E premte, 22 Maj 2015

0

Deklarata e kryeministrit Rama se Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO pa realizuar tërësisht marrëveshjen e Ohrit, ka nxitur reagime të ndryshme ne Maqedoni.

Veç qëndrimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme maqedonase  një tjetër deklaratë me tone të ashpra ka ardhur nga nënkryetari i parlamentit Antonio Milloshovski.

Kryeministri Edi Rama dha një deklaratë të dëmshme dhe të palogjikshme. Është e palogjikshme të bëhesh trim dhe të kërcënosh shtetin fqinj me bllokadë, e cila është e bllokuar edhe nga një shtet tjetër. Siç është gabim që të përzihesh në punët e brendshme përmes keqpërdorimit për anëtarësim në NATO. Me këtë bllokadë të mundshme Rama nuk do të kënaq aleatët e Uashingtonit, dhe për këto merita Rama mund të merrte medalje nga Moska.
Kryeministri Edi Rama nuk mund të jetë lider me vizion për rajonin por vetëm një politikan i mesëm i cili shet populizëm patriotik për përdorim të brendshëm me të cilët i dëmton të gjitha përcaktimet evro-atlantike të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, duke i përfshirë edhe shqiptarët në Maqedoni me çka dëshiron të imponohet si padron suprem”, shkruan Antonio Milloshovski në “Facebook”.

/GS/

0
Pamje nga aksioni
Pamje nga aksioni

Tiranë – Ministria e Shëndetësisë ka nisur sot procesin e dezinsektimit të mushkonjave në Liqenin Artificial të Tiranës, si dhe në mbi 3 mijë puseta në kryeqytet, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Tiranës dhe shmangur bezdisjen nga insektet gjatë sezonit të verës. Procesi i dezinsektimit, i cili po kryhet për herë të parë pas 25 vitesh në Tiranë, nisi sot në orën 2 të mëngjesit nga ministri Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i cili shoqërohej edhe nga kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, z. Erion Veliaj.

“Fillojmë sot procesin e reduktimit të pranisë së mushkonjave në zonën e Tiranës, qoftë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, qoftë për të eleminuar një bezdisje që i shoqëron ata gjatë stinës së ngrohtë. Është një proces, i cili nuk mbahet mend të jetë bërë në Tiranë për të paktën 25 vjet. Vjet e filluam në bregdet, sivjet jemi shtrirë edhe në shumë zona të tjera urbane. Ky është një angazhim i qeverisë shqiptare për të qenë shumë më pranë qytetarëve, duke filluar me parandalimin. Në Tiranë janë të paktën 3 mijë puseta të konstatuara, të cilat kanë nevojë për këtë proces, i cili do të zhvillohet në muajt e ardhshëm, ku çdo dy javë do të kemi të paktën 12 ndërhyrje”, u shpreh ministri Beqaj.

 

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Veliaj, e cilësoi këtë proces një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Tiranës, të cilët pas 25 vitesh po shohin diçka konkrete për përmirësimin e jetës së tyre. “Njerëzit janë lodhur nga politika e madhe, nga sherrnaja dhe 4 vitet e gërhitjes në Bashki e Tiranës, ndaj aksioni i sotëm në orën 2 të mëngjesit, tregon se kur shteti do, shteti bën. Vizioni ynë për të pasur një qeveri dhe bashki 24 orë në punë, përkthehet në aksionin e sotëm, ku me një përpjekje konkrete dhe investim modest mund të përmirësohet ndjeshëm jeta e qytetarëve të Tiranës, të cilët teksa afron vera ndihen të bezdisur nga infeksionet, mushkonjat, plehrat dhe papastërtitë. Sot kemi vendosur një etalon se mund të kemi një bashki, e cila punon 24 orë në ditë, ashtu siç kemi edhe një qeveri, e cila i rri punës te koka edhe në 2 të mëngjesit”, deklaroi Veliaj.

