E shtunë, 30 Maj 2015

0

Tiranë – Biznesi i administrimit të pallateve do të regjistrohet dhe licencohet. Ky proces do të zgjasë dy vjet, afat që vendoset për plotësimin e kushteve dhe kritereve.

Pa u mbushur një vit nga udhëzimi i tetorit 2014, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ka firmosur më 19 maj 2015, një urdhër të ri që e shfuqizon të parin. Moszbatimi në praktikë i ligjit “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit”, e ka detyruar ministrinë që të marrë vetë disa kompetenca.

Njësitë vendore urdhërohen të bëjnë menjëherë regjistrimin në një libër të administratorëve ekzistues dhe të atyre që duan të hyjnë në këtë aktivitet. Për periudhën 2-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, personat fizikë dhe juridikë lejohet të regjistrohen në librin e administruesve, pa plotësuar kushtin e kryerjes së kursit të formimit profesional për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit, por duhet të kenë përmbushur kriteret e tjera.

Brenda dy vjetëve, personat fizikë dhe individët e punësuar nga personat juridikë, përgjegjës për administrimin e godinave të banimit, duhet të pajisen me certifikatën e kryerjes së kursit profesional. Pas afatit 2-vjeçar, këta persona duhet të aplikojnë sërish për konfirmimin e regjistrimit. Në mungesë të certifikatës, emrat e tyre do të hiqen automatikisht nga libri i administruesve.

Kriteret

Sipas udhëzimit, veprimtaria e administrimit të ndërtesave për banim mund të kryhet vetëm nga personat e regjistruar në librin e administruesve, të mbajtur nga njësia e qeverisjes vendore. Për t’u regjistruar, personat fizikë duhet të mos jenë dënuar penalisht. Lidhur me arsimin, vihet si kusht minimal që kandidati për administrator të ketë kryer arsimin e mesëm të përgjithshëm ose profesional. Përpara regjistrimit, kandidati duhet të jetë regjistruar në regjistrin tregtar në QKR me objekt veprimtarie administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa. Kriteri tjetër është trajnimi.

Udhëzimi përcakton se kandidatët duhet të kenë kryer trajnimin profesional fillestar dhe, në vijim, trajnimin e vazhdueshëm vjetor për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit. Kurrikulat për mësimdhënien në kurset e administrimit të bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit, hartohen nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe miratohen nga Ministria e Zhvillimit Urban. Trajnimi profesional fillestar dhe i vazhdueshëm i personave për kryerjen e veprimtarisë së administrimit kryhet nga institucionet e licencuara nga Ministria e Mirëqenies Sociale.

Pas përfundimit me sukses të testit vlerësues, institucioni trajnues lëshon certifikatën për ushtrimin e veprimtarisë së administratorit. Institucioni trajnues është i detyruar që t’i përcjellë të dhënat për personat e certifikuar në Ministrinë e Zhvillimit Urban, brenda 15 ditëve nga dhënia e certifikatave.

Për të ushtruar veprimtarinë e administratorit, krahas certifikatës për përfundimin me sukses të trajnimit fillestar, administratori duhet të kryejë rregullisht trajnimin vazhdues që mbahet çdo tre vjet. Personat juridikë kanë të drejtë të regjistrohen në librin e administruesve edhe personat juridikë, në rast se kanë të punësuar, së paku, një person, me kualifikimin dhe trajnimin e nevojshëm profesional, për çdo ndërtesë nën administrim. Gjithashtu, këto subjekte duhet të vërtetojnë se ortakët, përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë, si dhe personat e punësuar për ushtrimin e veprimtarisë së administrimit të bashkëpronësisë nuk janë të dënuar penalisht. Asambleja e bashkëpronarëve mund të kërkojë, si kusht për lidhjen e kontratës së administrimit, që administratori të nënshkruajë një policë sigurimi për mbulimin e dëmeve ndaj të tretëve për gjithë kohën e ushtrimit të detyrës. Në këtë rast, kandidati për administrator brenda 5 ditëve nga lidhja e kontratës për administrimin e bashkëpronësisë, dorëzon pranë njësisë së qeverisjes vendore edhe kopje të policës së sigurimit të nënshkruar prej tij.

