E premte, 29 Maj 2015

0

Vazhdojnë të dalin detaje të reja lidhur me vrasjen e pesëfishtë te liqeni i Smillkovës në afërsi të Shkupit për të cilin rast janë dënuar me burgim të përjetshëm 5 shqiptarë, shtetas të Maqedonisë.

Portali Ohridsky raporton se një funksionar i lartë i partisë së Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, është i përfshirë direkt në këtë rast, duke dhënë urdhër për likuidimin e të rinjve.

Portali bën të ditur se ka informacione për gjithë rrjedhën e këtij rasti tragjik dhe se nëse kreu i LSDM-së, Soran Zaev nuk do të publikojë të gjitha materialet, atëherë këtë të vërtetë do ta zbardhë Ohridsky, trasnemton KTV .

“Nuk bëhet aspak fjalë për grup terrorist, por ekzistojnë porositës për likuidim e të rinjve. Rojtari i Liqenit u vra vetëm pse ishte dëshmitarë kur kufomat e djemve u sollën aty, prandaj është dashur që edhe ai të likuidohet”, shkruan portali maqedonas Ohridsky.

0

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë qëndrimit të tij në Sofje realizoi takim me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov. Në takim i pranishëm ishte edhe shefi i diplomacisë bullgare Daniel Mitov si dhe përfaqësuesi i socialistëve bullgarë, Janaki Stoilov, informon Zhurnal.

“Vendi ynë është në BE dhe NATO dhe bëjmë gjithçka që përmes rrugës së paqes e jo të dhunës të tejkalohet kriza në Maqedoni e cila e shqetëson tërë rajonin. I informova miqtë tanë nga Bullgaria për krizën politike”, deklaroi Zaev në pres konferencën e përbashkët të mbajtur pas takimit me nikoqirët e tij.

Bullgaria, siç theksoi kryeministri Borisov, e mbështetë Maqedoninë në procesin e anëtarësimit në BE dhe NATO dhe, siç tha, pret sa më shpejtë zgjidhje të krizës përmes rrugës demokratike dhe në pajtueshmëri me normat evropiane.

0

Tiranë – Industria fason është industria kryesore për të cilën krenohen pushtetarët për shkak edhe të numrit të lartë të personave të punësuar. Por, të dhënat e katër mujorit të parë të këtij viti nuk janë aq optimiste.

Ndonëse kërkesa është shtuar nga partnerët italianë, të cilët po largohen nga Rumania dhe kanë si preferencë Shqipërinë, eksportet e tekstile e këpucëve, që punojnë kryesisht me material porositësi, kanë shënuar një performancë negative. Sipas statistikave të INSTAT, eksportet e tekstileve e këpucëve u tkurrën me me 2% në 28.3 miliardë lekë për 4 mujorin, rënia e parë që nga 2012-a. Vitin e kaluar, kjo industri u zgjerua me rreth 25%, duke dhënë ndikimin kryesor në rritje në 2014-n. Vetëm në prill, kjo industri ra me 12%.

Flamur Hoxha, drejtues i Kler, një nga kompanitë më të mëdha në vend në prodhimin e këmishëve, thotë për Revistën “Monitor” se arsyeja kryesore është rritja e kostos së punës, ndërsa kërkesa nuk mungon. Ai vlerëson se me çmimin e rritur të energjisë (nga 9 lekë në 14 lekë për kilovat ore), rritjen e tatim fitimit dhe dividendit nga 10 në 15%, kosto e punës për njësi është rritur me 15-20%, duke e bërë industrinë më pak konkurruese.

Sipas aktorëve të tregut, mbështetja e madhe që reklamohet nga qeveria për këtë sektor është vetëm propagandë, pasi janë rritur shumë kosto, që nuk po përballohen dot dhe kjo po nxit informalitetin, ndonëse sipërmarrja nuk e do këtë.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe Dhoma Amerikane, e cila në kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave për paketën fiskale 2016 ka pohuar se “U mendua për FASON-istët se do të kishte lehtësira fiskale, por kjo nuk ndodhi, përkundrazi ndodhën ndryshime që e rënduan gjendjen e tyre. Rritja e çmimit të energjisë ka shkaktuar problematika për këtë sektor dhe ne propozojmë që TVSH-ja për energjinë të ulet nga 20 në 6 për qind. Ndërkaq, jo vetëm sektori i fasonit, por shumë industri janë duke e ndjerë rritjen e çmimit të karburantit. Ne propozojmë një reduktim të normës së taksës së qarkullimit dhe asaj të karbonit për karburantin”.

Hoxha thotë se në periudhën 2008-2014, industria nuk ishte keq, ndërsa tani po kalon në kufijtë e mbijetesës. “Kërkesa ka nga kompanitë që punonin më parë me Rumaninë, të cilët e pëlqejnë Shqipërinë, por këtu të gjithë bëjën konkurrencë me njëri tjetrin, mundohen të japin çmime sa më të ulëta dhe kjo i fut në kurth”.

