E shtunë, 23 Maj 2015

0

Tomothy Sykes që njihet ndryshe edhe si  ‘ujku’ i Instagramit, ka në këtë rrjet social më shumë se 260.000  ndjekës.

0

Me daljen e smarfonëve në treg dhe komunikimi ynë ka ndryshuar, por dhe këto pajisje kanë një mangësi, bateria e tyre nuk zgjat shumë dhe shpesh ne detyrohemi që të marrim ushqyesin me vete.

0

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ivan Shimonovic kërkoi hetim për ngjarjen e Kumanovës.

Ai këtë e theksoi në një konferencë të zhvilluar me mediat duke nënvizuar nevojën e ndihmës ndërkombëtare.

“Duhet të bëhet një hetim i menjëhershëm dhe i pavarur për rastin e Kumanovës, si dhe për rastin e përgjimeve. Kam biseduar me prokurorin për rastin e Kumanovës dhe ai më tha se disa prej hetimeve janë në progres. Por mendoj se për këtë do të jetë e nevojshme që të ketë një ndihmë ndërkombëtare. Ky hetim ka dimensionin e tij ligjor por ka edhe dimension politik. Më rëndësi është që rezultatet e hetimit të jenë të besueshme për të gjithë”, theksoi Shimonovic, informon INA.

Ai gjithashtu kërkoi që edhe për aferën e përgjimeve të ketë një hetim të detajuar për të dalë në sipërfaqe e vërteta.  Sipas tij, Në Maqedoni janë rrënuar të drejtat e njeriut përmes përgjimeve masive , por edhe në përmbajtjen e regjistrimeve zbulohen mosrespektimi i të drejtave të njeriut.

Shimonovic ka bërë thirrje për tejkalimin e krizës politike dhe inkurajoi bisedimet që po zhvillohen mes faktorëve politik me ndërmjetësim ndërkombëtarë.

“Përshëndes bisedimet e partisë në pushtet dhe opozitës por kjo duhet patjetër të përfshijë edhe sektorin civil, në mënyrë që të kthehet besimi publik. Gëzohem që ka filluar dialogu politik, si dhe faktin që i pranishëm në to ka qenë edhe komisionari Han. Besoj se ka mundësi për zgjidhje të krizës por nëse kjo bëhet në korniza të të drejtave të njeriut. Zgjidhja e krizës me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve përveçse në Strasburg, më së shumti duhet të bëhet brenda në shtet”, theksoi Shimonovic.

Njeriu i dytë i OKB-së gjatë qëndrimit dyditor në Shkup u takua me prokurorinë e përgjithshëm Marko Zvrlevski, presidentin e vendit Gjorgje Ivanov, ministrin e brendshëm Mitko Cavkov, Avokatin e Popullit Ixhet Mehmeti si dhe përfaqësues të partive opozitare politike.

Ai në fund shtoi se OKB- është e shqetësuar për ngushtimin e hapësirës demokratike, lirisë së shprehjes, lirisë së mediave dhe presioneve ndaj shoqërisë civile.  (INA)

0

Shërbimi i jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) e ka cilësuar si të rëndësishme dërgimin e një përfaqësuesi special nga BE-ja në drejtim të Maqedonisë, për të zgjidhur këtë ngërç politik dhe vendosjen e sigurisë në vend.

0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut  (KMDLNJ) bazohet në dëshminë e dëshmitarëve që kanë marrë pjesë në luftime dhe që kanë treguar se disa nga të vrarët në momentin e dorëzimit kanë qenë të gjallë, ndërsa më pas kanë rezultuar të vrarë dhe ashtu janë shpallur nga autoritetet maqedonase.

Behxhet Shalla nga KMDLNJ  insiston që të zbardhen faktet nëse personat që kanë humbur jetën në incidentin në Kumanovë janë vrarë gjatë luftimeve apo pasi ata janë dorëzuar.

“Këtu ka shumë gjëra për të cilat mund të dyshohet, sepse dëshmitarët që kanë marrë pjesë në luftime, tregojnë se disa prej tyre kanë qenë të plagosur e pastaj ata figurojnë në listën e të vrarëve. Mjekësia ka shkuar aq larg sa që mund të konstatohet edhe koha, por edhe mënyra e vdekjes”, ka theksuar Shala në një intervistë për Evropa e Lirë.