Inspektimi

Kontrollet, nga bashkia dhe ministria

Njësia e qeverisjes vendore, kryesisht ose me kërkesë të çdo të interesuari, fillon procedimin disiplinor ndaj administratorit. Masat disiplinore janë: Paralajmërim me shkrim; pezullim i veprimtarisë; heqje nga libri i administruesve. Kontrolli ushtrohet nga bashkia dhe nga ministria. Mbikëqyrja inspektuese kryhet nga inspektorët e bashkisë, ndërsa, ministria kontrollon zbatimin e ligjshmërisë. Çdo person mund të ankohet në ministri dhe brenda 15 ditëve nis procedura inspektuese, mbi bazën e të cilit merret vendimi. Administratori është përgjegjësi i vetëm për të gjitha dëmet që mund të ketë shkaktuar me dashje apo nga pakujdesia, si dhe për pasojat e tjera që kanë ardhur për shkak të keqadministrimit të tij. Ai mban përgjegjësi edhe pas heqjes së tij nga libri i administruesve. Në libër shënohen edhe detyrimet që administratori i ka asamblesë së bashkëpronarëve. /Shqip/

 

0
Chelsea's interim manager Rafa Benitez looks on before their English Premier League soccer match against Southampton at St. Mary's Stadium in Southampton, England March 30, 2013. REUTERS/Philip Brown (BRITAIN - Tags: SPORT SOCCER HEADSHOT) FOR EDITORIAL USE ONLY. NOT FOR SALE FOR MARKETING OR ADVERTISING CAMPAIGNS. NO USE WITH UNAUTHORIZED AUDIO, VIDEO, DATA, FIXTURE LISTS, CLUB/LEAGUE LOGOS OR "LIVE" SERVICES. ONLINE IN-MATCH USE LIMITED TO 45 IMAGES, NO VIDEO EMULATION. NO USE IN BETTING, GAMES OR SINGLE CLUB/LEAGUE/PLAYER PUBLICATIONS

Tashmë është thuajse e qartë që Rafa Benitez do të jetë trajneri i ri i Realit të Madridit. Spanjolli do të drejtojë ekipin madrilen dhe pritet të bëjë ndryshime të mëdha te Los Blancos.

Mediat spanjolle pohojnë se ish-tekniku i Napolit kërkon përforcime për ekipin por që më shumë i ka kushtuar vëmendje lojtarëve aktualë në skuadër, madje duke menduar që të lë në stol një yll të madh siç është Kristiano Ronaldo.

Portugezi ka luajtur pothuajse çdo ndeshje me ekipin madrilen gjatë këtij sezoni dhe gjatë ndeshjeve të fundit të kampionatit u pa disi si i lodhur çka bëri që të marrë një sërë kritikash.

Sakaq, 55 vjeçari nëse arrin të transferojë Gonzalo Higuainin nga Napoli, mendon që edhe këtë yll argjentinas ta lërë në stolin e rezervave të “merengues”. Mbetet për t’u parë në ditët kur të nisë sezoni i ri i La Ligës, nëse Ronaldo të jetë titullar apo do ta shohim atë më rradhë në fushën e blertë.

 

/GS/

 

 

0

Për herë të parë gjatë katër viteve të kaluara, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e kanë përgënjeshtruar njëri-tjetrin për një takim të përbashkët. Derisa zyra e Jahjagës kishte thënë se ka mbledhur në takim Hashim Thaçin, për të diskutuar lidhur me Gjykatën Speciale, ishte Thaçi që e ka përgënjeshtruar presidenten, duke thënë takimi nuk ka pasur fare të bëjë me Gjykatën Speciale, por vetëm për përfaqësimin e Kosovës në Asamblenë e OKB-së.

Ndërkaq, analisti politik Halil Matoshi ka thënë se Hashim Thaçi po e sheh fundin e “shekullit të tij” në politikën kosovare prandaj ka nisur ta shfaqë arrogancën e tij që

shquan, duke kërcënuar një grua, paçka se ajo grua rastësisht është presidente e vendit.

