E premte, 29 Maj 2015

0

Militantët e organizatës terroriste ISIS kanë zbuluar armën e tyre më të fundit, snajperin me rreze të gjatë veprimi.

0

Prishtinë – Dënimi i Grupit të Drenicës me 65 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Mitrovicës e rrezikon votimin në Kuvendin e Kosovës të Gjykatës Speciale të premten (sot), pasi që disa deputetë, kryesisht ata me begraund të luftës, po e vlerësojnë se një dënimi i ish-komandantëve të UÇK-së është i padrejtë dhe kjo e vë në rrezik sigurimin e 80 votave të deputetëve.

Deri të mërkurën kur është shpallur vendimi për Grupin e Drenicës, kanë qenë rreth pesë deputetë të PDK-së që kanë paralajmëruar votë kundër, në mesin e tyre më të zëshmit kanë qenë, Nait Hasani, Ganimete Musliu e Fadil Demaku, ndërsa pas dënimit të ish-drejtuesve të UÇK-së ky numër pritet të rritet, madje ka gjasa të dyfishohet. Kjo do të bënte që këto amendamente të mos miratohen, pasi që kundër tyre janë edhe 31 deputetët e partive opozitare.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nezir Çoçaj, ka thënë për “Zërin” se ky subjekt politik të premten, para seancës do ta dalë me qëndrimin final rreth votimit të amendamenteve kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale. Megjithatë, sipas tij, dënimi i Grupit të Drenicës me 65 vjet burg do të ndikojë në qëndrimet e disa deputetëve, të cilët sipas tij, mund edhe të votojnë kundër formimit të Speciales.

 

 

 

0

Përfaqësues të Listës “Srpska” paralajmërojnë se nuk do ta votojnë Projektligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK), të cilin Qeveria e ka proceduar në Kuvend.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë për “Zërin” se qëndrimi i Listës “Srpska” është i prerë dhe se nuk do të votojnë pro Forcave të Armatosura të Kosovës. Sipas tij, ky subjekt politik nuk do të votojë pro FAK-ut edhe nëse një gjë e tillë kushtëzohet me themelimin e Gjykatës Speciale.

Një ditë më parë, më 27 maj, në mbledhjen e saj të rregullt, Qeveria e Kosovës ka bërë shqyrtimin e propozimit për amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, qe ka të bëjë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

Me shumicë votash, Qeveria arriti që t’i procedojë në Kuvend amendamentet, të cilat i hapin rrugë krijimit të Ushtrisë së Kosovës, kundër së cilës votuan dy ministrat e “Listës Serbe”, Branimir Stojanoviq dhe Dalibor Jevtiq.

Stojanoviq thotë se edhe nëse kryeministri Mustafa u kërkon që të votojnë për themelimin e Ushtrisë së bashku me propozimin për themelimin e Gjykatës Speciale “Lista Serbe” përsëri do të votojë kundër.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do të mundë të na bëjnë presion e as nuk do të mundë të na detyrojnë të votojmë për Ushtrinë e Kosovës, edhe nëse të njëjtën kohë votojmë për Gjykatën Speciale”, shprehet Stojanoviq. /Zëri/

0

Tiranë – Kolegji Zgjedhor i ka hapur rrugë regjistrimit të kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Kurbinit. Kolegji i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë regjistrimin e kandidatit brenda datës 30 maj.

Çështja u dërgua në Kolegji nga Partia Demokratike, pasi KQZ-ja nuk pranoi regjistrimin e Ilir Pjetrajt, vëllai i deputetit demokrat Mhill Fufi, me arsyetimin se ishin shkelur afatet ligjore.

Praktikisht, vendimi i KQZ-së i jepte fitoren në tavolinë Partisë Socialiste, ndërsa votën me të majtën e dha edhe kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi. Pjetraj u regjistrua në KQZ më 13 maj, pas dorëheqjes së kandidatit tjetër më 9 maj, ndërkohë që afati ligjor i regjistrimit të kandidatëve ishte data 4 maj.

 

/GS/

 

0

Tiranë – Gjatë vizitës në Shqipëri, Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç njoftoi një kthesë politike duke deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të pranojë thirrjet e Shteteve të Bashkuara për të zvogëluar ndërvarësinë nga gazi rus dhe për të ofruar mbështetje për një tubacion të mbështetur nga SHBA për të sjellë në Evropë naftën e Azerbajxhanit.

