E mërkurë, 27 Maj 2015

0

Një kinez është kthyer në qendër të vëmendjes së internetit pasi ai ka arritur të fryjë kamerdaren me anë të veshëve. Në fakt ky është një talent i ri në të gjithë botën dhe meriton të nderohet me çmimin e Guinnes.

0

Tiranë – Mazhoranca ka miratuar dje ndryshimet në ligjin e legalizimeve, duke përfshirë në këtë proces edhe rreth 60 mijë objekte të ndërtuara pas vitit 2009.

Ligji i cili futet me shpejtësi edhe për shkak të zgjedhjeve, është kritikuar edhe nga deputetë të mazhorancës. Ligji i mëparshëm i përjashtonte ndërtime të tilla, edhe për shkak të Kodit Penal ku parashikohet dënim për personat që ndërtonin pa leje.

“Procesi i legalizimit është i gjithi falas. Do paguash – me ato 4-5 zbritje të përcaktuara – vetëm parcelën ndërtimore, nëse nuk është e jotja, por është e shtetit apo e një pronari. Nga paratë që do paguash parcelën, 10% të tyre mos ia jep ALUIZNI-t. Paguajini një vit dritat dhe sillni faturën që keni paguar dritat për një vit, në mënyrë që të të falen edhe këto 10%. Barra në këtë rast është pozitive për qytetarët”, tha më tej kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Por deputeti socialist, Pandeli Majko ka ngritur një tjetër shqetësim për ligjin dhe fazat e zbatimit të tij. “Ajo që s’kam kuptuar asnjëherë, është që ALUIZNI ka marrëdhënie të çuditshme ndonjëherë me banorët. Pranoni letrat e legalizimit dhe pagesat përkatëse por në një moment të dytë apo të tretë e refuzoni kërkesën për legalizim. Unë shteti të pranoj letrat, të marr paratë dhe të refuzoj. Kjo është e papranueshme”, është shprehur Majko.

Ai duke folur për legalizimet e pas ’90 shprehet se ka dëgjuar raste nga më të çuditshmet.

“Ka raste të natyrave të çuditshme për sa i përket legalizimeve. Një banori të Njësisë 5 i legalizohet shtesa por nuk i legalizohet banesa ku do të kalojë Unaza e Re pasi e ka ndërtuar para ’90-ës. Nuk i legalizohet për efekt dëmshpërblimi. Mund të veprohej ndryshe, të legalizohej banesa dhe pagesa e dëmshpërblimit të bëhej sipas rasteve”, ka thënë Majko.

 

/GS/

 

 

0

Mbi 1000 vetë kanë humbur jetën në Indi për shkak të temperaturave të larta që kanë arritur deri në 50 gradë celcius në disa zona të vendit. Krahinat jugore janë më të prekurat, ndërsa vala vrastare e të nxehtit nuk ka kursyer as pjesën perëndimore të Indisë.

0

Kavajë – Kryetari i Partisë Demokratike është takuar me banorë të Kavajës dhe Rrogozhinës, ku është njohur me shqetësimet e tyre, si papunësia, largimi nga skema e ndihmës ekomomike të familjeve të varfra, rritja e çmimit të energjisë dhe mashtrimi për kompensimin e saj.

Kreu demokrat tha se zgjidhja është vota për të ndalur të keqen.

“Ne po bëjmë një ofertë për qytetarët, që të ulim taksat, të ulim çmimin e energjisë me 25 për qind, të falim kamatë-vonesat sepse janë bërë të papërballueshme për shqiptarët. Ne po ofrojmë mundësi që përmes dedikimit të fondeve të shtetit për investime publike dhe mbështetje ndaj biznesit, duke ulur taksat të hapen më shumë vende pune. Të zhgënjyer dhe të braktisur janë sot qytetarë të majtë e të djathtë dhe kjo dëshmohet nga vetë ata. Listat në dyqanet e ushqimeve shtohen çdo ditë, i thanë zotit Basha tregtarët. Shqetësim i madh është shëndetësia e cila sot jo vetëm nuk është falas por është vjedhur edhe fondi prej 1.5 milionë dollarësh i kompensimit të ilaçeve”, tha ai.

 

0

Vlorë – Një 30-vjeçar përfundoi në prangat e policisë, pas një operacioni të koduar “Skedina”. Në kushtet e flagrancës u arrestua shtetasi Diftir Habipi, 30-vjeç, banues në Gjirokastër.

“Arrestimi i tij u krye në hyrje të autostradës Fier-Vlore, ku pas informacioneve të marra në rrugë operative, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4-kallëpash Tritoli, (rreth 2kg) së bashku me kapsollën donatore elektrike”, sqaron policia.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlore ne bashkepunim me Prokurorine ka nisur hetimin për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” në bashkëpunim, kundrejt këtij shtetasi rreth një muaj më parë.

 

/GS/

 

tritolis tritol

0

Qeveria e Kosovës ka proceduar për në Kuvend amendamentet për ndryshimet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Këtë vendim kabineti qeveritar mori në mbledhjen e Qeverisë. Kundër këtyre amendamenteve votuan zëvendëskryeministri nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq dhe njëri nga ministrat e listës.

