E martë, 26 Maj 2015

0

Pritej vetëm zyrtarizimi, i cili erdhi të hënën mbrëma: Karlo Ançeloti nuk është më trajner i Realit të Madridit.

“Ju bëj me dije se kemi vendosur ta shkarkojmë Karlo Ançelotin nga detyra e trajnerit të skuadrës. Ishte një vendim shumë i vështirë nga ana e bordit drejtues, por e kemi thënë gjithnjë që nuk jemi këtu për të marrë vendime të lehta, por ato të duhurat për klubin”, u shpreh presidenti Florentino Perez në një deklaratë për media.

“Në këto dy vite Karloja fitoi simpatinë e bordit, timen dhe të tifozëve. Ai është pjesë e historisë sonë. Por, sikurse e dimë të gjithë, në Madrid kërkesat janë të larta dhe ne mendojmë se është koha për një impuls të ri që do të na mundësojë fitimin e titujve dhe arritjen e niveleve më të larta. Dua ta falënderoj Karlon për punën e madhe dhe t’i them se kjo është ende shtëpia e tij”.

Perez njoftoi se trajneri i ri do të emërohet javës tjetër, ndërsa lëshoi një tjetër sinjal se pasuesi i “Karletos” me shumë gjasa do të jetë Rafa Benitezi: “Mirë do ishte që trajneri i ri të fliste spanjisht”.

Ndërkohë, menjëherë pas shkarkimit 55-vjeçari ka postuar një mesazh të shkurtër në “Twitter”: Dua t’i mbaj në mendje këto dy vite fantastike te Reali i Madridit. Falënderime për klubin, tifozët dhe lojtarët”.

Ançeloti me Realin fitoi katër trofe, të gjithë sezonin e shkuar: Kupën e Mbretit, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Botërorin e Klubeve”.

Pas zërave për shkarkimin e mundshëm të italianit, menjëherë është vënë në lëvizje Milani. Numri dy i klubit, Adriano Galiani, udhëtoi sot drejt Madridit ku pritet të takohet me teknikun në përpjekje për ta bindur të rikthehet në stolin kuqezi. Megjithatë Ançeloti ka deklaruar se do të qëndrojë një vit pushim.

/Start/E.B/

0

Është Roma fituese e derbit të kryeqytetit italian përballë Lacios.

Dueli i javës së parafundit të Serisë A përfundoi 2-1 për verdhekuqtë, të cilët sigurojnë matematikisht vendin e dytë dhe kualifikimin në grupet e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në “Olimpiko” luhet futboll i mirë, por që nuk sjell gola në pjesën e parë.

Sfida ndizet pas pushimit: Iturbe kalon në epërsi Romën në minutën e 73-të, lacialët kundërpërgjigjen me Xhorxheviçin në të 81-ën kurse Janga-Mbiua me kokë realizon golin e suksesit për ekipin e Rudi Garsias pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Disfatë e hidhur kjo për Lacion, që tashmë rrezikon ta humbasë edhe pozitën e tretë nëse mundet nga Napoli në transfertë fundjavën e ardhshme.

/Start/E.B/

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot kryesuesen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Audry Glover, dhe ndau me të shqetësimin për një sërë zhvillimesh e ngjarjesh që sipas tij po cenojnë e po vënë në rrezik standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kreu i opozitës se dyshja Rama-Meta ka nisur të ngrejë skemën e manipulimit të votave, duke u bërë presion të hapur drejtorëve te administratës publike, për të blerë votat dhe për të marrë vota me çdo mënyrë.

“Kryetari i PD-së shprehu shqetësimin edhe për dhunën e ushtruar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike gjatë tubimeve elektorale. Basha solli në vëmendje rastin e Durrësit, ku militantët e PS dhunuan anëtarë të PD-së, rastin e Ersekës ku u tentua të goditet kryetari i opozitës, rastin e Malësisë së Madhe, ku pas takimit elektoral, policia ushtroi kontrolle ndaj simpatizantëve të PD-së, dhunën policore ndaj simpatizantëve të Partisë Demokratike në Vorë dhe presionin e hapur që I bëhet kandidatit të Partisë Demokratike”,  bëhet me dije nga PD.

Në deklaratë theksohet se dhuna policore dhe presioni ndaj disa kandidatëve janë një shembull i keq i përdorimit politik nga qeveria të Policisë së Shtetit me përpjekjen për të shantazhuar mbështetësit e opozitës.

/GS/

0

Skënderbeu do ta mësojë kundërshtarin në Champions më 22 qershor, në shortin për turin e dytë eliminator që do të hidhet në Nion të Zvicrës.