Gjatë një interviste për agjencinë Associated Press, Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u shpreh se vendi i tij është i gatshëm të mbështesë diversifikimin e burimeve energjetike, që është një aspekt i rëndësishëm edhe për SHBA-në.

Shtetet e Bashkuara i kanë inkurajuar vendet e Ballkanit të mbështesin projektin Trans-Adriatik, që do të sjellë naftë nga Azerbajxhani drejt Italisë, dhe të mos mbështesin një projekt për transportimin e naftës ruse nëpërmjet Turqisë. Perëndimi e ka akuzuar Rusinë se përdor naftën si një mjet për të rritur influencën politike mbi vende si Serbia. Serbia, është aleate tradicionale e Rusisë, por njëkohësisht dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian

“Nuk ka lidhje me balancat. Synimi ynë strategjik është rrugëtimi ynë drejt BE-së. Sigurisht, duam që edhe të ruajmë marrëdhënie të mira me Rusinë, por qëllimi ynë është BE-ja, dhe këto nuk shërbejnë si kundërpeshë për njëra-tjetrën. Pra ne e dimë rrugën tonë, por nuk dëshirojmë të krijojmë përplasje me miqtë tanë tradicionalë”, thotë zoti Vuçiç.

Serbia ka shprehur më parë interesim për projektin e mbështetur nga Moska, të quajtur Turkish Stream. Ofrimi i mbështetjes tashmë për një tubacion të mbështetur nga SHBA, është një ndryshim kryesor politikash që nuk do të shihet me sy të mirë nga Moska. Në mesin e krizës me Perëndimin për Ukrainën, Rusia anuloi vjet planet për ndërtimin e një tjetër naftësjellësi përmes Evropës Jugore, i cili do të kalonte dhe përmes Serbisë.

Serbia nuk ka pranuar t’u bashkohet sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, dhe disa zyrtarë perëndimorë i kanë bërë thirrje Serbisë të vendosë se në ç’drejtim dëshiron të shkojë, më afër Rusisë apo BE-së. Duke përforcuar qëndrimin e vendit të tij drejt BE-së, zoti Vuçiç shton se:

“Është diçka e vërtetë dhe që ne nuk e fshehim, as këtu dhe as në Moskë. Është diçka tepër e ndershme për t’u thënë, dhe që madje unë e kam thënë hapur edhe përpara Vladimir Putinit në një konferencë për shtyp. Nuk besoj se mund të gjeni dikë tjetër që e ka bërë këtë gjë.”

Kryeministri serb vlerëson gjithashtu rolin amerikan në këtë rrugëtim të vendit të tij.

“Uashingtoni është gjithashtu jashtëzakonisht i rëndësishëm, dhe shpresojmë se do të mbështesë rrugëtimin tonë drejt BE-së dhe reformat tona ekonomike, që janë shumë të rëndësishme për vendin, si dhe për krijimin e një klime më të mirë biznesi, ç’ka do të thotë për investitorë më të mëdhenj amerikanë të pranishëm në Serbi.”

Këto komente të zotit Vucic u bënë në Tiranë, gjatë vizitës së parë të një kryeministri serb në Shqipëri. Zoti Vucic pritet të vizitojë Uashingtonin në fillim të muajit qershor për të zhvilluar bisedime me zyrtarët amerikanë.

/GS/

 

 

0

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se vendi i tij mbështet përpjekjet e lidershipit të Maqedonisë për të normalizuar situatën politike në vend.

Shefi i Kremlinit u shpreh se rrënjët e thella historike dhe afërsia kulturore dhe shpirtërore janë ato çka e lidhin vendin e tij me Maqedoninë.

Sipas tij, Rusia mbështet përpjekjet e Gruevskit për të normalizuar situatën politike në Maqedoni.
“Është në interesin tonë, që Maqedonia të jetë e qëndrueshme dhe e begatë”, tha Putin.

Komentet e tij u bënë gjatë një ceremonie në Kremlin, me rastin e pranimit të letrave kredenciale të 13 ambasadorëve të rinj në Moskë.
/GS/

0

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit, për pezullim të ndërtimeve tek diga e Liqenit.  

Veliaj e konsideroi këtë si fitoren e parë kundër modelit të SHQUP-it në bashki.

Gjykata Administrative e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë që i kishte dhënë të drejtë INUK-ut për ndërprerjen e punimeve.