Sipas tij, në rastin e këtij grupi të vrarë në Kumanovë, shteti duhet të investojë edhe në ekspert të jashtëm- në mënyrë që të bëhet një super-ekspertizë, në mënyrë që të vërtetohen shkaqet e vdekjes. “Vetëm atëherë kur të bëhet një super-ekspertizë dhe të dihen shkaqet e vdekjes, atëherë mund të bëhet varrimi. Në qoftë se e bëjnë varrimin tash, atëherë shumë gjëra do të mbeten mister dhe të pasqaruara”, tha Shala.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka theksuar se ekipet për ekzaminimin e trupave të pajetë po kryejnë punën e tyre në Departamentin e Mjekësisë Ligjore dhe se pritet qe ky proces te përfundojë brenda dy apo tre ditësh.

Shtetasit e Kosovës të identifikuar si të vrarë në incidentin e Kumanovës janë: Xhafer (Hysen) Zymeraj, Beg (Miftar) Rizaj, Mirsad (Osman) Ndrecaj, Valon (Selim) Kabashi, Turgaj (Mehmet) Gashi, Samid (Bajram) Kastrioti, Hysen (Latif) Rushiti, Fatlum (Kadri) Vishesella dhe Arben (Qerim) Rexhaj.

0

Tiranë – Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, thotë se për kandidatët e inkriminuar mjafton një kërkim i thjeshtë në google. Ajo mori pjesë dje në një takim me gjimnazistë në Tiranë, të cilët votojnë për herë të parë.

“Është shumë e rëndësishme të ushtroni të drejtën e votës pa ju cunguar liritë, sepse kjo është e drejta juaj. Ndaj do ju kërkoja që për t’i njohur më mirë ata që do të votoni, mund të kërkoni për kandidatë edhe në google, për të lexuar më shumë për ta dhe programet e tyre, për të zgjedhur më pas ata që ju përfaqësojnë më mirë”, tha ajo.

Zonja Vlahutin pat premtuar se do të fliste pas datës 13 maj për kandidatët e inkriminuar, por megjithëse kanë kaluar dhjetë ditë nga kjo datë, ajo ende nuk ka folur konkretisht. E vetmja dalje publike e saj ishte dje, duke mos dhënë ndonjë deklaratë të posaçme.

Ajo u dha mesazh edhe votuesve të rinj.

“Nuk duhet të harroni se vetëm disa vite më parë, e drejta e votës iu mohohej një pjese të mirë të shoqërisë edhe në disa vende të Evropës Perëndimore. Ju sot e keni fituar këtë të drejtë për të votuar dhe mos ngurroni ta shfrytëzoni për kandidatin e duhur, sepse këta kandidatë do të jenë njerëzit që do të vendosin për shërbimet dhe zhvillimin e vendit tuaj”.

Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi, theksoi rëndësinë e respektimit të votës së fshehtë dhe evitimin e delegimit të votës nga të rinjtë.

“Votuesit e rinj janë prioriteti i edukimit tonë, pasi ata do ta ushtrojnë këtë të drejtë për herë të parë dhe duhet të kenë informacion të bollshëm në lidhje me votën. Ju ftoj që të votoni për kandidatin më të mirë, që plotëson më mirë interesat dhe pritshmëritë tuaja dhe duke evituar fenomenet negative gjatë votimit. Së bashku me ju, mund t’i realizojmë edhe këto zgjedhje të lira dhe me standartet më të mira ndërkombëtare”.

/GS/

0

Trupat e pajetë të 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në incidentin e armatosur në Kumanovë, me 9 dhe 10 maj, janë sjellë në Kosovë, në orët e para të mëngjesit të ditës së premte.

Familjarët e personave të vrarë i kanë marrë trupat e pajetë të të afërmve të tyre nga autoritetet e Maqedonisë rreth orës 3 e 15 , ndërkohë që kortezhi ka hyrë në territorin e Kosovës, në orën 4: 10, përmes pikës kufitare në Han të Elezit.

