E premte, 22 Maj 2015

0

“Samsung” po përgatitet që të konkurroj tregun e teknologjisë me dy tabletët e rinj.

0

Shkup – Maqedonia reagon zyrtarisht për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama duke theksuar se kërcënimet dhe bllokadat nuk janë në frymën e bashkimit fqinjësor. Sipas Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, deklarata të tilla nuk janë pjesë e frymës integruese midis dy vendeve.
Qëllimi strategjik i Republikës së Maqedonisë është që të integrohet në BE dhe në NATO. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, për një të ardhme më të mirë, zhvillim ekonomik, paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon. Bashkëjetesa multietnike dhe respektimi i diversitetit kulturor, etnik, fetar dhe të drejtat e njeriut janë themeli i shoqërisë së Maqedonisë dhe rregullimit kushtetues. Të gjithë ne së bashku jemi të bashkuar për një të ardhme evropiane të Republikës së Maqedonisë. Nevojitet bashkëpunim i sinqertë dhe mbështetje e qartë nga fqinjët tanë dhe partnerët ndërkombëtarë. Të gjitha bllokadat, kërcënimet me bllokada dhe deklaratat për ofrimin e preteksteve kundër anëtarësimit tonë, nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe nuk kontribuojnë për paqe dhe stabilitet në rajon. Republika e Maqedonisë do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive në përforcimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me të gjithë fqinjët dhe partnerët tanë në interes të përparimit në rajon“, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme Maqedonase.

0

Arabia Saudite ka vendosur të ndërtoj në qytetin e Mekës hotelin më të madh në botë, i cili do të përmbaj plot 10,000 dhoma.

0

Pogradec – Dy shtetas u arrestuan në flagrancë nga policia e Pogradecit, përkatësisht Arzen Liço, 47-vjeç dhe Dorjan Thana, 26-vjeç, banues në Pogradec.

Këta shtetas u arrestuan pas gjatë kontrollit në banesën e tyre, u sekuestruan një sërë sendesh të paligjshme.

Më konkretisht, policia sekuestroi:

3 doza me peshë 6.2 gr të dyshuara lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

1  karikator me 30 fishek mod 56.

2 aparate telefoni celular

2 pistoleta zhurmuese njëra me nr.10-975 dhe tjetra pa numër

360 fishek mod 56.

1 doze me peshë 3.4 gr të dyshuar lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

117 fishek mod 54

1 kallëp tritoli

50 m fitil zjarrpërcjellës

2 radio dore

1 shkop gome

2 aparate telefoni celular

Po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 

/GS/

0

Përleshja e armatosur në Kumanovë la 18 të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Fillimisht, autoritetet maqedonase kishin thënë se numri i viktimave është 22, 14 nga të cilët ishin pjesëtarë të vrarë të grupit të armatosur.

Prokuroria Publike e Maqedonisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 trupa të vrarë, 9 shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Maqedonisë, por ajo nuk e ka komentuar faktin pse është ndryshuar numri i të vrarëve nga radhët e grupit të armatosur, nga 14 në 10.

Nga ana tjetër, Ivo Kotevski nga Ministra e Punëve të Brendshme e Maqedonisë thotë se infomacioni se kanë mbetur të vrarë 14 pjesëtarë të grupit të armatosur është bazuat në të dhënat e para jozyrtare, të mbledhura nga terreni, nga pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë.

“Informacionet të cilat i plasuam si Ministri e Punëve të Brendshme ishin informacione të cilat ne i morrëm nga terreni, përderisa aksioni ishte ende në rrjedhë, kështu që është e kuptueshme se ndonjë pjesëtar i policisë i ka emëruar dy here trupat e pajetë. Ato [trupat] nuk kanë qenë në një hapësirë të vetme, por kanë qenë në më shumë lokalitete, andaj edhe thamë se këto janë informacionet e para jozyrtare nga terreni”, thotë zoti Kotevski.

Numri prej 22 viktimash gjithsejt, ishte komunikuar më 10 maj nga ana e MPB-së maqedonase, për t’u ndryshuar me datën 18 maj nga ana e prokurorisë, në numrin e përgjithshëm prej 18 viktimash.

Njohësit e sistemit të sigurisë thonë se gabimi është bërë për qëllime populliste dhe jo mungesë informacioni.

