E enjte, 28 Maj 2015

0

Tiranë – Ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe Presidentit i Republikës, Bujar Nishani shprehur hapur kundërshtitë e tyre në lidhje me reformën në drejtësi dhe veçanërisht në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në konferencën e 10-të e Rrjetit Ballkanit dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësore, Naço tha se ndryshimet ligjore duhet të nxjerrin jashtë Presidentin nga drejtimi i KLD-së.

“Sigurisht që këto ndryshime të nevojshme dhe imediate nuk ishin reforma e kërkuar, pasi KLD si institucion kryesor i menaxhimit të funksionimit të sistemit gjyqësor është pjesë e axhendës së reformimit të thellë, reformë kjo e cila mund të kërkojë dhe ndryshime kushtetuese, ku mund të jetë vendi për të rivlerësuar pjesëmarrjen në këtë organizëm të Presidentit të Republikës si Kryetar i KLD-së dhe duke ja kaluar këto kompetenca Kryetarit të Gjykatës së Lartë, vlerësimin e mundësisë që Ministri i Drejtësisë  të mos jetë anëtar i KLD, rolin e Inspektoritatit të Ministrisë së Drejtësisë, apo funksioneve që këto institucione duhet të kenë brenda këtij këshilli”, tha Naço

Por, Nishani tha se Kushtetuta e ka bërë të qartë rolin e Presidentit. “Parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve si një nga parimet bazë të kushtetutave moderne u jep mundësi tri degëve të qeverisjes (legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit) që jo vetëm të respektojnë njëra-tjetrën në ushtrimin e funksioneve të tyre, por edhe të kontrollohen e ndihmohen në mënyrë të ndërsjellë me qëllim funksionimin sa më mirë të qeverisjes së vendit. Ky parim, duke mos qenë qëllim në vetvete ndihmon që pushteti të shpërndahet në disa mbajtës me funksione e detyra të ndryshme për të siguruar reciprocitet dhe respekt për një drejtësi më të madhe dhe korrektesë në ushtrimin e saj”, theksoi ai.

Sipas Nishanit, ky parim ndikon gjithashtu edhe në bashkëveprimin e pushteteve duke dhënë garanci dhe siguri më të lartë në marrjen e vendimeve të drejta dhe të peshuara. “Kjo është arsyeja që reforma në drejtësi, por edhe çdo reformë tjetër me rëndësi kombëtare si një proces gjithëpërfshirës e bën të detyrueshme pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë e institucionalë të vendit, përfshirë edhe shoqërinë civile si një aktor thelbësor i shtetit të së drejtës. Në këtë proces, edhe roli i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Shqipëri është i pazëvendësueshëm”, u shpreh ai.

Nishani tha se dy janë sfidat kryesore me të cilat po përballet gjyqësori në Shqipëri. “Nga njëra anë, mbrojtja dhe forcimi i pavarësisë, integritetit, profesionalizmit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve në marrjen e vendimeve. Nga ana tjetër, lufta pa kompromis kundër korrupsionit në radhët e tyre, një sëmundje që gërryen dhe kompromenton jo vetëm pushtetin gjyqësor si të tillë, por dëmton rëndë qeverisjen si dhe sistemin politik dhe juridik në vend”, vijoi.

/S.Ll/Gazeta Start/

 

0

Kaloi dhe vizita e shumëpërfolur e kryeministrit serb në vendin tonë, një vizitë që tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve duket se ka kaluar më së miri.

0

Tiranë – Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE /ODIHR-it, Audrey Glover zhvilloi sot takime të ndara me presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Në njoftimin e shkurtër të Presidencës thuhet se në “këtë takim u diskutuan çështje të reformës territoriale si dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor në tërësi”.

Gjatë takimit me shefen e vëzhguesve, kryetari i LSI-së Meta, theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim inkurajon sa më shumë vëzhgues ndërkombëtarë për monitorimin e zgjedhjeve.