Shtetasit e Kosovës të identifikuar si të vrarë në incidentin e Kumanovës janë: Xhafer (Hysen) Zymeraj, Beg (Miftar) Rizaj, Mirsad (Osman) Ndrecaj, Valon (Selim) Kabashi, Turgaj (Mehmet) Gashi, Samid (Bajram) Kastrioti, Hysen (Latif) Rushiti, Fatlum (Kadri) Vishesella dhe Arben (Qerim) Rexhaj.

Familjarët që kanë marrë të afërmit e tyre të pajetë në Maqedoni, që nga dita e enjte, gjatë gjithë kohës janë shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.

Gërxhaliu, menjëherë pas hyrjes së kortezhit në territorin e Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pas procedurave, që i quajiti të zgjatura burokratike nga autoritetet maqedonase, trupat e pa jetë janë identifikuar nga familjarët dhe ata ishin në rrugë drejt morgut të Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

“Paksa i stërzgjatën procedurat, ndoshta edhe më tepër se që duhet. Por, marrë në përgjithësi që numri ishte prej nëntë personash, secili drejtim i punës priste ta përfundonte punën një sektor, për ta marrë pastaj sektori tjetër. Kjo ishte paksa e mundimshme, mirëpo meqenëse u arrit që familjarët të bëjnë identifikimin e 9 personave, arritëm që t’i marrim në këto orë të vona. Në orën 4 e 10 minuta kemi hyrë në kufi dhe tash jemi rrugës. Po i dërgojmë në morgun e Prishtinës”, tha Gërxhaliu.

Ai ka shtuar se gjatë pritjes për identifikimin dhe marrjen e trupave të pajetë, kanë pasur mbështetje dhe ndihmesë mjaft të madhe nga ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.

Gërxhaliu, ka theksuar se vetë familjarët e shtetasve të Kosovës, të vrarë në incidentin e Kumanovës, kanë insistuar që të përsëritet ekspertiza mjeko-ligjore dhe sipas tij, një gjë e tillë edhe do të bëhet..

“Po, ata e kanë thënë këtë gjatë gjithë kohës dhe ne kemi qëndruar bashkë më shumë se 12 orë. Ata janë duke ardhur drejt morgut që të bëjnë kërkesat e tyre dhe dëshirojnë që gjithsesi të bëhen ri-autopsitë edhe në departamentin tonë”, ka theksuar Gërxhaliu.

Në anën tjetër, edhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut, ka bërë thirrje ndaj familjarëve të personave, shtetas të Kosovës, që kanë humbur jetën në incidentin e Kumanovës, si dhe ndaj institucioneve të Kosovës, që të përsëritet ekzaminimi i trupave të pajetë.

Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirisë së Njeriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky këshill insiston që trupat e pajetë që janë sjellë nga Maqedonia, të mos varrosen para se t’i nënshtrohen edhe një herë ekspertizës.

“Insistimi ynë është që ka mundësi edhe forenzika, por edhe mjekësia ligjore – në qoftë se është nevoja, shteti duhet të investojë edhe në ekspert të jashtëm- në mënyrë që të bëhet një super-ekspertizë, në mënyrë që të vërtetohen shkaqet e vdekjes. Vetëm atëherë kur të bëhet një super-ekspertizë dhe të dihen shkaqet e vdekjes, atëherë mund të bëhet varrimi. Në qoftë se e bëjnë varrimin tash, atëherë shumë gjëra do të mbeten mister dhe të pasqaruara”, tha Shala.

Ai ka shtuar se KMDLNJ, insiston që të zbardhen faktet nëse personat që kanë humbur jetën në incidentin në Kumanovë janë vrarë gjatë luftimeve apo pasi ata janë dorëzuar.

“Këtu ka shumë gjëra për të cilat mund të dyshohet, sepse dëshmitarët që kanë marrë pjesë në luftime, tregojnë se disa prej tyre kanë qenë të plagosur e pastaj ata figurojnë në listën e të vrarëve. Mjekësia ka shkuar aq larg sa që mund të konstatohet edhe koha, por edhe mënyra e vdekjes”, ka theksuar Shala.

Ndryshe, Gërxhaliu ka theksuar se ekipet për ekzaminimin e trupave të pajetë janë të gatshme në Departamentin e Mjekësisë Ligjore dhe se pritet qe ky proces te përfundojë brenda dy apo tre ditësh.