Kryeministri Isa Mustafa tha se ndërtimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk po bëhet mbi baza etnike, por për gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.

0

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev “bombën” e radhës sot do ta publikojë para qeverisë për Televizionin A1 dhe Monstrën dhe me pas do të organizohet marsh i qetë.

0

Në zgjedhjet në Turqi ekziston pragu i dhjetëpërqindëshit për partitë. Për ta anashkaluar këtë ligj, shpesh për partitë e vogla kandidojnë “kandidatë të pavarur”.

Këtë vit është ndryshe. Të paktën në partinë pro kurde “Partia Demokratike e Popujve” (HDP). Sepse kjo në zgjedhjet, që do të mbahen me 7 qershor, garon zyrtarisht si parti. “Do të jetë interesante, sepse në qoftë se HDP arrin pragun 10 për qind, atëherë do të ndryshohet shpërndarja e vendeve në parlament”, thotë Behlul Özkan, profesor i politikës në Universitetin Marmara në Stamboll.

Proces paqeje me PKK

Armëpushimi i brishtë, që u arrit në vitin 2012 në mes “Partisë Punëtore të Kurdistanit” (PKK), të ndaluar, dhe Turqisë, është në rrezik. Konflikti mes tyre ka marrë tashmë jetën e 40.000 njerëzve dhe askush nuk dëshiron një kthim prapa tek armiqësitë. HDP konsiderohet jozyrtarisht si krahu politik i PKK-së, e cila është në listën e grupeve terroriste në Turqi, në BE dhe në SHBA.

Zëvendëskryeministri turk Yalcin Akdogan tha të enjten se hyrja e HDP-së në parlament, do të lëkundë paqen gjithsesi të brishtë. “Sikur AKP të humbasë vota, sepse HDP e tejkalon pragun, kjo nuk do të ndihmojë për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit”, tha Akdogan në fjalimin e tij televiziv. Sidomos në Turqinë juglindore, zonë ku jetojnë shumë kurdë, HDP ka një rritje të madhe të popullaritetit.

Udhëheqja e PKK-së me të vërtetë që ka hequr dorë para ca kohësh nga dhuna, por refuzon të dorëzojë armët, derisa qeveria të mos miratojë reformat e premtuara për pakicat.

Simpatizantët e PKK në HDP

Profesori i dikurshëm i juridikut, kandidati i HDP-së, Mithat Sancar, deklaroi së fundmi se hyrja e mundshme e partisë në parlament do të ishte një shans për zgjidhjen e konfliktit. Kjo është e mënyra e vetme për të bindur nacionalistët kurdë, se konflikti me Turqinë duhet të zgjidhet politikisht. Një zgjidhje ushtarake, e dhunshme, nuk vjen në konsideratë. “Ne duhet të marrim pjesë në parlament, për të parandaluar një shpërthim të dhunës”, thotë Sancar në intervistë me DW. “Baza e partisë sonë simpatizon PKK. Ky është një fakt sociologjik dhe jo një zgjedhje politike, që ne kemi.”

Si kundërpeshë ndaj HDP partia në pushtet AKP ka vendosur në juglindje të vendit kandidatë, të cilët kanë lidhje të fortë me lëvizjen kombëtare kurde. Pasi partia prokurde u ndalua me gjyq në vitin 2009, Orhan Miroglu nuk lejohet të jetë politikisht aktiv. Këtë vit ai është kandidat për AKP-në në provincën Mardin, në juglindje. Tensionet janë të larta dhe ekziston mundësia, që përsëri të ketë shpërthime të dhunës, thotë Miroglu.

E ardhmja e Erdoganit është në rrezik

Por edhe qëllimet e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan luajnë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme. Rexhep Taip Erdogan u zgjodh me shumicë absolute president në vitin 2014. Ai tha atëherë se dëshiron të jetë një president i fortë “ekzekutiv”. Kushtetuta e tanishme parashikon vetëm një hapësirë të kufizuar për manovrim. Që atëherë ai përpiqet të ndryshojë kushtetutën e të zgjerojë pushtetin e tij si president.

Por AKP-së do t’i duheshin të paktën 400 nga 550 vendet në parlament për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë të njëanshme. Dhe këtë nuk e premtojnë parashikimet e kohëve të fundit. Mendohet se AKP do të marrë 40,5 deri 42 për qind të votave. Shumë më pak se sa dëshiron presidenti.
Nëse HDP do të hyjë në parlament, kjo do të dobësonte pozitën e AKP-së dhe do të pengonte planet për karrierë të Erdoganit. Aleatët e tij ndoshta nuk do të jenë më në gjendje për të parandaluar një hetim parlamentar për akuzat për korrupsion në qarqet e brendshme të Erdoganit.