Meta vuri në dukje se mazhoranca është e përkushtuar për të arritur standardet më të larta bashkëkohore të zhvillimit të zgjedhjeve, ku të gjithë kandidatët të kenë hapësirat maksimale për të komunikuar me elektoratin dhe zgjedhësit të shprehen lirisht për të zgjedhur kandidatët që do të administrojnë qytetet e tyre.

Meta vlerësoi tonet qytetare me të cilat po zhvillohet kjo fushatë e zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe shprehu bindjen se populli shqiptar ka qytetarinë e duhur për t’u shprehur lirisht e denjësisht në 21 qershor.

 

/GS/

0

Tiranë – Ministria e Financave vazhdon shpërndarjen e borxheve të prapambetura ndaj biznesit. Duke filluar nga data 25 maj 2015, janë bërë të njohura emrat e subjekteve përfituese, të cilat mund të gjenden lehtësisht në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave.

Ministria e Financave iu bën thirrje, të gjithë atyre që i përfitojnë këto shuma të kryejnë procedurat ligjore për tërheqjen e tyre dhe në rast të ndonjë problemi, të raportojnë në faqen zyrtare të mësipërme.

Ministria e Financave vetëm pas pak ditëve do të bëjë të njohur të dhënat e plota për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, përfshirë vitin 2013, 2014 dhe periudhën korrente.

“Sikurse jeni në dijeni, Qeveria shqiptare në muajin shkurt 2014, me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 50, datë 05.02.2014, miratoi Strategjinë e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura e të planit të veprimit ndaj biznesit dhe individëve”, thekson deklarata.

Në kuadër të strategjisë, deri më datë 25 maj 2015, Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 14.33 miliardë lekë detyrime të prapambetura sipas kategorive: (i) Investimet publike, janë alokuar 5.8 miliardë lekë dhe janë paguar apo çelur 91 % e shumës (ii) Shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.2 miliard lekë, (iii) dhe janë paguar apo çelur 32 % të shumës, rimbursim TVSH-je janë alokuar rreth 4.5 miliardë lekë dhe janë paguar apo çelur 91 % të shumës, (iv) “Të tjera” janë alokuar 3.8 miliardë lekë ku përfshihen: detyrimet për “Vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 1.6 miliardë lekë, “Shpronësimet” janë alokuar rreth 1 miliard lekë  dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë dhe janë paguar apo çelur 69 % të tyre.

 

/GS/

 

 

0

Tiranë – Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vendosur të dekretojë ligjin për hapjen e pjesshme të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Kreu i Shtetit ka dekretuar sot disa ligje, e midis tyre edhe ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Ligji u kundër nga shoqëria civile si dhe nga opozita, ndërsa u propozua nga ish-ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj.

Ky ligj do të zbatohet për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor 1944, deri 31 mars 1990, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, autoritetet publike, persona fizikë dhe personat juridikë privatë.

Për këtë qëllim, do të ngrihet edhe Autoriteti për Informimin me të dhënat e ish-Sigurimit të Shtetit, që do të jetë një autoritet i pavarur, i përbërë nga 5 anëtarë, të zgjedhur nga Kuvendi, nga radhët e shtetasve të shquar, me integritet të lartë profesional e moral, të cilët, ndër të tjera, duhet të përmbushin edhe kriterin e pastërtisë së figurës.

Në funksion të ofrimit të garancive maksimale të pavarësisë, është parashikuar zgjedhja e anëtarëve fillimisht me shumicë të cilësuar, e vetëm në rast se dështohet të zgjidhen me këtë procedurë, anëtarët zgjidhen me shumicë të thjeshtë, në votimin e dytë. Autoriteti është parashikuar të funksionojë si organ kolegjial, i mbështetur në veprimtarinë e tij nga një Sekretariat Teknik. Rregullorja e funksionimit të tij, struktura dhe organika e Sekretariatit Teknik, miratohen po nga Kuvendi.

