi dyshohet gjithashtu edhe për vrasjen e shtetasi Durim Sulku, vëllai i Besnik Sulkut, krim i ndodhur në Roterdam të Holandës. Edhe për këtë ngjarje, Lufi ishte çuditërisht i lirë. Lufi gjithashtu ka qenë i proceduar më parë për kanosje. Nga kjo situatë konfliktesh të mbartura ndër vite ka ardhur edhe hakmarrja e përgjakshme. Por policia beson se origjina e përplasjeve mbetet prishja e pazareve të drogës jashtë vendit dhe importimi i konflikteve në Shqipëri, për t’i zgjidhur më pas me armë.

/Gazeta Start/

0

Athinë – Greqia reagon ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar drejtuesve të qeverisë shqiptare që të “kthehen në rrugën e duhur”, nëse duan integrimin në Evropë.

Reagimi vjen nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke Constantinos Koutras, sipas të cilit palat shqiptare është problematike në këtë çështje. Duket se pavarësisht se kush vjen në pushtet, Greqia ka të njëjtën linjë sjelljeje diplomatike me fqinjët.

“Udhëheqja politike e vendit mik dhe fqinj po rrëshqet me fjalë dhe me vepra, çdo ditë. Kthimi tek arsyeja dhe në respektin ndaj legjitimitetit të së drejtës ndërkombëtare përbën rrugën më të sigurt për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Asnjë koment tjetër”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të MPJ-së greke.

Deklaratat e Ramës kanë shkaktuar reagime edhe opozita greke. Demokracia e Re e shikon problemin tek qeveria vendase, megjithëse edhe ajo i konsideron provokatike deklaratat e Ramës.

“Është koha që qeveria greke, e cila me qëndrimin e saj dhe politikën inkoherente, dëmton kredibilitetin dhe reputacionin e vendit, ta bëjë plotësisht të qartë se deklarata të tilla provokative nuk promovojnë as stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë dhe as perspektivën europiane të Shqipërisë. Me një fjalë, nuk promovojnë as vetë interesat e vendit fqinj”, theksohet në deklaratën e Demokracisë së Re të ish-kryeministrit Samaras.

 

/GS/

 

0

Nëse mendoni se vrasjet masive kryhen vetëm në shtete që janë të përfshira në konflikte të përgjakshme e keni gabim. Pas Sirisë dhe Irakut, Meksika është në vendin e tretë në mesin e vendeve me numrin më të madh të të vrarëve në përleshje të armatosura gjatë vitit 2014.

0

Tiranë – Në disa media u fol apo spekulua shumë lidhur me seancën dëgjimore që pati ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në Komisioni Parlamentar për Çështjet Evropiane të Bundestagut gjerman.

Por tani mësohet se çfarë është diskutuar më konkretisht në dëgjesën në fjalë.

Deputetët e të gjitha forcave parlamentare kërkuan më shumë përpjekje nga ana e Shqipërisë për të reformuar sistemin e saj gjyqësor. Në praninë e ministrit të jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati ata theksuan se vendosja e forcës së ligjit është me rëndësi në kuadër të ecjes përpara përgjatë procesit të integrimit evropian.

Një përfaqësues i partisë së Unionit, vlerësoi se Shqipëria ndodhet në rrugën e duhur dhe ka realizuar me sukses shumë kritere. Por nga pesë prioritetet ai vlerësoi më shumë pikërisht punën e bërë për forcimin e shtetit ligjor, që ka qenë baza e mjaft zhvillimeve pozitive në vend.

Të Gjelbrit theksuan se qeveria shqiptare duhet të ketë guximin të ndikojë më shumë në reformimin e gjykatave dhe organeve të hetimit. Problemet në këtë sektor mbeten të mëdha.

Ministri i jashtëm Bushati deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara vitet e fundit dhe është duke krijuar “një shoqëri më të mirë”.

Disa deputete qenë tejet kritikë lidhur më kërkesat e disa nacionalistëve   shqiptarë për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”, në mënyrë që të bashkojë zonat e populluara me shqiptarë, me Shqipërinë. Këto zona janë në kufi me Kosovën, ose jugun e Serbisë, në Malin e Zi, Maqedoni dhe Greqi. Pretendime të tilla nuk u mirëpritën nga askush prej partive politike gjermane, përfshi edhe përfaqësuesit e Partisë të majtë dhe të Unionit. Një deputet i SPD-së e akuzoi qeverinë shqiptare, se nuk është distancuar mjaftueshëm   nga një ideologji e tillë. Ai tha se kush dëshiron t’i bashkohet Evropës duhet të respektojë paprekshmërinë e kufijve Evropianë.

Bushati nga ana e tij i garantoi deputetët gjermanë se Shqipëria nuk ka asnjë synim të tillë, por se përkundrazi dëshiron një rajon në paqe dhe në harmoni. /Mapo/

 

0
474880126

Sevilja ka triumfuar 3-2 kundër Dnipros, në finale e Ligës së Evropës.

Andaluzianët arritën që të shpallen kampionë për të dytin vit radhazi, në një ndër finalet më të bukura të viteve të fundit.

Grzegorz Krychoëiak (28’) dhe Carlos Bacca (31’ dhe 73’) shënuan për Sevillan, teksa për Dnipron realizuan Nikola Kalinic (7’) dhe Ruslan Rotan (44’).

Sevilja bëhet ekipi i parë që e fiton këtë kompeticion për herë të katërt dhe tashmë do të hyjë automatikisht në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2015/16.