“Nuk bëhet fjalë për gabim, por për atë se politikanë të caktuar dëshiruan që në frymën populliste të tregojnë se forcat policore maqedonase kanë kryer një operacion të suksesshëm, me atë që kanë asgjësuar një numër shumë më të madh të terroristëve, kundrejt humbjeve në njërëz që kanë pësuar forcat e njësitit special të policisë maqedonase”.

“Pra, thjesht ishte popullizëm nga ana e autoriteteve maqedonase, ajo më pas krijoi shumë huti, si në opinion ashtu edhe gjatë komunikimit me autoritetet e Republikës së Kosovës”, thekson Vlladimir Pivovarov, ish zyrtar i lartë i shërbimeve të zbulimit në Maqedoni.

Pivovarov thotë se procedura e stërzgjatur e verifikimit dhe plasimit të informacioneve në opinion reth më shumë çështjeve që lidhen me rastin e Kumanovës, paraqet një sinjal të qartë se bashkëpunimi i ministrive të brendshme në Maqedoni dhe Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm, me gjithë prononcimet e udhëheqësve të tyre se kanë një bashkëpunim dhe komunikim të ngushtë. /Rel/

 

0

 

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev thotë se është i gatshëm të qeverisë me shqiptarët, të cilët i ka quajtur njerëz të mirë.

Kreu i LSDM-së Zaev ka kritikuar BDI-në  që sipas tij duhet të tërhiqet nga koalicioni qeveritar.

“Të gjithë janë bashkëpunëtor të mirë në Qeveri, jo të gjithë janë të mirë sepse deri tani duhej të reagojnë. E di shumë anëtar të njohur të Bashkimit Demokratik për Integrim në protestën e tanishme kundër Qeverisë po më thërrasin të më japin mbështetje. Pse presin, sidomos BDI-ja për të lënë Qeverinë? Pse, sepse ndoshta janë të përfshirë në këto krime”, tha Zaev në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”. /GS/

0

Tiranë – Shpëtim Idrizi e konsideron Vangjel Dulen si një Zerv-ist të kohëve moderne. Kujtojmë se Zervi ka qenë një nga njerëzit që ka pasur rol të rëndësishëm në gjenocidin ndaj çamëve. Idrizi thotë se Dule është një njeri dashakeq dhe fobik ndaj gjithë atyre që nuk i përkasin frymës me shoviniste të nacionalizmit të huaj.

Reagimi:

 

Sapo mësova mbi dorëheqjen që Vangjel Dule paska dhënë, sapo ka mësuar emërimin tim në këtë post.
Pa dashje ky Zerv-ist i kohëve moderne ka nxjerr ne pah atë, qe i vlon ne mendje dhe zemër, urrejtjen gjakësore ndaj shqiptarëve të Çamërisë, duke shpresuar që historia ta ndale turravrapin e vet këtu

e 70 vjet me pare, dhe viktima te vazhdoje te mbetet viktime, ndërsa agresori të vazhdojë të mbetet agresor e fitimtar i së keqes.

Në inkoshiencën e tij, Vangjel Zerva, shpreson qe shovinizmi i huaj të këtë me shume vlerë dhe të përndjekë e të nënshtrojë shqiptarët autoktonë, duke harruar që vendi i Shqipërisë është përkrah popujve të zhvilluar që respektojnë çdo qenie njerëzore si të barabarte në dinjitet, çdo individ pa dallim feje, race, origjine a bindje politike, shkak për të cilin, Dulja ishte në atë karrige edhe sot…

Ky individ dashakeq e fobik, ndaj gjithë atyre që nuk i përkasin frymës me shoviniste të nacionalizmit të huaj, veçanërisht i errësuar nga urrejtja ndaj popullsisë çame, na kujton dhe njëherë te gjithëve qe duhet te punojmë për t’i dhënë historisë atë çka meriton.

Çështja çame do zgjidhet ne përputhje me të gjitha konventat për respektimin e te drejtave te njeriut, do apo nuk do pinjolli i lig i Napoleon Zerves.