Procesi i mbledhjes së dokumenteve

Për identifikimin dhe mbledhjen e dokumenteve parashikohet detyrimi i të gjitha autoriteteve publike dhe arkivave të mbështesin Autoritetin në gjetjen dhe mbledhjen e dokumenteve. Ky proces funksionon në dy mënyra: 1. Vënia në dijeni e Autoritetit, kryesisht, nga autoriteti publik apo arkiva, kur këto janë në dijeni apo konstatojnë, gjatë përmbushjes së detyrave, se zotërojnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, apo kopje, ose dublikata të tyre; dhe 2.

Me kërkesë të Autoritetit, kur ky ka arsye të mendojë se dokumente të caktuara mund të gjenden pranë një autoriteti publik apo arkive. Detyrimi për vënien në dijeni të Autoritetit mbi ekzistencën e dokumenteve dhe vënien në dispozicion të tyre, rëndon edhe mbi personat fizikë, ose juridikë privatë. Mospërmbushja e këtij detyrimi prej këtyre të fundit është parashikuar të përbëjë kundravajtje administrative.

E drejta për informim

Projektligji përcakton rregulla dhe procedura të detajuara për garantimin e të drejtës për informim për personat për të cilët ish-Sigurimi i Shtetit ka mbledhur të dhëna, bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, të favorizuarit, rrethin e trashëgimtarëve të këtyre të fundit, institucionet, të interesuarit për qëllime hulumtuese, historike e të rivlerësimit politik dhe median.

Kërkuesit i njihet e drejta për t’u njohur me dokumentet kur ai ka cilësinë e të prekurit, palës së tretë, bashkëpunëtorit apo të favorizuarit të ish-Sigurimit të Shtetit, ose është një përfaqësues me prokurë i këtyre të fundit. Kjo e drejtë përfshin njohjen dhe shqyrtimin e dokumenteve origjinale, ose dublikatave të tyre. Kur dokumentet, ose dublikatat, përveç informacioneve personale mbi kërkuesin, përmbajnë edhe të dhëna për të prekur të tjerë apo palë të treta, shqyrtimi i dokumenteve origjinale garantohet vetëm, kur kjo miratohet nga të prekurit e tjerë apo palët e treta, ose është e pamundur ndarja e të dhënave mbi të prekurit e tjerë apo palët e treta, ose është e mundur vetëm me përpjekje të pajustifikuara dhe nuk ka arsye për të prezumuar se të prekurit e tjerë apo palët e treta kanë interes të ligjshëm në mbajtjen e këtyre informacioneve të fshehta.

Gjithashtu, do u jepet të prekurve informacion për dokumentet që ekzistojnë dhe që janë përgatitur për ta, me kërkesën e tyre. I prekuri, kur ka të tilla, jep në kërkesë të dhëna të cilat e mundësojnë gjetjen e dokumenteve. E drejta për të kërkuar informacion mbi ekzistencën e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit për personat e vdekur dhe të shpallur të zhdukur, u njihet edhe të afërmve të tyre, sipas radhës: fëmijët; bashkëshortet, fëmijët e fëmijëve, prindërve, vëllezërve dhe motrave.

 

/GS/

 

0

Nëse ju dëshironi që të keni një pamje befasuese duhet me patjetër që të përdorni këtë produkt.

0

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, u takua me banorë të njësisë nr. 5 dhe nr. 2 në Kryeqytet, me të cilët ndau shqetësimet për gjendjen e rrugëve, zënien e hapësirave publike, problemin e parkimeve dhe mungesën e ujit të pijshëm. Banorët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me mungesën e lulishteve mes pallateve, por edhe zënien e hapësirave nga makinat.

“Hiqini depozitat se u helmuan njerëzit”, shprehu shqetësimin e saj një banore e njësisë nr.5. “Duam që kjo hapësira të kthehet në gjendjen e mëparshme, pra në lulishte për fëmijët dhe të moshuarit… Tani ka mbetur gjysma se gjysma tjetër është bërë parking”, tha një tjetër.