Në qoftë se në parlament hyjnë më pak se 276 deputetë, AKP duhet të bëjë koalicion. Atëherë akuzat për korrupsion do të dërgoheshin në Gjykatën Kushtetuese”, thotë politologu Behlul Özkan. Dhe meqenëse tri parti opozitare kanë kërkuar hetim, kjo do të sillte probleme të mëdha për Erdoganin dhe partinë e tij. /DW/

0

Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës kërkon me ngulm hetim të specializuar, të pavarur dhe objektiv ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë të Maqedonisë, veçanërisht për dyshimet e bazuara për mbytje të të burgosurve në torturë, pas dorëzimit dhe arrestimit të tyre, në kundërshtim flagrant më aktet universale të të drejtave të njeriut.

Kërkesën e vet SHBPK ë ka bërë me anë të një komunikate të lëshuar sonte, me të cilën fton qendrat ndërkombëtare të vendosjes, organizatat ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe mekanizmat ndërkombëtarë të paqendërtimit, që të angazhohen në konstatimin e shkaqeve të vërteta që prodhojnë situata të tilla.

Në vazhdim, komunikata e plotë e SHBPK:

“Shoqata e ish të burgosurve politikë e Kosovës shpreh sërish indinjatën e anëtarësisë së saj si dhe të opinionit të gjerë, lidhur me pasojat e tragjedisë së shkaktuar nga harenga e fundit e
formacioneve politiko-ushtarake të Maqedonisë, në lagjen shqiptare të Kumanovës,që rezultoi me dhjetëra të vrarë e të plagosur, me qindra të dëbuar nga shtëpitë e tyre të garantuara e të
shkrumbuara dhe me një popullatë të tërë të tmerruar e të traumatizuar.

Indinjatën e madhe e shtojnë edhe më shumë dyshimet e bazuara, të konfirmuar edhe nga videoinçizimet e publikuara dhe obduksioni i kryer i të vrarëve,sipas të cilave një numër i viktimave janë ekzekutuar ose mbytur në torturë,pas dorëzimit dhe arrestimit të tyre, gjë që përbën shkelje të rëndë të dispozitave të Deklaratës Universale të OKB – së për të Drejtat e Njeriut, Konventës evropiane të Drejta e të njeriut dhe protokoleve përkatëse kunder krimit të torturës, nënshkruese e së cilave është edhe Republika e Maqedonisë.

Duke qenë edhe vetë objekt i dikurshëm i burgosjes dhe torturës shoviniste, ish-të burgosurit politikë, kërkojnë zbardhjen dhe publikimin e gjithë të vërtetës për masakrën e Kumanovës dhe ngrenë zërin kundër dhunës së ushtruar brutale dhe terrorit shtetëror,veçmas kundër popullatës civile, qytetarëve të pafajshëm dhe atyre të dorëzuar e të prangosur.

Cilado që të jetë e vërteta ajo nuk mund ta justifikojë në asnjë mënyrë brutalitetin dhe barbarinë që pati si bilanc aq jetë të humbura në të dy anët, aq shumë plagosje e lëndime dhe aq shkatërrime e dëme materiale e shoqërore.

Shoqata e ish të burgosurve politikë kërkon me ngulm hetim të specializuar, të pavarur dhe objektiv ndërkombëtar, veçanërisht për dyshimet e bazuara për mbytje të të burgosurve në torturë, pas dorëzimit dhe arrestimit të tyre, në kundërshtim flagrant më aktet universale të të drejtave të njeriut.

Shoqata fton qendrat ndërkombëtare të vendosjes, organizatat ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe mekanizmat ndërkombëtarë të paqendërtimit, që të angazhohen në konstatimin e shkaqeve të vërteta që prodhojnë situata të tilla të mbarsura më konflikte e rreziqe të mëdha dhe të fokusohen veçmas, në skanimin gjendjes së pabarabartë të popullatës shqiptare në Maqedoni i dhe të politikave të padrejta e diskriminuese e luftënxitëse, që ndiqen në vijimësi dhe sidomos tashi, kur kreu politik i Maqedonisë është përfshirë nga një krize e rëndë politike dhe është mbërthyer në darët e forta të influencave të rrezikshme revanshiste gjeostrategjike, dhe mbi këtë bazë, të shqyrtojnë nevojën e ndërmarrjes e pashlyeshme të masave përkatëse të diplomacisë preventive,në funksion të parandalimit të eskalimit të situatës së tensionuar në Maqedoni dhe më gjerë.
Eliminimi i shkaqeve është mënyra më e mirë për eliminimin e pasojave, përsëritjen e tragjedive si ajo në Lagjen e trimave në Kumanovë dhe ndërtimin e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në interes të secilit popull veç e veç dhe të të gjithëve, bashkërisht, në familjen evropiane.”

/GS/

0

Si kafja ashtu edhe duhani veprojnë si stimulues, me të cilët njeriu krijon varësi dhe nuk mund të ndahen prej tyre.

0

Kompania “Sony” ka raportuar se gjenerata e smarfonëve “Xperia Z4” do të quhet Xperia Z3+.

0

Mbretëria e Bashkuar po ballafaqohet me një kërcënim real nga sulmi terrorist me mjete kimike, tërheqin vërejtjen ekspertët kundër terrorizimit dhe shërbimet britanike të sigurisë.