Në dy vazot me nga 17 skuadra, shanset janë të mëdha që këtë herë kampionët e Shqipërisë të pozicionohen në grupin e ekipeve me koeficient më të lartë.

Pikërisht në vazon e parë me koeficientin 5.575 ka gjasa të jetë edhe Skënderbeu, por gjithçka varet nga ecuria që do të kenë skuadrat që luftojnë për titull në Rumani dhe Bosnjë. Sikur vetëm një prej Steaua Bukureshtit dhe Zelejzeniçarit të mos shpallet kampion, shanset rriten për skuadrën e Mirel Josës.

Mirëpo Skënderbeun e rrezikojnë edhe uellsianët e Nju Seints, të cilët kanë të njëjtin koeficient dhe e nisin nga turi i parë.

Ndeshjet e para do të luhen më 14 dhe 15 korrik, të kthimit një javë më pas (21/22 korrik).

/Start/

0

 

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, përuroi pajisjet e reja të radiologjisë dhe dy ECHO të reja në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve nr. 2 në Tiranë.

Pajisjet u mundësuan nga fondi prej 800 mijë eurosh, kontribut i Zyrës së Bashkëpunimit Italian për Zhvillim.

“Vijojmë të përmirësojmë ndjeshëm kujdesin shëndetësor Parësor. Vetëm javët e fundit kemi vënë në punë në 3 poliklinika specialitetesh në Tiranë, dhe në Korçë, pajisje të reja ekzaminuese. Bëhet fjalë për një investim prej 800 mijë eurosh, pjesë e një programi për shërbimin Parësor prej 5 milion eurosh, e cila, siç edhe u pa, përmirëson ndjeshëm cilësinë e shërbimit në këtë poliklinikë specialitetesh”, tha në fjalën e mbajtur ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

“Sigurisht që, me përmirësimin që ju bëjmë poliklinikave të specialiteteve, me shtrirjen në të gjithë vendin të programit të Kontrollit Mjekësor Bazë pa pagesë për popullatën 40-65 vjeç, me shmangien e librezës dhe kalimin te karta e shëndetit, me kalimin nga receta me rimbursim një mujore në dy mujore, ne e rrisim ndjeshëm cilësinë e shërbimit shëndetësor Parësor, madje e vendosim atë në fokus të kujdesit shëndetësor, për të dhënë më shumë përkujdesje për qytetarët për të parandaluar e diagnostikuar hershëm, por sigurisht, edhe për të rritur ndjeshëm kujdesin që qytetarët shqiptarë meritojnë”, shtoi ai.

Ndërsa Andrea Senatori, Drejtor i Zyrës së Tiranës për Programin e Bashkëpunimit italian për Zhvillim tha se falë këtij bashkëpunimi popullsia e Tiranës do të ketë akses në këto pajisje të një cilësie shumë të lartë./GS/

0

Futbolli argjentinas është bërë sërish protagonist për vdekjen e futbollistëve në fushë.

Fatkeqësia e radhës ndodhi në takimin e kategorisë së dytë Boka Unidios – Atletiko Paraná, ku mbrojtësi mik Kristian Gomez ra pa ndjenja në fushë.

Kishin kaluar 30 minuta nga fillimi i lojës dhe gjithçka po shkonte mirë deri kur 27-vjeçari papritur u shtri në fushë. Lojtarët nuk dinin ç’të bënin, hoqën fanellat dhe u munduan ta freskonin, ndërkohë që mjekët po i jepnin ndihmën e parë.

“Bëmë gjithçka për ta mbajtur gjallë, por ai ndërroi jetë rrugës për në spital nga një atak i menjëhershëm në zemër”, tha mjeku i skuadrës vendase Migel Darre. Kurse delegati i ndeshjes tha se kjo që ndodhi ishte diçka krejt e papritur, pasi Gomez nuk kishte pasur kurrë më parë ndonjë problem serioz me shëndetin.

Tragjedia e dytë brenda pak ditësh, pas mbrojtësit Manuel Ortega që u lëndua në fushë dhe humbi jetën në spital, ka bërë që federata vendase ta ndërpresë kampionatin.

/Start/

0

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë  e Tiranës u ndal pasditen e sotme në njësinë numër 6, nga ku përsëriti edhe një herë ftesën për një debat publik me rivalin e tij të opozitës, Halim Kosova.

“Tani që kemi hyrë në fazë konkrete, e ftoj në debat kandidatin e opozitës apo këdo zëvendësues që do dërgojë ai. Kur ishte hera e parë dhe e fundit që erdhën në lagje për të identifikuar problemet? Sfida është e hapur. Të vijnë në lagje dhe të debatojnë para qytetarëve, kush ofron një plan më të mirë, më konkret dhe më të matshëm. Le të fitojë më i miri. Por momentalisht nuk kanë një plan.