“I gjithë blloku këtu është amortizuar, ndaj kush i ka zënë lulishtet për t’i bërë parking, do ta kthejmë sërish në lulishte. Çdo pallati do t’i vëmë një administrator dhe ai do të raportojë menjëherë në bashki për çdo problem, në mënyrë që edhe investimet të ruhen”, u përgjigj Veliaj.

Shqetësimit për mungesën e kapakëve të pusetave nëpër rrugë, ai iu përgjigj se do të kujdeset që në ditët e para, për mbylljen e tyre. “Ky është qyteti i vetëm ku njerëzit bien nëpër puseta”, tha Veliaj.

“Pyetja që unë kam është: Si jeton Dr. Halimi në këto kushte? Në qoftë se standardi i Halimit është që ta bëjë Tiranën si lagjen ku jeton edhe vetë, është turp i madh. Prandaj them, duhet të jetë siklet shumë i madh që të jesh kandidat i SHQUP-it, ta kesh lagjen në këtë gjendje dhe të kërkosh votat e njerëzve”, tha Veliaj, duke kaluar në zonën ku banon kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës.

“Ja kjo është gjendja, ja ky është problemi, se gjysma e parkut është zënë nga muret e këtij. Flasin për ndershmërinë, për sinqeritetin e tij, banorët thonë po ku?”, u shpreh një banor.

Një tjetër shtroi problemin e hipotekimit të pallateve, duke vënë në dukje se kryebashkiaku aktual nuk e mbajti premtimin e dhënë 4 vjet më parë. “Pra, ato 350 pallatet që premtoi se do t’i hipotekonte në 4 vjet, nuk e bëri. Në bashkinë e re, pallatet që janë bllokuar për hipotekim do t’i zhbllokojmë”, tha Veliaj.

Në njësinë nr.2, banorët shprehën shqetësimet e tyre për ndërtimet, trotuaret, dhe parkimet. Sipas tyre, bashkia nuk treguar asnjë vëmendje ndaj kësaj zone. “Siç e shikon, ne jetojmë akoma këtu si në mesjetë, me gardhe…”, thanë ata.

“Kemi identifikuar të gjitha hapësirat që ose janë uzurpuar ose janë kthyer në parkingje ilegale, të cilat me pak punë do t’i kthehen komunitetit. Pra, nëse komuniteti do parking, do të bëhet parking, nëse do lulishte do të bëhet lulishte. Vetëm te kjo lagje kemi identifikuar 27 hapësira që do të kthehen në parkim për komunitetin”, u shpreh Veliaj.

 

0

Në muajin gusht të vitit të kaluar, mediat në Ballkan kanë raportuar me një ndjenjë “lehtësimi” për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, një militanti famëkeq të Shtetit Islamik, gjatë një sulmi ajror në Siri.

0

Anketat e fundit të opinionit në Turqi parashikojnë se partia AK në pushtet mund të humbasë shumicën në parlament në zgjedhjet e 7 qershorit. Analistët paralajmërojnë se mund të ndodh një ndryshim i rëndësishëm në politikën e jashtme lidhur me Sirinë dhe fluksin e refugjatëve në vend.

Fundi i gati 14 vjetëve në pushtet për partinë me bazë islamike do të ketë një ndikim të thellë në politikën e jashtme turke, parashikon analisti Kadri Gursel me gazetën Milliyet dhe faqen elektronike Al-Monitor.

“Pas një koalicioni të tillë mund të flasim për kthim të politikës së jashtme turke. Së pari institucionalizim, së dyti parashikueshmëri; së treti politikë të jashtme laike. Dhe sigurisht elementi i katërt: marrëdhënie të mira dhe paqësore me fqinjët tanë.”