Statusi i plotë i Erion Veliajt në “Facebook”:

Lajm i mirë – Me vepra, jo me fjalë! Gjykata e Apelit sapo vendosi në favor të INUK/IKMT për Pallatin tek Diga e Liqenit-ndërtimi pezullohet! Faleminderit gjithë qytetarëve që besuan dhe mbështetën aksionin tonë për të ruajtur Parkun e Liqenit. Patëm kurajon ta denonconim konkretisht e t’i shkonim gjer në fund, kjo është fitorja jonë e parë kundër modelit të Shqup në bashki. Në 21 Qershor kemi verdiktin nga qytetarët se kë model duan për ta çuar Tiranën në ‪‎drejtimi e duhur! Nën administrimin e ri, Bashkia e Tiranës do jetë palë me INUK e qytetarët dhe jo me betonin, si për këtë leje tek diga ashtu dhe 60 lejet që Shqup dha pabesisht në prag fushate e që do shohin të njëjtën betejë për anulim. Bashkë për drejtimi e duhur.

/GS/

0

Autoritetet franceze kanë kthyer sot në Shqipëri 50 shtetas për shkelje të rregullave të qëndrimit në zonën Shengen.

Të riatdhesuarit mbërritën rreth orës 15:00 në portin e Rinasit. Ata udhëtuan drejt vendit tonë në një avion “Charter”, organizuar nga autoritetet franceze dhe agjencia “Frontex”.

Shtetasit e kthyer sot janë penalizuar me heqjen e të drejtës për të udhëtuar drejt vendeve të hapësirës Shengen për 5 vjet.

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga Policia Shqiptare, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese franceze dhe “FRONTEX”.

Në bordin e avionit ishte dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që u riatdhesuan si dhe në përbërje të eskortës kishte dhe një mjek e një psikolog.
/GS/

0

Presidenti i UEFA-s Mishel Platini ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj presidentit të FIFA-s, Sep Blater, se nëse nuk largohet nga posti, ekipet evropiane mund të bojkotojnë Botërorin. 

“Nëse Blater mbetet president, UEFA do të takohet në Berlin për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve me FIFA-n. A mund të largohet UEFA nga FIFA? Natyrisht”, ka thënë Platini.

Shefi i UEFA-s në një konferencë për media në Zurih, u ka bërë thirrje 53 ekipeve evropiane që të përkrahin kandidaturën e Princit Ali Bin Al Husein për president të FIFA-s.

Platini, i cili ndihmoi Blaterin të fitonte zgjedhjet e para në vitin 1998, deklaroi gjatë kësaj jave se është koha qe FIFA të reformohet.

“Me kaq mjafton. U mbush kupa. Zgjedhja e Blaterit nuk do të ishte gjë e mirë sa i takon imazhit”, shtoi ai.
/GS/

0

Projektligji i ri për arsimin ka shkaktuar debate në Kuvend mes ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ministrja Nikolla tha se ai të vlerësohet nga një komision të përbërë nga përfaqësues me vlerë nga çdo fushë.

“Numri i alternativave për një tekst shkon deri në 11. Do të ketë një komision, përfaqësues vlerash të çdo fushe. Kemi garantuar në këtë ligj dy ndërhyrje me një theks të cilat di të përcaktojnë se sa cilësor do jetë teksti dhe së dyti një tekst para se të vendoset duhet më parë të certifikohet. Ne gjetëm në sistem 4 mijë mësues të cilët rezultonin ose të mos kishin arsimin përkatës ose të jepnin mësim jashtë profilit. Ju përgjigjëm në mënyrë emergjente për ta ndryshuar këtë realitet një orë e më parë. Komisioneve përfaqësues të prindërve dhe të përfaqësuesve vendor u shtuam edhe cilësinë. Ligji që ka kaluar me Konsensus jo rrallë herë ka qenë një farsë, viktimë e korrupsionit. Propozojmë ndërhyrjet në nenin 60 por për mosheqjen e të drejtës të përfaqësuesve të prindërit dhe drejtorit të shkollës për të zgjedhur dhe hequr mësuesit nga puna”, -tha Nikolla.

Pas fjalës së ministres e ka marrë menjëherë fjalën ish-kryeministri Berisha, i cili akuzoi qeverinë se me këtë ligj qeveria po vendos korrupsionin. Shumën që Ministria e Arsimit po përdor për rikonstruksionin e godinës Berisha e ka cilësuar si një shpenzim të panevojshëm dhe shumë të madh për këtë institucion.