“Edhe me bekimin e Hashim Thaçit! Pra, Zonja Jahjaga ishte OK derisa ia mbante ison Thaçit dhe PDK-së, e tash kur po përpëlitet, që të bjerë vetë në sy, për të mbetur ende në skenën politike edhe pas mandatit edhe ashtu kontrovers, i ka shpallur luftë Thaçit”, ka thënë Matoshi. Ai ka thënë se shkuarja e Thaçit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-ve është punë e tij si ministër i Jashtëm, nëse deri atëherë qëndron koalicioni qeverisës.

Nga ana tjetër, analisti Imer Mushkolaj thotë se raportet ndërmjet Hashim Thaçit dhe Atifete Jahjagës kanë pësuar çarje, sidomos tash para themelimit të Gjykatës Speciale.

Sipas tij, vetë reagimi i Thaçit lë të kuptohet se me presidenten ka pasur mospajtime të mëdha se kush duhet të marrë kredi për themelimin e Gjykatës Speciale dhe, po ashtu, se kush duhet ta përfaqësojë vendin në New York.

“Thaçi njihet si përfitues kredish politike për ngjarjet e mëdha, siç ishte rasti i leximit të deklaratës në Kuvend me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Duke njohur nevojën e Thaçit për primat, besoj se fërkimet me presidenten do të vazhdojnë, mbase edhe do të shtohen duke pasur parasysh pretendimet e tij për t’ia zënë vendin Jahjagës”, është shprehur ai.

0

Tiranë – Pasi konsumuan sasi të mëdha alkooli, shkuan në banesën e një shtetasi dhe e dhunuan.

Por, më pas e pësuan keqas, pasi u goditën disa herë me thikë. Policia e Korçës ka arrestuar tre persona, përkatësisht Lorenc Hyseni, 20-vjeç, Dritan Gjyzma, 24-vjeç, si dhe Nertil Dushi, 28-vjeç, të tre banues në Korçë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi,mbrëmjen e djeshme në lagjen 16, shtetasit Dritan Gjyzma dhe Nertil Dushi, duke qenë në gjendje të dehur, kanë shkuar tek shtëpia e shtetasit Sh.Hyseni dhe pas një konflikti të çastit, e kanë goditur atë, me sende të forta dhe grushte në trup dhe në kokë.

Gjatë momentit të konfliktit,djali i shtetasit SH.H, Lorenc Hyseni, ka goditur 4-5 herë në trup,me thikë shtetasin Dritan Gjyzma, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje” mbetur në tentativë.

 

/GS/

 

 

 

0

Huan Guilermo Kuadrado mund të rikthehet në Itali gjatë kësaj vere, jo në Firence por në Milano.

Siç raporton dhe “Daily Mail”, drejtuesit e Interit ndodhen në Londër ku po bisedojnë lidhur me transferimin e kolumbianit te zikaltërit. Interi është i gatshëm t’i ofrojë Çelsit një ofertë, për të rikthyer 27 vjeçarin në Itali, i cili në merkaton e janarit u largua nga Fiorentina për t’u bashkuar me “Blutë e Londrës”.

Duke patur parasysh marrëdhëniet e mira që zikaltërit kanë me Hoze Murinjon, duket se portugezi nuk do të pajtohet kollaj me një lëvizje të kolumbianit, i cili gjysmën e sezonit e ka kaluar në stol, mendohet që sezonin e ardhshëm të jetë titullar në formacionin e “Special One”.

 

/GS/

0

Kavajë – Teksa prokuroria ka nisur hetimet për manipulime zgjedhjesh edhe në Kavajë, mësohet se në këtë qytet, të paktën 800 regjistrime të reja anonime, që janë kryesisht transferime të përkohshme zgjedhësish.

Kandidati i Partisë Demokratike, Engjëll Cara akuzoi kundërshtarin se po synon të manipulojë zgjedhjet me zgjedhës fiktivë, që vijnë kryesisht nga Tirana.

“Janë 800 regjistrime të reja, anonime, që vijnë nga Tirana për t’u regjistruar në kontrata 3-mujore, vetëm e vetëm për zgjedhje”, theksoi ai.

Kandidati i djathtë zhvilloi një takim me banorët e lagjes “Grykë”, me të cilët ndau disa pika kryesore të programit të tij elektoral.