Dezinsektimi është një proces i rëndësishëm dhe efikas, sidomos kur zbatohet me përpikmëri dhe masat e nevojshme. Ky proces ka rifilluar në vendin tonë në masë në vitin 2014, kryesisht në zonat bregdetare publike dhe më tej, si në disa zona në Prefekturën e Vlorës si dhe Sarandën, Prefekturën e Fierit, Durrësit dhe Lezhën, duke përdorur agjentin biologjik Bti, i cili nuk ka ndikim në shëndetin publik dhe mbi organizmat e tjerë ujore, përveç larvave të mushkonjave.

Këtë vit kemi një trefishim të zonave që do të dezinfektohen, duke përfshirë edhe shumë zona në Tiranë. Procesi i dezinsektimit që do të zbatohet gjatë vitit 2015 në zona bregdetare dhe disa zona urbane bazohet në kontrollin e larvave me anë të përdorimit të agjentit biologjik  Bacillus turingensis israeliensis (Bti), i cili nuk ka ndikim në organizmat e tjerë ujore, përveç larvave të mushkonjave. Gjithashtu, në gropa septike dhe vatra me ndotje të lartë do të përdoren barriera fizike. /GS/

0

Do të bëhet autopsia e nëntë kosovarëve të vrarëve në konfliktin e ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë më 9 e 10 maj.  

Kështu deklaroi prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ali Rexha.

“Arsim Gërxhaliu dhe shërbimi i tij më tregoi se familjarët kanë kërkuar të bëhet autopsia dhe ajo do të bëhet”, tha prokurori Rexha. Prokurori tregon se është në pritje të kërkesës së familjarëve të viktimave për të lëshuar urdhërin e autopsisë.

“Nëse ka nevojë edhe do ta lëshojmë urdhrin për autopsi, sepse e meritojnë pasi që e kanë kërkuar familjarët dhe ajo do të bëhet në bazë të kërkesës së familjarëve. Kur të vijë kërkesa te unë do ta shqyrtoj dhe autopsia do të bëhet”, tha Rexha. Mbërritën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kosovë trupat e vrarë në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës më 9 e 10 maj./GS/

0

Era e pakëndshme e gojës shpesh na vendos në situata të sikletshme.

0
Foto ilustrim
Foto ilustrim

Tiranë – Një shpërthim eksplozivi u regjistrua në një shtëpi në Kamzë, për fat pa shkaktuar të lënduar.

Lënda plasëse është vendosur në murin rrethues të një banese, çka duket më shumë një mesazh për shtetasin me iniciale D.A, pronar i ndërtesës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

 

/GS/

0
DORTMUND, GERMANY - DECEMBER 04: Ilkay Guendogan of Dortmund runs with the ball during the UEFA Champions League group D match between Borussia Dortmund and Manchester City at Signal Iduna Park on December 4, 2012 in Dortmund, Germany. (Photo by Martin Rose/Bongarts/Getty Images)

 

Barcelona ka arritur të bindë Ilkay Gundoganin që të transferohet në “Kamp Nou”, duke thyer kështu konkurrencën e Mançester Junajtid dhe Bajernit të Mynihut.

Mesfushori turko-gjerman shihet si zëvendësuesi ideal i Ksavi Hernandesit i cili njoftoi në një konferencë për shtyp se do të largohet nga blaugranasit.

24-vjeçari mezi po pret t’i bashkohet Barcelonës, dhe për këtë arsye ai i është nënshtruar testeve mjekësore në një klinikë në Mynih.

Drejtuesit e Barçës kërkojnë të dinë më saktësi nëse mesfushori është riaftësuar plotësisht pas dëmtimit në shpinë që e la jashtë fushave të lojë për një kohë të gjatë në dy sezonet e fundit.

Përveç kësaj vetë mesfushori kishte refuzuar rinovimin me Dortmundin pasi dëshironte të niste një aventurë të re dhe me shumë mundësi në Barcelonë.

Blaugranasve nuk u lejohet të transferojnë lojtarë deri në janar 2016, megjithatë ekziston mundësia që Gyndogan të shkojë në “Kamp Nou” qysh këtë verë për t’u përshtatur më shumë me ekipin./GS/

0

Trajneri i Borusia Dortmundit Jurgen Klop, ka hedhur poshtë çdo spekulim lidhur me transferimin e tij te turqit e Fenerbahçes.