“Nuk do i lejoj vetes të them atë që meriton. U ftoj ju që të vizitoni një shkollë të ndërtuar nga BB në Kamzë me një shpenzim 1.3 milion euro dhe imagjinoni ju do të shpenzoni 1.2 milion euro për godinën e ministrisë.”

Një fjalë nën zë e Nikollës ka bërë që Berisha të ashpërsojë tonet, duke i thënë ministres të ketë kujdes, pasi ai nuk është Edi Rama.

Nikolla: T’ju vijë turp.
 

Berisha: Të kem turp. Mbaj gojën. 1.2 milionë euro për rindërtimin e Ministrisë së Arsimit. Ata burra që sheh aty janë me diplomë më shumë se ty. Mbajë gojën, nuk jam Edi Rama unë. Çoja atij atë fjalë që the. Të bësh tender t’i 5 milionë euro tek stadiumi Dinamo për mikun e Ramës”.

“Vetëm injoranca mund të thotë që nuk ka mësues jashtë profilit. Ju vendosët ordinerë dhe militant në vend të tyre. Më mirë një mësues fizike që nuk di të bëjë llogari sesa një nallban apo një militant. Shqipëria nuk ka një ligj.

 

Zonjë, e vërteta është që nuk ka abuzim më të madh se të shpenzosh gjithë ato shumë për kolltuqe e dërrasa në Ministri. Mjerë ai institucion që të ka ty në post”, vijoi Berisha.

/GS/

 

0

Me ngrohjen e motit dhe ringjalljen e natyrës, në ajër fillojnë të përhapen polenet të cilët shkaktojnë alergji. Alergjia ndaj poleneve bashkë me lodhjen sjell dhe rënien në mësime te fëmijët.

Sigurisht që fëmijët janë ata të cilët i shijojnë më shumë këto ditë plot diell e temperatura më të ngrohta. Por nuk duhet harruar se kjo është koha më e përshtatshme për përhapjen e poleneve. Alergjia ndaj poleneve shfaqet me shenja si lotim, kruajtje të syve dhe hundës, sekrecione nga hunda, teshtima, rinit alergjik i cili shkakton bllokimin e hundëve, kollë, marrje fryme etj. Në shumicën e fëmijëve të prekur nga riniti alergjik mund të shfaqen dhe kollë, marrje fryme dhe problemet me hundën. Nëse riniti alergjik i shfaqur në pranverë nuk kurohet, mund të shndërrohet në astmë alergjike.

Alergjia ndaj poleneve fillon zakonisht në muajin mars, vazhdon gjatë prillit e majit dhe përfundon me polenet e barit të shfaqura gjatë muajve gusht deri në nëntor.

Nëse bashkë me ardhjen e pranverës fëmija juaj ndihet i lodhur, ka skuqje në fytyrë apo pjesë të tjera të trupit, kruajtje, lotim të syve, rrjedhje hundore, teshtima të njëpasnjëshme, bllokim të hundëve dhe hemorragji nga hundët, mund të jetë i prekur nga riniti alergjik.

Rruga më efektive e kurimit të astmës alergjike është vaksina e marrë nga goja, hapat dhe vaksina e bërë në krah. Vaksinat ndaj alergjisë janë e vetmja mënyrë e ndryshimit të potencialit të ecurisë së astmës. Përveç kësaj, asnjë kurë tjetër nuk mundëson largimin e sëmundjes nga trupi. /Start/Aisa Kokiçi/

0

Sot kanë dalë në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë Kukësi – Laçi, që do të luhet të premten (29 maj) ora 20:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Çmimet janë si më poshtë:

Tribunat A dhe B1000 lekë;

Tribunat D1 dhe D3300 lekë;

Tribunat C dhe E200 lekë.

Biletat mund të blihen në biletarinë pranë “Qemal Stafës” si dhe përballë Pallatit të Kulturës në qytetin e Laçit.

“Federata Shqiptare e Futbollit këshillon të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat e autorizuara të shitjes në mënyrë që të shmanget çdo parregullsi dhe çdo tifoz të jetë i sigurt për pjesëmarrjen e tij në këtë ndeshje”, thuhet në komunikatën zyrtare të Federatës.

Ndërkohë, FSHF-ja ka përcaktuar edhe ndarjen e tifozërive në shkallët e stadiumit: mbështetësit e Kukësit do të vendosen në tribunat B, D1 dhe C, kurse për ata të Laçit janë rezervuar tribunat A, D3 dhe E.

/Start/