Ajo çka vërtetoi edhe njëherë Vangjel Dule është se ai nuk përfaqëson as vëllezërit tanë minoritare e as mentalitetin e shëndetshëm të një pjesë të shoqërisë greke. Ai përfaqëson idealet e Agimit te Arte, te cilat nuk mund te pranohen kurrë në Shqipëri! Këtë përgjigje do t’ja japi çdo qytetar i këtij vendi, shqiptaret e Çamërisë, shqiptaret e çdo treve tjetër, akoma edhe me shume minoriteti grek ne Shqipëri, qe nuk ka asnjë lidhje me mentalitetin përjashtues e urryes të këtij individi.

 

0

Tiranë – Ish-deputeti i LSI-së, Dritan Prifti akuzon Ilir Metën se qëndron prapa kallëzimit ndaj tij në Prokurori në lidhje me pasuritë. Prifti mendon se Meta ka urdhëruar Shkëlqim Ganajnpër të bërë kallëzimin.

“Isha në takim me Albert Çaçin kur u njoftova. Ishte surprizë për mua, që kjo deklaratë erdhi sot. Meta ka thirrur Shkëlqim Ganajn dhe i kërkoi të më kallëzojë mua, Doshin dhe Harasanin. Dhe Ganaj shpërfilli ligjin dhe zbatoi urdhrat e Metës. Kam qenë i informuar më parë për këtë çështje, pasi më kërkuan info për pasurinë, dhe unë dorëzova dokumentet. I firmosa dhe dokumentet do dorëzoheshin deri në 30 qershor. Ky është persekutim politik dhe shpërdorim detyre, pasi nuk u lejua një proces normal. Ligji nuk parashikon kontroll mbi ish-zyrtarët e larguar prej dy vitesh. Paratë janë marrë me kredi për fabrikën e tullave. Kam fshehur 5 mijë lekë në llogarinë e djalit”, thotë Prifti.

Kallëzimi penal për fshehje të pasurive, sipas Priftit ka disa motive. “Ka dy arsye pse e bëjnë, e para se jam mik i Doshit, dhe arsyeja e dytë sepse i tremben rikthimit tim në politikë. Kanë frikë pasi mbështes Albert Çaçin. Po, po, kanë frikë se nëse rikthehem në politikë, u dalin pisllëqet. Meta ka prona në tre kontinente, por askush nuk heton. Pyes Metën, a ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, se ne nuk na trembin duke rikthyer kohën e diktaturës. Do deklarojmë në autoritetet ndërkombëtare shkeljet e Metës. Premtoj se do e mund një ditë Metën”, tha Prifti, duke premtuar se do rikthehet në politikë.

 

/GS/

 

 

0

Uthulla e mollës e pafiltruar dhe organike është mjaft e pasur me enzima e baktere të mira që promovojnë tretje të mirë dhe mirëfunksionim të përgjithshëm të organizmit.

0

Nëse deri më tani personalitetin e të dy gjinive e kemi zbuluar me anë të gjatësisë se gishtave apo në bazë të vijave të dorës, tani vjen një zbulim tjetër për personalitetin tuaj femra duke u bazuar tek gishti i fejesës.

0

Tiranë – Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka deklaruar në Kuvendin e Shqipërisê, se Gjermania ka bërë kërkesë për një hetim ndërkombëtar në Kumanovë. Por zyra e shtypit të ministrit të jashtëm, Frank Walter Steinmeier e ka hedhur poshtë këtë gjë .

“Në asnjë moment ministri Steinmeier nuk ka përmendur gjatë konferencës për shtyp me ministrin Bushati një hetim ndërkombëtar në Maqedoni”, janë shprehur burime të kësaj  zyre. Pas kërkesës së ABC News,  zyra e shtypit  e Ministrisë së Jashtme ka dërguar transkriptin e plotë të deklaratës së ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier për Maqedoninë.

“Kemi biseduar për situatën aktuale në Maqedoni. Incidenti që ndodhi javën e fundit ka tronditur Evropën por e ka bërë gjithashtu që t’a shohë më afër situatën atje. Unë shpresoj që ajo çfarë ne kemi parë, të mos jetë një nisje e përshkallëzimit të situatës, por të kërkojmë përgjegjësit në Maqedoni. Autoritetet në Maqedoni duhet të bëjnë përpjekje sa më shumë të jetë e mundur për një hetim transparent në lidhje me incidentet dhe për të siguruar, se nuk do të ketë incidente të tjera të kësaj natyre.