Gjermani bëri të ditur muajin e kaluar se do të largohej nga ekipi verdhezi, ndërsa pak ditë më parë u raportua se ai kishte shkuar në Turqi ku ishte takuar me drejtuesit e Fenerbahçes.

Sidoqoftë, strategu 47 vjeçar ka mohuar një gjë të tillë kategorish duke thënë se: “Nuk duhet t’i besoni çdo budallai që shkruan në “Twitter”. Unë nuk isha në Stamboll. Çdo pjesë e imja është këtu”./GS/

0

“Jaguar” ka prezantuar zyrtarisht modelin “F-Type R Bloodhound SSC Rapid Response Vehicle”, të cilin për herë të parë e ka paralajmëruar gjatë ngjarjes Coventry MotoFest.

0

Tiranë – Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi pritet të rikthehet sërish në SHBA, ku do të emërohet në një detyrë të rëndësishme.

GSH shkruan sot se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili dha dorëheqjen e parevokueshme nga detyra, pas skandalit të fshehjes në sirtarët e policisë të urdhër- arrestit belg për deputetin kristiandemokrat, Mark Frroku, është një hap pranë marrjes së një detyrë të rëndësishme, që do ta çojë sërish në Amerikë.

Njeriut që iu besua detyra e rëndësishme e drejtimit të uniformave blu, prej së cilës u dorëhoq, i është propozuar një tjetër detyrë po aq e rëndësishme. Burime të besuara nga Policia e Shtetit thanë për “Gazeta Shqiptare” se Artan Didi pritet të marrë zyrtarisht emërimin si oficer kontakti i Policisë së Shtetit në Uashington. “Më kanë propozuar disa detyra, mes tyre edhe atë të oficerit të kontaktit në Uashington”, tha ish-numri një i Policisë së Shtetit për “GSH”. “Megjithatë – theksoi Didi – mua nuk është konfirmuar zyrtarisht emërimi”.

 

Drejtimi i Policisë

 

Artan Didi, cili jetoi për shumë vite në SHBA dhe u kthye në Tiranë për të marrë postin e kreut të Policisë së Shtetit në 2013 kur socialistët morën pushtetin. Në detyrën e tij, që zgjati pak më shumë se një vit, sigurisht që shënoi suksese, sikurse pati edhe dështime. Didi ishte drejtuesi i Policisë së Shtetit, që nuk u ‘pranua’ nga opozita, me arsyetimin se ishte njeri politik, për shkak se kishte qenë numërues votash për llogari të Partisë Socialiste. Ish-komandanti i repartit special RENEA rrezikoi jetën në 1998, kur mbeti i plagosur gjatë operacionit për kapjen e arabo-egjiptianit, Muhamed Omar Al- Said, i kërkuar për terrorizëm.

Por, duket se gjendja në të cilën e gjeti Policinë e Shtetit, përplasjet e forta brenda llojit, ishin pengesa të forta për oficerin e karrierës, për të mbajtur zotimin se do ta kthente policinë në një strukturë model. Por, kur nuk kanë kaluar as dy muaj nga largimi i tij nga drejtimi i uniformave blu në sfond shfaqet për të detyra e rëndësishme e oficerit të kontaktit në Uashington, që duket se pret vetëm një firmë.

 

Dorëheqja e parevokueshme

 

Më 31 mars 2015, Artan Didi i paraqiti kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dorëheqje që vetë ai e lidhi me fshehjen e urdhër-arrestit belg për deputetin Mark Frroku.

“Modelin e punës që u mundova të fus në institucion po e shoqëroj me modelin e dorëheqjes kur diçka nuk ecën sipas pritshmërisë që ti ke dhe asaj pritshmërie që kanë të tjerët për punën e institucionit që ti drejton. Shkelja e procedurave ligjore të specialistit të INTERPOL- it dhe të shefit të këtij sektori, shkelje që i vuri përpara përgjegjësisë penale, cenoi në një farë mase imazhin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ndonëse ishte po ky institucion që e korrigjoi gabimin.