Veliaj përmendi sërish djalin e ish-kryeministrit Berisha, duke pyetur: “A ka njeri që në shtëpi të pyesë për fatin e Shkëlzenit, a i dolën 60 lejet e pallateve?”

“Asnjë njeri nuk është aq i çmendur që të pranojë të kthehemi aty ku ishim. I thonë njerëzve futini indietro, shkojmë te Saliu, shkojmë te Shkëlzeni, se aje ku ishim, ishim mirë. A ka njeri që flet në shtëpi për fatin e Shkëlzenit, a i dolën 60 lejet e pallateve? Njerëzit në shtëpi flasin për më shumë parqe jo më shumë pallate. Në 27 ditët që na kanë mbetur të jemi bashkë të japim një fitore që na çon në drejtimin e duhur. Nuk ka të majtë dhe të djathtë që të mos kuptojë që Tirana ka shkuar në kundravajtje dhe që kemi nevojë urgjente për të shkuar në drejtimin e duhur”, tha Veliaj.

/GS/

0

U krye sot nga Zyra Qëndrore  Interpol Tirana ekstradimi nga Zvicëra drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Fatos Sakolli, 41 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Beratit për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa, Gjykata Apelit Vlorë, me vendimin nr. 310, datë 30.09.2005, e ka dënuar përfundimisht me 15 vjet burg.

Ky shtetas me antë të mashtrimit për fejesë,  kur kanë shkuar në Belgjikë,  ka detyruar shtetasen  K.K,  të ushtojë prostitucion kundër vullnetit të saj.

Në Aeroportin e Rinasit ky person iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

/GS/

 

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke vazhduar hetimet për përfshirjen e disa qytetarëve nga Kosova në përleshjen e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë.

Më 9 dhe 10 maj, forcat e rendit në Maqedoni, ndërmorrën një aksion policor kundër një grupi të armatosur, aksion ky i cili përfundoi me 18 persona të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të dyshuar të grupit të armatosur, 9 nga të cilët janë shtetas të Kosovës.

Disa nga personat e vrarë, sipas autoriteteve të rendit në Prishtinë, kanë qenë të dyshuar për vepra penale në Kosovë, për çka edhe kanë qenë nën hetime.

Në një përgjigje përmes postës elektronike, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë, se është duke bërë hetime lidhur me rastin.

“Prokurori i Shtetit, respektivisht Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar opinionin e gjërë se ka në fazën hetimore një rast, ku mund të jenë të dyshuar persona të njëjtë, që mund të kenë qenë të përfshirë në ngjarjet e ndodhura në Maqedoni. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përderisa rastin e ka në fazë hetimore nuk mund të bëjë publike informata tjera”.

Prokuroria ka njoftuar se ende nuk e ka pranuar raportin e autopsisë së 9 shtetasve të Republikës së Kosovës, të vrarë në Maqedoni. Trupat e tyre të pajetë janë sjellë në Kosovë në orët e para të mëngjesit të së premtes, më 22 maj.

Prokuroria ka shpjeguar se raporti për autopsinë është duke u përgatitur në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në aksionin e Kumanovës, autoritetet e rendit kanë arrestuar 30 persona, 18 nga të cilët gjithashtu janë shtetas nga Kosova.

Avokati i Popullit i Maqedonisë, Ixhet Memeti, tha për Radion Evropa e Lirë se bashkërisht me ekipet tij, ka arritur që të vizitojë pjesën me të madhe të të paraburgosurve nga Kosova, por edhe të tjerët që janë ndaluar nga autoritetet maqedonase.

“Nga ato vizita që i kemi bërë, kemi grumbulluar gjithë dokumentacionin, nga i cili kemi parë gjendjen shëndetësore, nga dokumentacioni mjekësor. Kemi parë se të gjithë janë trajtuar nga mjeku, gjegjësisht të gjithë gjatë pranimit në paraburgim i ka kontrolluar mjeku dhe varësisht nga nevoja mjeku u ka dhënë terapi. Kemi dhënë rekomandime që mjekët rregullisht të bëjnë vizita dhe atyre t‘u ndihmohet”, tha Mehmeti.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, ka shprehur dyshime se disa nga personat e vrarë në Kumanovë më 9 dhe 10 maj, mund të kenë qenë fillimisht të plagosur dhe të jenë vrarë pasi u janë dorëzuar autoriteteve të rendit në Maqedoni.

Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv në KMDLNJ, tha për Radion Evropa e Lirë se sipas dëshmitarëve “disa nga të arrestuarit janë vrarë pas dorëzimit”.