Prioritetet e programit të tij janë: Rikthimi i dinjitetit të qytetit të Kavajës dhe lufta e pakushtëzuar ndaj varfërisë.  “Në projektin tonë, primare është, kthimi i Kavajës në dinjitet. Në sot jetojmë në Kavajën tonë më të varfër se 4 vite më parë. Në këto 4 vite janë larguar nga skema ekonomike qytetarë, vetëm e vetëm se nuk ishin anëtarë të “Rilindjes”. Kemi takuar familje në nevojë që nuk kishin mundësi të blinin ilaçe”.

Kandidati për Kavajën Cara, u fokusua sërish në luftën kundër varfërisë.

“Programi ka prioritet numër një luftën kundër varfërisë. Në buxhetin e ardhshëm të Kavajës, fond i veçantë do të jetë për familjet në nevojë”, tha Cara.

 

/GS/

 

0

Shtetet e Bashkuara hoqën sot Kubën nga lista e vendeve mbështetëse të terrorizmit, një hap i mëtejshëm drejt rifillimit të lidhjeve diplomatike mes dy vendeve pas një ngrirjeje prej pesë dekadash.

Pak pas takimit me Presidentin kubanez Raul Castro në prill, Presidenti amerikan Barack Obama bëri të ditur se synonte ta hiqte Kubën nga lista ndërsa dy vendet po shkojnë drejt hapjes së misioneve diplomatike në Uashington dhe Havanë. Kongresi amerikan kishte një dritare prej 45 ditësh që të shprehte kundërshtimin e tij por nuk e bëri një gjë të tillë.
Ndërsa ky afat mbyllej sot, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e hoqi Kubën zyrtarisht nga lista. Shtetet e Bashkuara thanë se kanë ende “shqetësime dhe mosmarrëveshje të konsiderueshme me një gamë të gjerë politikash dhe veprimesh të Kubës”.

Megjithatë Departamenti i Shtetit tha se ishulli fqinj i Shteteve të Bashkuara nuk kishte mbështetur terrorizmin ndërkombëtar gjashtë muajt e fundit dhe e kishte siguruar Uashingtonin se nuk do ta bëjë një gjë të tillë në të ardhmen, kriteri që u ndoq për heqjen e Kubës nga lista.

0

Mesfushori kosovar me pasaportë belge Adnan Januzaj ndodhet në Spanjë për të kryer testet mjekësore te skuadra e Real Sociedad.

Ai do të lerë Mançester Junajtid pas një sezoni të dështuar dhe do t’i bashkohet La Ligës me fanellën e Sociedadit.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar “Oierfano”, i cili nuk jep detaje rreth marrëveshjes së Januzajt me “bardhekaltërit”. 20 vjeçari nuk gjeti dot hapësirat e duhura nën drejtimin e Luis Van Gal, duke luajtur disa ndeshje për skuadrën e dytë të Mançeste Junajtid.

Me ardhjen e talentit Memfis Depaj te “Djajtë e Kuq”, kosovari duket se nuk bën më pjesë në planin e holandezit Van Gal duke parë që konkurrenca për një vend titullari është e madhe. Te Sociedadi, Januzaj do të bashkohet me ish-trajneri e Junajted David Mojes, i cili e ka mbështetur shumë kosovarin në fillimin e karrierës së tij.

/GS/

 

 

0

Belsh – Kryetari i Partisë Demokratike  Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të Belshit, Cërrikut dhe Bradasheshit në Elbasan. Banorët e njohën z. Basha me shqetësimet e tyre, që nga rënia e fuqisë blerëse, rritja e çmimit të energjisë e deri tek pamundësia për të blerë ilaçet. Një zonjë i tha z. Basha se po kurohet me kura popullore se nuk ka të ardhura për të blerë ilaçe. Nëpër dyqane gjen të mbivendosura mbishkrime, “nuk japim më veresie”.

“Vota për Partinë Demokratike, unë premtoj do të shkojë për paketën tonë të shpëtimit, të ulim taksën në minimum, më të ultën në Ballkan, të ulim çmimin e energjisë, që ato lekë që i çojmë për fatura e kamatë-vonesat, t’i kenë në xhepin e tyre, të vijnë e të blejnë bukë e të blejnë mallrat kryesore, të heqim TVSH-në për mallrat e shportës, që të paktën t’i paguajnë 20% më pak. Ç’ kuptim ka që shteti vjen e të merr 20% për vezën, bukën, kurse ai tjetri s’ka lekë të japë për bukën?!”, tha Basha.