Të gjitha partitë opozitare e kanë akuzuar partinë AK se ka ndjekur një qëndrim gjithnjë e më pro-suni në rajon, duke e bërë Turqinë aleate me vende të dominuara nga sunitë si Arabia Saudite dhe Katari – akuzë që qeveria e hedh poshtë.

Politika e Ankarasë kundrejt Sirisë ka të ngjarë të shoh ndryshimin më të madh në se zgjedhjet sjellin një qeveri koalicioni, parashikon Sinan Ulgen me Institutin Carnegie në Bruksel.

“Rezultati do të ishte sigurisht një rikalibrim i politikës turke në Siri dhe sigurisht një zvogëlim të angazhimit të grupeve opozitare.”

Qeveria e partisë AK është ndër mbështetëset më të zjarrta të rebelëve sirianë dhe është angazhuar për të rrëzuar regjimin e presidentit Assad. Kjo politikë është kritikuar ashpër nga partitë opozitare që fajësojnë qeverinë për nxitje të konfliktit sirian dhe e konsideron atë pjesërisht përgjegjëse për gati 2 milionë refugjatë sirianë që kanë shkuar në Turqi.

Shqetësimet po shtohen mes politikanëve kundërshtarë mbi kërcënimin e grupeve radikale islamike në kufirin sirian dhe përdorimin e terrotorit turk si një autostradë xhihadiste. Çdo partner i mundshëm i koaliciont, sipas analistit Gursel do të kërkonte një fund të praktikave të tilla.

“Një koalicion do të mundësonte Turqinë të kontrollojë rrezikun e dëmeve në Siri, duke u dhënë fund mbështetjes së heshtur të organizatave të lidhura me al-Qaida, duke i dhënë fund mbështetjes së heshtur për ISIS, duke siguriar kufijtë dhe duke i dhënë fund qasjes ideologjike ndaj krizës në Siri.”

Partia AK kundërshton me forcë të ketë dhënë mbështetje për Shtetin Islamik, por ka konfirmuar se ka shtuar bashkëpunimin me Riadin dhe Katarin në mbështetjen e grupeve të tjera islamike.

Kjo mbështetje, thonë analistët është e rëndësishme në përparimet e fundit nga këto grupe kundër forcave pro-Assadit. Me një kufi prej 900 kilometrash me Sirinë, Turqia është rruga e vetme e furnizimit për rebelët në veri të Sirisë. Kreu i partisë kryesore opozitare, Populli Republikan, Kemal Kilicdaroglu, këtë muaj premtoi të mbyll kufirin Turqi-Siri.

Cilado parti politike që do të formojë një qeveri të mundshme koalicioni në Turqi, do të jetë gjithashtu një faktor në përcaktimin e politikës së jashtme në të ardhmen, thotë analisti Ulgen.

“Një koalicion me partinë kurde HDP mund të punojë drejt një zgjidhje të problemit kurd që do të ketë patjetër një ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet me kurdët në Irak dhe se si e sheh situatën rajonale. Një koalicion me MHP nga ana tjetër mund të sjell pesimizëm për zgjidhjen e çështjes kurde por po ashtu edhe në atë të politikës së jashtme. Turqia ka të ngjarë të miratojë një qëndrim më nacionalist.”

Thellimi i marrëdhënieve të AK me qeverinë gjysmë-autonome të Kurdistanit shihet nga vëzhguesit si një nga arritjet më të mëdha të politikës së jashtme. Kurdistani në Irak sipas disa llogaritjeve është partneri i dytë më i madh tregëtar i Turqisë. Ndërsa përpjekjet e qeverisë për paqe me grupin rebel PKK janë delikate, ato vlerësohen gjitashtu si të rëndësishme për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit. Vëzhguesit thonë se kushdo që formon një qeveri, do të paguaj një kosto të madhe nëse njëra nga këto arritje fashitet. /VOA/

 

 

0

Tiranë – Nga faktori më i madh i rrezikut për financat publik, sektori i energjisë elektrike është kthyer në ndihmësin kryesor për stabilitetin e të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhetit të shtetit të paktën për katër muajt e parë.