“Edhe vet ata të cilët kanë qenë duke luftuar, por edhe banorët, edhe ata të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë arrestimeve, kanë deklaruar se i kanë parë disa persona që kanë qenë vetëm të plagosur, pastaj kanë figuruar në listën e të vrarëve”, tha Shala .

Shala tha se dyshimet për vrasje pas arrestimeve janë shtuar edhe pasi që autoritetet në Maqedoni disa herë kanë dhënë deklarata të ndryshme dhe kontradiktore për numrin e të vrarëve, të plagosurve dhe të arrestuarve.

Fillimisht, autoritetet maqedonase kishin thënë se numri i viktimave është 22, 14 nga të cilët ishin pjesëtarë të vrarë të grupit të armatosur.

Numri është ndryshuar më 18 maj, me arsyetimin se skena kaotike në Lagjen e Trimave në Kumanovë, mund të ketë shkaktuar gabim në përcaktimin e numrit të të vrarëve. /REL/

0

“Aeroporti i Kukësit do të vihet shumë shpejt në funksionim”, ka deklaruar kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë një takimi në Kukës.

Të pranishëm ishin edhe dy ministrat Blendi Klosi dhe Edmond Haxhinasto.

“Nisja e fluturimeve ajrore në Kukës pritet të hapë 500 vende pune në dy vitet e para”, tha Meta.

/GS/

0

Një pjesë e çifteve e kanë të vështirë t’i rikthehen një jete të rregullt seksuale pas lindjes së fëmijës.

Qëndrimi larg marrëdhënieve seksuale mund të vijë për shkaqe të ndryshme si për femrën ashtu dhe për mashkullin. Veçanërisht femrat e kanë edhe më të vështirë, sepse ndodhen nën trysninë e shumë shkaqeve si ndryshimi hormonal, depresioni pas lindjes, dilema mes rolit të gruas dhe nënës, mungesa e dëshirës dhe lodhja e lindur nga kalimi i një kohe të gjatë me fëmijën, rolet e ndryshuara të bashkëshortëve, frika e një shtatzënie tjetër etj.

Ndërsa për meshkujt mund të themi se janë të frikësuar nga keqkuptimi i bashkëshortes për dëshirën e tyre seksuale dhe nga kritikat se “u qëndron mendja vetëm aty”. Për të dy palët periudha pas lindjes së fëmijës është kritike. Kjo bëhet edhe më e vështirë nëse në shtëpi jetojnë dhe persona të tjerë si vjehërr apo dado të fëmijës.

Ndërkohë që mund të mbushen faqe të tëra me shkaqet e vlefshme për mospërjetimin e seksualitetit, nga ana tjetër nuk ekzistojnë teza të fuqishme për vazhdimin dhe mbrojtjen e jetës aktive seksuale. Duket sikur në vend të pasionit, përkujdesjes kanë ardhur maturia dhe përgjegjësia prindërore. Nuk duhet harruar se jeta seksuale është një nga gurët themelorë të një marrëdhënieje. Sigurisht që me kalimin e kohës mund të vihet re një ulje e tempos, emocioneve, por nuk duhet harruar se është pjesa, koha ku çifti përjeton lidhjen më të fortë.

Nuk mund të pritet që pas lindjes gjithçka të jetë si më parë, por edhe qëndrimi larg jetës seksuale do ta shndërrojë jetën e çiftit në një rutinë të bezdisshme e cila do të ndikojë edhe te fëmija. Specialistët sugjerojnë komunikimin e hapur të çiftit rreth kësaj pike, krijimin e mundësive për të kaluar më shumë kohë bashkë. Të gjitha këto do ta forcojnë lidhjen emocionale dhe tërheqjen mes çiftit. Nëse do të ndërmarrin këto hapa, jeta seksuale do të marrë ngjyrat e mëparshme. /Start/Aisa Kokiçi/

0
Foto nga incidenti
Foto nga incidenti

Shkodër – Gjykata e Shkodrës ka vendosur që të mos e pezullojë policit që u përfshi në një incident elektoral me kandidatin e Partisë Demokratike në Vaun e Dejës.

Prokuroria kërkoi pezullim nga detyra, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën me pretendimin se është i pa bazuar në fakte. Efektivi Gjergj Dodani u përfshi në një incident me vëllain e deputetit demokrat, duke tentuar që ta bllokojë atë në një miting elektoral.

Por pas hetimeve paraprake, policia bëri me dije se në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja. Fakt interesat për këtë rast, është që Ilir Meta reagoi menjëherë për ngjarjen duke kërkuar zbardhjen e incidentit, ndërkohë që Tom Doshi mendon se Hila, kandidat i PD-së është pikërisht njeri i LSI-së.

/GS/