Në zonën e Dumresë, banorët merren me kultivimin e duhanit dhe  shqetësim i tyre është rritja e kostove të punimeve bujqësore për shkak të rritjes së çmimit të naftës  dhe energjisë. Banorët thonë se marrin me listë plehrat kimike por pamundësia për t’i shlyer i ka bërë që tregtarët të mos ua japin më. Problem, thanë banorët janë gjithashtu faturat abuzive të energjisë dhe emigrimi i madh i banorëve që nuk shohin asnjë shpresë.

“Kjo zgjidhet me votë dhe në 21 qershor ju keni mundësinë që këtë të keqe ta ndalni me votën tuaj por nga ana tjetër, duke votuar për Partinë Demokratike në 21 qershor, ju bëni një zgjedhje për platformën tonë të uljes së çmimit të energjisë me 25% dhe faljes së kamatë-vonesave për të gjithë banorët e Dumresë”

 

0

Sulmuesi legjendar i Kombëtares portugeze Luis Figo, ka kërkuar dorëheqjen e Zep Blater nga posti i presidentit të FIFA-s edhe pse ai u rizgjodh përsëri dje.

Zvicerani mposhti konkurrencën e princit jordanez Ali, për të qenë edhe një mandat tjetër në këtë post, por sërish ka pasur polemika për ata që kanë ndikim në futboll.

“Sot ishte një ditë e zezë në Zyrih. Futbolli ka humbur dhe vetë ata që kujdesen për futbollin kanë humbur gjithashtu”.

“Nëse Blater do kujdesej sadopak për futbollin ai me ndershmëri duhej të dorëhiqej vetë. Nëse ka pak dinjitet ose ndërgjegje ai do të dorëhiqet pak ditë më vonë”, deklaroi Figo.

/GS/

0

Tiranë – Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot masën e sigurisë për tre personat e arrestuar në lidhje me vrasjet e ndodhura mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë.

Vëllezërit Markeljan dhe Klejvi Doçi akuzohet se kanë vranë shtetasin Besnik Sulku, ndërsa shtetasi italian Salvatore Letizzia akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e dy personave të tjera.

Paraprakisht, dy vëllezërit Doçi kanë pranuar kryerjen e krimit dhe motivet që i kanë shtyrë drejt një akti të tillë.

Ata kanë deklaruar se ishin në mbrojtje të xhaxhait të tyre, dhe se armët ua kishte dhënë i ndjeri Mentor Lufi, i cili u kishte thënë se do të mbante ai përgjegjësi për çfarëdo që të ndodhte.

“Unë e vrava edhe atë, (ka drejtuar gishtin drejt trupit të pajetë të Besnik Sulkut), edhe këtë tjetrin që është poshtë makinës. Shikoni se duhet të jetë poshtë makinës sepse e përplasa. Më vranë xhaxhain. Të dy e qëlluan dhe unë u përgjigja për jetën e tij”, mësohet të ketë thënë Markeljan Doçi në momentin kur është ndaluar nga Policia.

Deklaratat e Lufit duket se tregojnë se ai ndihej i rrezikuar dhe se po organizohej një atentat ndaj tij.

0

Shkodër – Një 37-vjeçar banues në Fier u arrestua nga policia e Shkodrës orët e vona të mbrëmjes së shkuar. Shtetas Bledjan Lapi, është kapur në flagrancë në rrugën automobilstike Bajzë – Hot, me një kamionçinë të markës “Benz”, me të cilin po transportonte 34 shtetas të vendeve të treta.

Ky shtetas, klandestinët i kishte marrë në Dropull të Gjirokastrës me datë 28.05.2015, me qëllimin për t’i çuar deri në fshatin Hot , të rrethit Malësi e Madhe, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, kundrejt shumës 1700 euro. Veprimet e para procedurale u kryen nga Specialisti i Hetimit në DRKM-Shkodër.

Materialet në ngarkim të shtetasit Bledjan Lapi, i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

 

/GS/