0

Bimët që ndodhen në natyre dhe që kanë veti të shkëlqyera kuruese nuk kanë të sosur. Keni provuar të përdorni vajin esenciat nga pemët e çajit?

0

Uashington – Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta lënë në harresë Ballkanin, paralajmëron Senatori demokrat Chris Murphy, i cili ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në fundit në Maqedoni. Ai u bën thirrje autoriteteve të Shkupit të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve të tyre. Këto komente Senatori Murphy i bëri gjatë një intervistë për shërbimin gjeorgjian të Zërit të Amerikës, mbi qëndrimin  e Rusisë ndaj vendeve fqinje të ish Bashkimit Sovjetik.

Senatori demokrat nga shteti Konektikat thekson se Shtetet e Bashkuara dhe në përgjithësi bashkësia ndërkombëtare duhet t’i përgjigjen me vendosmëri agresionit rus:

“Nëse nuk dërgojmë një mesazh të qartë në lidhje me veprimet në Ukrainë se Rusia do të paguajë një çmim të rëndë për agresionin e saj, kjo prirje nuk do të ndalë. Vladimir Putin e ka bërë shumë të qartë: ai mendon se tragjedia më e madhe që i ka ndodhur Rusisë gjatë 100 vjetëve të fundit ishte shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Ai do të rikrijojë një version të ish-Bashkimit Sovjetik apo të perandorisë ruse. Sot Vladimir Putin është përqendruar tek Ukraina, por ai mund të vazhdojë edhe më tej, në vende si Moldavia, Gjeorgjia, apo edhe në Baltik dhe në Ballkan, nëse nuk e paguan për ato që po bën sot”.

Zoti Murphy i ndjek me vëmendje edhe zhvillimet në Ballkan. Ai zhvilloi në tetor një turne pune në Kosovë, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni për të diskutuar nevojën për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike të Shteteve të Bashkuara me Ballkanin. Në intervistën e djeshme, ai ndalet tek zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe u bën thirrje autoriteteve të Shkupit të përmbushin detyrimet e një qeverie demokratike ndaj qytetarëve:

“Unë e kam ngritur me të madhe gjatë vitit të fundit shqetësimin për hapat prapa që kemi vërejtur në Maqedoni lidhur me respektimin e shtetit ligjor, të drejtat e njeriut, apo lirinë e shtypit. Incidentet e javëve të fundit janë shumë shqetësuese. Qeveria e Maqedonisë duhet të angazhohet plotësisht për të respektuar të drejtat e shtetasve të saj, për të riparuar dëmin që kanë shkaktuar të gjitha këto që kemi dëgjuar kohët e fundit për aktet e autoriteteve”.

Senatori demokrat foli edhe për nevojën që Shtetet e Bashkuara t’i kushtojnë vëmendje më të madhe rajonit të Ballkanit. Ai thotë se shumë nga tensionet që ushqyen konfliktet e dekadave të fundit në Ballkan ende nuk janë shuar.

“Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen aktivë dhe të pranishëm në zhvillimet në Ballkan. Ne e konsiderojmë si të mirëqenë se Ballkani është një rajon në paqe sot. Tensionet që u shpalosën në luftërat rajonale mbi dhjetë vjet më parë vazhdojnë të ziejnë, prandaj Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol më aktiv në atë rajon se ç’po luajnë aktualisht. Për këtë arsye shkova në Ballkan në vjeshtë të vitit të kaluar dhe shpresoj se kolegët e mi do të bëjnë të njëjtën gjë”.

Senatori Chris Murphy është anëtari më i lartë demokrat i Nënkomisionit të Senatit për Lindjen e Afërme dhe Antiterrorizmin. /Voa/

0
Sekretari i marredhenieve me publikun ne LSI Ardit Cela, duke folur gjate nje konference shtypi, ku i ka bere thirrje te gjitha paleve te kontribuojne per nje dialog politik pasi nuk ka kohe per te humbur.