Për këtë arsye, duke vlerësuar këtë ngjarje si të papranueshme për prestigjin e institucionit të Policisë së Shtetit, të cilin unë e drejtoj, duke vlerësuar që nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë, vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Punonjësit e ndershëm të policisë të më gjykojnë për këtë vendim”, shkruante Didi në tekstin e dorëheqjes.

 

0

Deri ditën e hënë Kuvendi i Kosovës pritet të thërrasë seancën plenare për Gjykatën Speciale.

Kuvendi i Kosovës nuk ka njoftuar zyrtarisht se kur do të thërrasë seancën plenare, por burimet e ‘Zërit’ konfirmojnë se ajo do të mbahet para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të parashikuar për të martën më 26 maj.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thirrur për sot mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku do të vendoset nëse seanca e jashtëzakonshme për Gjykatën Speciale do të mbahet po të njëjtë ditë pasdite, apo të hënën.

Gjykata në fjalë do të merret me krimet e supozuara të luftës së UÇK-së dhe po kërkohet më ngulm nga ndërkombëtarët. /GS/

0

Tiranë – Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorë dhe fermerë të Manzës për të ndarë me ta planin afatgjatë për zhvillimin e bujqësisë së zonës. Duma tha se një nënkryetar i Bashkisë do të punojë vetëm për bujqësinë ndërsa fermerëve do tu krijohen kushtet për të prodhuar sa më shumë dhe të shesin pro duket shpejt dhe më çmime më të mira.

“Kjo është zonë e begatë bujqësore dhe si zonë e begatë unë ju siguroj një gjë; vlerësimin e punës suaj këtu. Vlerësimin e produktit bujqësor të zonës. Do t’ju siguroj lidhjen e produktit me Durrësin. Do t’ju siguroj përditë të dini sa është çmimi i produkteve që të mos bini pre e tregtarëve që fitojnë më shumë se ju që prodhoni.  Do tu sigurojmë që subvencioni do të shkojë tek prodhuesi dhe jo tek tregtari. Do bëj çdo gjë që t’ia vlejë të merresh me bujqësi. Në të gjithë eksperiencën time në ministrinë e Integrimit, evropianët thoshin një gjë; investoni në bujqësi sepse e keni mrekulli bujqësinë”, tha Duma.

Banorët e zonës ngritën shqetësimin e faturave të energjisë elektrike dhe kërkuan mbrojtjen e bashkisë. “Jemi 5 vetë në familje dhe kemi një jetë të vështirë. Dritat i kanë çuar në tavan dhe çfarë mund të bëjmë me 200 mijë lekë në muaj. Kam vetëm borxhe”, tha një banore. “Tek energjia elektrike jemi të gjithë të mbytur në borxh”, u shpreh një tjetër.

“Në emër të të drejtave të qytetarëve unë kam deklaruar se do të hap departamentin e mbrojtjes tuaj ligjore. Deri në 2017 kur verdikti të jetë i plotë për uljen e çmimit të energjisë, atë që nuk e arrijmë tani, qytetarët e Bashkisë së Durrësit do të kenë mbrojtje ligjore ndaj abuzimeve në fatura. Do jenë 5 zyra të mëdha që ju do trokisni dhe të dini si të mbroheni”, tha Duma.

Njëkohësisht, kandidatja e djathtë u shpreh se do marrë zgjidhje edhe problemi i ujit të pijshëm falë edhe mbështetjes së Bankës Botërore.

“Problemin e ujit do ta zgjidhim. Tashmë kemi një partner të madh si Banka Botërore për ujësllësin dhe kanalizimet. Kemi një fond dhe ky është një lajm I mirë që me mbi 80 milionë euro do zgjidhet njëherë e mirë problemi I ujit. Një gjë që nuk dua ta dëgjoj më është që qytetarë 3 mijë vjeçarë afër detit të mos kenë ujë. Do të kemi ujë që në planin e emergjencës. Ky është një projekt i mire dhe do të vazhdojë. Kështu që do ta zgjidhim”, u shpreh Duma.

/GS/

 

0

Farat e kungullit cilësohen nga mjekët si një nga produktet që kanë aftësi të mëdha kurative.