Unë jam kaq mirënjohës që BE-ja po përpiqet të ushtrojë influencën e saj dhe ka rënë dakord për të ndërmjetësuar. Shpresoj që jo vetëm situata në Maqedoni të qetësohet vetëm, por vendi të vazhdojë me vendosmëri rrugën drejt BE-së dhe jo të ngrejë dyshime për këtë”.

Ndërsa përgjigjja e ministrit Stenmeier mbi pyetjen e gazetarit për Maqedoninë ishte kjo:

“Ajo që unë kam shprehur këtu, nuk është një shqetësim veçanërisht gjerman, por ky është një shqetësim evropian, i cili tashmë është bërë mjaft i qartë gjatë dy takimeve të fundit të Këshillin të Ministrave të Jashtme. Dhe në këtë drejtim ne themi: Çdo tension në një shtet të Ballkanit Perëndimor mund të ndikojë te fqinjët. Kjo është arsyeja pse ne jemi të prirur për të mbajtur jo vetëm një sy vigjilent për Maqedoninë, por që të përkujdesemi që në Maqedoni të mos zhvillohet asnjë tension , që mund të çojë në një divergjencë, apo hapje konflikti midis grupeve etnike.

E kam diskutuar këtë me kolegun tim maqedonas në buzë të takimit të NATO-s në Antalia. Dhe thashë homologut tim : E vetmja mënyrë për të larguar dyshimet, është një sqarim i hapur dhe transparent i ngjarjeve që ndodhën. Ne tani do të shohim nëse do të ndodhë.”

Gabimin që ka bërë ministri ia ka përcjellë edhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që  ka falënderuar publikisht Gjermaninë për kërkesën për një hetim ndërkombëtar në Kumanovë në rrjetin social FB.

 

/GS/

 

 

 

0

Në orën tre të mëngjesit të së premtes, është bërë transferimi nga Morgu i Shkupit për në Kosovë, i trupave të pajetë të 9 shtetasve të Kosovës të vrarë në përleshjen e armatosur më 9 dhe 10 maj në Kumanovë, në Lagjen e Trimave.

Identifikimi I tyre paraprakisht u bë nga ana e të afërmve të tyre, në pranitë ambasadorit të Kosovës në Shkup, Ylber Hysa dhe të drejtorit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës Arsim Gërxhaliu.

Ambasadori i Kosovës në Shkup Ylber Hysa të enjten në mbrëmje është shprehur se procedura e identifikimit i trupave të pajetë në morgun e Shkupit nga të afërmit e tyre që ka zgjatur më shumë se 12 orë, ka qenë për arsye të procedurës së komplikuar të mbledhjes së dokumentacionit.

“Po arsyet janë të natyrës teknike. Janë ligjet e vendit (Maqedonisë) të cilat nuk janë dhe aq të thjeshta sepse nuk bëhet fjalë për vdekje të natyrshme por rrethana të tjera. Disa nga dokumentet që është dashur të sigurohen, si certifikata e lindjes të atyre të cilët i identifikojnë kufomatnuk, duhet të jetë më vjetër se gjashtë muaj dhe disa procedura të tjera të cilat varen nga institucionet maqedonase”.

“Siç e shihni, ne po e bëjmë punën tonë në mënyrën më të shpejtë të mundshme dhe presim kjo çështje të kryhet dhe sipas të gjisa gjasave kthimi i trupave do të bëhet sot”, ka deklaruar ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa duke bërë të ditur se autoritet maqedonase,autoriteteve të Kosovës dhe familjarëve, të cilëve u kanë dorëzuar dhe raportin e autopsisë të realizuar nga Mjeksia Ligjore e Maqedonisë.

“Ne kemi kërkuar nga autoritetet maqedonase të na dorëzohet raporti i autopsisë dhe kjo na është lejuar, kështu që do ta kemi edhe këtë raport”, ka bërë të ditur zoti Hysa.

Përleshja e armatosur në Kumanovë la 18 të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Fillimisht, autoritetet maqedonase kishin thënë se numri i viktimave është 22, 14 nga të cilët ishin pjesëtarë të vrarë të grupit të armatosur.