Tiranë – Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një auditim në Postën Shqiptare, ku u konstatuan një sërë shkeljesh dhe mangësish për të cilat KLSH, ka rekomanduar marrjen e 30 masave të ndryshme organizative. Sipas raportit, KLSH ka kërkuar shpërblimin e dëmit për 13 raste në vlerën 22,343,343 lekë, fillimin e procedurave disiplinore për 21 drejtues dhe punonjës të niveleve të ndryshme të Posta Shqiptare, i ka kërkuar APP ndëshkimin administrativ të 15 personave përgjegjës për mangësitë e evidentuara në procedurat e prokurimit, si dhe ka depozituar pranë organit të Prokurorisë dy kallëzime penale për ish-drejtorin e Përgjithshëm të “Posta Shqiptare” sha, z. Ardit Çela, i LSI-së, dhe ish-Administratorin e “Interpost” shpk, Tiranë z. M.Ç.

 

Më konkretisht, për periudhën e audituar 01.01.2013-30.09.2014, është evidentuar një keqmenaxhim i kësaj shoqërie publike për sa i përket; mosrealizimit të të ardhurave dhe investimeve; tejkalimit të numrit mesatar të punonjësve me 14 persona në vitin 2014; penalizimit të shoqërisë nga vendimet e gjykatave për largimet nga puna pa shkaqe të arsyeshme në shumën mbi 18.8 milion lekë si dhe mbi 290 rasteve të tjera që janë në proces gjyqësor, duke rrezikuar thellimin e shpenzimeve nga subjektivizmi i nivelit të lartë menaxhues të Posta Shqiptare SHA etj.

Gjithashtu, kanë rezultuar mangësi në dokumentacionin justifikues të shpenzimeve; paraqitjes në mënyrë të deformuar në bilanc të aseteve të shoqërisë për më shumë se 53.5 milion lekë; moskryerjes së hipotekimit të pronave në 10 filiale për 86 zyra postare; mosmarrjes së masave për uljen e detyrimeve ndaj të tretëve; mos përfundimit të procedurës së inventarizimit fizik vjetor të aseteve etj.

Veç këtyre, nga auditimi ka rezultuar se janë kryer shpenzime pa efektivitet për më shumë se 1.7 milion lekë; prokurime për shtypshkrime dhe kancelari mbi nevojat për më shumë se 25.5 milion lekë duke krijuar kështu mallra stok dhe me qarkullim të ngadalshëm që cënojnë rëndë disiplinën financiare dhe ecurinë e shoqërisë; nuk është monitoruar zbatimi i kontratave, duke i shkaktuar dëm shoqërisë në mbi 2.5 milion lekë; si dhe janë shkelur procedurat e prokurimit.

Për sa i përket shkeljeve të trajtuara në kallëzimin penal që KLSH ka depozituar pranë organit të Prokurorisë, në të evidentohen një sërë rastesh të shkeljeve të procedurave të prokurimit apo anashkalimit të këtyre procedurave, nëpërmjet të cilave titullarët e këtyre njësive kanë shmangur konkurencën e subjekteve pjesëmarrës në tendera dhe kanë favorizuar operatorë të caktuar ekonomik, madje edhe në fazën e mëvonshme të zbatimit të kontratave nga ana e këtyre operatorëve duke i shkaktuar kështu shoqërisë një dëm ekonomik në vlerën 4,252,733 lekë.

Më konkretisht, në kallëzimet penale të depozituara për ish Drejtorin e Përgjithshëm të “Posta Shqiptare” SHA dhe për ish Administratorin e “Interpost” SHPK, evidentohen këto shkelje:

Anulimi i qëllimshëm dhe pa asnjë shkak ligjor i procedurës së prokurimit “Sisteme alarmi, vëzhgimi dhe shërbimi i mirëmbajtjes së sistemeve të alarmit e të vëzhgimit, marrjes në rrugë valore të sinjaleve të alarmit, verifikimit në grup të gatshme ne te gjitha filialet dhe degët postës shqiptare dhe shërbimi me GPS/GPRS për automjetet e saja”.

Siç rezultoi nga auditimi (nga krahasimi i tre procedurave të zhvillimit të tenderit), në tenderin e fundit është rritur artificialisht fondi limit në vlerën 3,990,699 lekë (ose 13.7 %) pa u shtuar asnjë lloj shërbimi shtesë, madje duke zvogëluar me 4 copë numrin e mëparshëm të automjeteve për monitorimin dhe mirëmbajtjen me GPS.