/GS/

0

Një pasaportë është një mjet i fuqishëm, që i lejon personat që e zotërojnë të udhëtojnë përtej kufijve me lehtësi.

Firma “Arton Capital” ka bërë një renditje të pasaportave më të fuqishme në botë.

Renditja tregon se cila nga pasaportat u jep zotëruesve të saj më shumë lëvizshmëri, duke u bazuar në faktin se sa vende mund të vizitohen me pasaportën në fjalë pa pasur nevojë për vizë.

Shqipëria renditet e 40-ta, ku zotëruesit e pasaportës kanë të drejtë të vizitojnë 90 vende të ndryshme.

Këto janë shtet e para për fuqinë e pasaportës, së bashku me numrin e vendeve që të lejojnë të vizitosh:

SHBA, Britani e Madhe (147 vende)

Francë, Kore e Jugut, Gjermani (145 vende)

Suedi, Itali (144 vende)

Danimarkë, Singapor, Finlandë, Japoni, Luksemburg, Holandë (143) Zvicër (142)

Ndërkohë që pasaportat që mbyllin fundin e renditjes janë:

Kongo, Jemen, Republika e Afrikës Qendrore, Kosova (41)

Guinea Ekuatoriale, Butani, Komoros, Burundi (40)

Somalia, Eritrea (39)

Afganistani, Xhibuti, Iraku, Etiopia, Nepali (38)

Sudani Jugot, Ishujt Solomon, Territoret e Palestinës, Myanmar (28) /GS/

0

 

I fundit në rendin e takimeve të kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ishte ai me kryetarin e Partisë Demokratike dhe kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha.

Basha e vlerësoi vizitën e Vuçiçit si një hap përpara në intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Lideri i opozitës shprehu angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mundësive për një jetë më të mirë për qytetarët shqiptarë dhe serbë.

Basha tha se “shqiptarët nuk kanë dallime politike kur vjen fjala tek dëshira për të patur marrëdhënie sa më normale bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Serbisë të cilat do të jenë një impuls zhvillimi për dy vendet.”

Kryetari i PD-së tha se “vizioni ynë është integrimi europian i të gjitha vendeve të Ballkanit dhe këtu duhet të orientohen energjitë tona për të çuar përpara projektin final të anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Më tej Basha tha se shpreson që dita kur lidershipi serb të njohë pavarësinë e Kosovës të mos jetë e largët.

“Ky është interesi më i mirë për të dy vendet dhe rruga e vetme për të garantuar paqe, siguri, mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë rajonin”, tha ai.

Duke u ndalur tek situata në Luginën e Preshevës, Basha i kërkoi kryeministrit Vuçiç një vëmendje më të madhe nga ana e qeverisë serbe si për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor të kësaj zone por dhe rritjes së shanseve për punësim dhe arsimim.

Kreu i PD-së kërkoi gjithashtu nga kryeministri serb edhe zbatimin e marrëveshjes për tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës.

/GS/

0

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç u prit pasditen e sotme edhe nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Kreu i shtetit vlerësoi zhvillimin e kësaj vizite zyrtare si shumë të rëndësishme dhe si shprehje konkrete e vullnetit për vendosjen e urave të komunikimit mes dy vendeve, por edhe të mirëkuptimit më të mirë mes qytetarëve shqiptarë dhe atyre serbë.

Duke u ndalur tek të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Nishani kërkoi një kujdes dhe mbështetje më të madhe nga ana e qeverisë, veçanërisht zbatimin sa më parë të angazhimeve të mara sa i përket aspektit ekonomik, shoqëror dhe shëndetësor të tyre.

Presidenti nënvizoi se do të kishte qenë e udhës që nënshkrimi i Marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Diplomave të realizohej gjatë kësaj vizite, për të dhënë një mesazh më të drejtpërdrejtë të vullnetit pozitiv për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve.

Një vend të posaçëm në takim zuri edhe çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Presidenti Nishani vuri në dukje se vazhdimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të dakordësuara janë rruga më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryeministri Vuçiç vuri në dukje se mbetet realisht i angazhuar për të avancuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, dhe se vizita e tij në Tiranë u realizua mbi bindjen e sinqertë për rëndësinë e përparimit të këtyre marrëdhënieve, të cilat i konsideroi kyç për stabilitetin dhe paqen në rajon.

/GS/

0

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen tre persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18: 40 minuta në Bulevardin “Zogu i Parë”, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Tre personat që po udhëtonin me të njëjtin automjet janë qëlluar me kallashnikovë.

Viktimat janë identifikuar si: Mentor Lufi, 32 vjeç; Gerti Goxha, 33 vjeç; Besnik Sulku, 34 vjeç.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dy nga viktimat humbën jetën menjëherë, ndërsa i treti ndërroi jetë në spital.

Të ndjerët mendohet të jenë me origjinë nga Lura dhe sipas informacioneve paraprake kanë qenë me precedentë penalë.

Vetëm pak minuta pas përplasjes me armë, policia ka mundur të arrestojë pranë vendit të ngjarjes dy personat e dyshuar për atentatet.

Ndërkohë të ndaluar janë edhe tre persona të tjerë të cilët mendohen të jenë bashkëpunëtorë.

Në vendngjarje ka shkuar edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe drejtues të tjerë të Policisë.

Gjithçka ndodh në një ditë kur Tirana ishte e blinduar nga forca të shumta policore, të cilat ishin në gatishmëri me rastin e vizitës së kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç.

/GS/