Efekti pozitiv neto i sektorit është plot 1.4 miliardë lekë për janar-prill. Burimet konfidenciale të Monitor bënë të ditur se, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka paguar tatimin mbi fitimin për periudhën në fjalë në një vlerë prej 600 milionë, lekë duke kontribuar kështu në rritjen e të ardhurave nga tatimi fitimi më rreth 30 për qind.

Nga ana tjetër buxheti nga krahu i shpenzimeve kurseu rreth 800 milionë lekë si shpenzime të llogaritura për të subvencionuar blerjen e energjisë. Mirëpo reshjet e mbara dhe miradministrimi i grumbullimit të faturave nga OSHE ka bërë që kjo shumë të kursehet. Situacioni i katërmujorit të parë tregon se, efekti pozitiv që ka dhenë sektori i energjisë në buxhet është plot 10 milionë euro.

Në 5 vitet e fundit energjia elektrike ka qenë rreziku kryesor për stabilitetin e treguesve makroekonomike në vend madje më shumë se, efektet e krizës ekonomike.

Pas vitit 2009, mbështetja buxhetore për energjinë ka qenë e lartë. Më 2011 dhe 2012, buxheti kreditoi me fonde të drejtpërdrejta importin e energjisë, për shkak të emergjencës që lindi nga mungesa e prodhimit vendas. Kjo shënoi një precedent të pa aplikuar më parë, i cili mori kritika edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare. Por barra erdhi gjithnjë e më shumë.

Mbështetja indirekte për sektorin e energjisë vijoi të jetë gjithnjë e më e lartë. Kjo përfshin kredi të garantuara ndaj KESH për importet e energjisë elektrike, si dhe borxhin e institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore. Nevoja për kredi me kushte tregtare nga KESH u rrit në mënyrë drastike në fund të vitit 2012, kur CEZ ndaloi importimin e energjisë për të mbuluar humbjet e shpërndarjes. Kjo mbështetje shkoi në rreth 30 miliardë lekë në fund të 2014. /Monitor/

 

 

 

0

Ndonëse Gjykata Themelore në Mitrovicë pas shpalljes së aktgjykimit në rastin “Drenica 2” dënoi me burgim deputetin e PDK-së, Fadil Demaku, ai sot është parë në sallën Kuvendin e Kosovës.

0
Një grup këshilltarësh nga komunat veriore të Kosovës të mërkurën kanë shprehur shqetësimet e tyre në takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Ata janë ankuar për mungesë të lëvizjes së lirë dhe pamundësinë për t’u rikthyer në shtëpitë e veta, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësues komunalë kanë tërhequr vërejtjen se shteti serb po punon që ta kolonizojë veriun, duke ndryshuar raportin etno-demografik. Pakënaqësi kanë edhe ndaj institucioneve lokale të drejtuara nga serbët, të cilat janë “diskriminuese” për shqiptarët, sidomos kur është fjala te punësimet.

Nazmi Ismajli, nga Këshilli i Veriut, ka deklaruar se janë 420 banesa në veri të uzurpuara nga serbët, si dhe 200 shtëpi të tjera që presin të ndërtohen.

Edhe Bashkim Cimili, këshilltar i PDK-së në Komunën e Mitrovicës Veriore, ka shfaqur brengat për ndërtimet serbe në atë pjesë, ku, sipas tij, Serbia tashmë ka ndërtuar mbi 30 ndërtesa shumëkatëshe.

Ndërkaq Ukshin Veseli, përfaqësues i LDK-së nga fashti Çabër i Komunës së Zubin-Potokut ka potencuar se edhe pse mund të ndërtojnë shtëpi, sfidë janë punësimi dhe problemet sociale. Kërkesa e tij ishte që shqiptarët të kenë përkrahje në sektorin e bujqësisë.