Kjo rritje e paargumentuar e fondit limit pa u shtuar kërkesat për shërbim dhe objektet që do t’ju shërbehet në shumën 3,990,699 lekë përbën dëm ekonomik dhe ngarkon me përgjegjësi titullarin e autoritetit kontraktor A.Ç, i cili e ka anuluar tenderin pikërisht me pretendimin e shtimit të numrit objekteve dhe nevojës për rritje të fondit limit. Në fakt sipas dokumenteve të tenderit ka ndodhur e kundërta; është rritur fondi limit në një kohë që është ulur numrin e objekteve.

Anulimi i procedurave të mëparshme të prokurimit dhe shtimi i paargumentuar i fondit limit, kanë sjellë si pasojë faktin që operatori ekonomik i shpallur fitues në këtë procedurë prokurimi ka paraqitur një ofertë më të lartë në vlerën 3,610,000 lekë për të njëjtat shërbime por për sasi më të pakta objektesh se oferta e mëparshme e këtij operatori në procedurat e tenderit të parë në vlerën 27,921,600 lekë.

  • Dhënien me qira të ambienteve për një afat dy vjecar, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në VKM nr. 529, datë 08.06.2011, duke mos përfshirë në kontratat e lidhura shpenzimet për energji elektrike dhe ujë.
  • Nënshkrimin e një kontrate për shërbimin e diagnostikimit të situatës menaxhuese në vlerën 478,800 lekë, para kryerjes se procedurës së prokurimit, fakt ky që vërteton kryerjen e procedurave fiktive të prokurimit dhe paracaktimin e operatorit ekonomik fitues nga ana e titullarit të autoritetit kontraktor. Për më tepër nga auditimi rezultoi që nuk ka asnjë dokumentacion që vërteton shërbimin e kryer nga kontraktori.
  • Kryerjen e pesë procedurave të prokurimit “blerje me vlera të vogla”, me vlerë gjithsej 1,956,720 lekë për të njëjtin shërbim të programuar, duke copëzuar fondet dhe shmangur procedurat e prokurimit me tenderim, në kundërshtim me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar.
  • Favorizimin e subjekteve kontraktuese, pasi gjatë zbatimit të kontratës “Blerje pajisje rrjeti për shpërndarjen e internetit”, ka shmangur penalizmin e kontraktorit në vlerën prej më shumë se 9.4 milion lekë. Kështu, nëpërmjet zgjatjes së kontratës, operatori ekonomik është likuiduar plotësisht për një kontratë ende të papërfunduar.

 

/GS/

0

Asnjë burg nuk mund të cilësohet si një nga vendet të mira, ku njerëzit dëshirojnë të qëndrojnë, por këto 10 vende me të vërtet që janë të rrezikshme.

0

Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoiçkov, ka lëshuar thumba ndaj Realit duke u shprehur se në Madrid e kanë mendjen më shumë te skuadra e basketbollit.

“Galaktikët” e mbyllën sezonin pa trofe, ndërkohë që Barça e siguroi titullin në Spanjë një javë para fundit si dhe do të luajë finalet e Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampionëve.

“Është turp që ata kanë fituar vetëm një kampionat në shtatë sezonet e fundit”, u shpreh ish-sulmuesi bullgar për “Radio4G”.

“Mendoj se edhe në këtë moshë unë do të kisha fituar më shumë duke luajtur me plot ish-lojtarë. Duket se këtë vit Reali e kishte mendjen më tepër te skuadra e basketbollit (e cila të dielën e shkuar u shpall kampionë e Evropës), pasi finalet do t’i shohin në televizor”.

49-vjeçari kritikoi edhe tifozët madrilenë, të cilët disa herë gjatë këtij sezoni fishkëllyen kapitenin Iker Kasijas: “Ikeri është një ikonë e futbollit që ka fituar gjithçka dhe nuk duhet të largohet nga Reali vetëm se një grusht tifozësh nuk e duan”.

Reali i Madridit i jep fund sezonit të shtunën kundër Getafes në shtëpi, e më pas trajneri Ançeloti pritet të largohet për t’i bërë vend Rafa Benitezit.

/Start/E.B/