Lehtësitë fiskale që Italia po ofron për sipërmarrësit e rinj janë një tjetër faktor që po i mbajnë larg sipërmarrjet italiane, që po prferojnë të hapin kompani në vendin e tyre.

Ndryshe nga vendet e rajonit, që kanë rendiment më të lartë, teknologji të avancuar dhe cikël të mbyllur prodhimi, industria shqiptare, sidomos ajo e tekstileve vijon të mos e mbyllë ciklin dhe të ketë avantazh kryesor krahun e lirë të punë, çka e bën më të brishtë ndaj lëvizjeve fiskale. Mosmbyllja e ciklit e ka lënë ndërkohë industrinë të varur nga Italia, që është e vetmja që delegon vetëm disa procese te partnerët shqiptarë, kryesisht prerje dhe qepje. Sipërmarrjet e tjera të Europës kërkojnë që partnerët shqiptarë të realizojnë të gjitha proceset, ata vetëm dërgojnë modelin dhe më pas presin produktin e gatshëm. Një tjetër problem, sipas Hoxhës, është dhe kualifikimi i punonjësve, që mbetet i ulët.

 

/GS/

0

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF) nuk e toleron faktin që tre shtangistë shqiptarë rezultuan pozitivë me stanozolol dhe dënimi që pritej ka ardhur.

Presidenti Elez Gjoza pohoi për “Sport News” se IWF-ja e ka gjobitur Federatën Shqiptare të Peshëngritjes me 45 mije euro.

Në rast se kjo gjobë nuk shlyhet, atëherë dënimi shndërrohet në pezullim njëvjeçar nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare.

/Start/

0

Mësohet se të paktën 26 persona kanë humbur jetën gjatë konfliktit midis forcave të Rezistencës Popullore dhe Lëvizjes Ensarullah në rajonin El-Xheule të Jemenit.

0

Produktet e pastrimit të përdora në shtëpi, shkolla apo vendet e punës nxisin shqetësimet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe sëmundjen e astmës.

Sipas një lajmi të publikuar nga “Foxnews” bëhet e ditur se produkte pastrimi si ilaçet pastrues të xhamave, acidet, detergjentët etj. shkaktojnë avancimin e shenjave të astmës. Nisur nga këto rezultate duhen zhvilluar praktika dhe mënyra të shëndetshme të ruajtjes së sigurisë dhe kufizimit të kontaktit me kimikatet që gjenden në to.

Disa studime të zhvilluara vitet e kaluara treguan lidhjen mes zhvillimit të astmave dhe produkteve të pastrimit. Gjatë kohës së studimit, gratë regjistruan lloje të ndryshme të sprajve pastrues. Në këtë listë gjendeshin 14 produkte pastrimi të ndryshme duke filluar që nga pastruesit e xhamave, pastruesit e tapeteve, pastruesit e yndyrës dhe njollave etj. Femrat përdorin mesatarisht dy produkte pastrimi gjatë ditës dhe një herë në katër ditë përdorin një ilaç të fortë pastrues i cili përmban amoniak. Gjatë kohës së pastrimit, te 17 femra janë vënë re teshtima, kruajtje të hundëve, gërvishtje në fyt dhe rrjedhje sekrecionesh nga hundët. Ndërsa te 18 të tjera janë paraqitur shenja si kollë, dhimbje gjoksi dhe frymëmarrje me gërvishtje.

Edhe klori apo acidet e përdora në shkolla apo për pastrimin e pishinave kanë ndikuar negativisht duke nxitur shqetësime të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe astmën. Produktet e pastrimit të cilat përmbajnë amoniak mund të bëhen shkak i problemeve serioze në mushkëri. /Start/Aisa Kokiçi/

0

Tiranë – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për deputetin socialist Koço Kokëdhima. Opozita pretendon se deputeti në fjalë ka shkelur Kushtetutën teksa ka marrë pjesë në tendera publikë, ndërkohë që kishte marrë mandatin e deputetit.

“Vendimi i Edi Rames dhe Ilir Metës për të marre në mbrojtje shkelësin e Kushtetutës dhe për t’ja fshehur atë drejtësisë është rast i paprecedent në këto 24 vite të parlamentit dhe demokracisë. Nëse Kuvendi bëhet mburojë për deputetët që shkelin Kushtetutën dhe ligjin, atëherë nga organi më i lartë i përfaqësimit të popullit, shndërrohet në organin më të lartë të mbrojtjes së interesave të Koço Kokëdhimës dhe bizneseve të tij. Ky është fundi i demokracisë dhe i kushtetutshmërisë në vend”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Kuvendi nëpërmjet votave të shumicës parlamentare nuk miratoi dërgimin e kërkesës për pavlefshmërinë e mandatit të deputetit në Gjykatën Kushtetuese.

“Ishte në detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që të respektojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe legjislacionin e miratuar nga vetë Kuvendi, duke paraqitur dhe miratuar mocionin për dërgimin e çështjes për shqyrtim pranë Gjykatës Kushtetuese, për të konstatuar papajtueshmërinë në ushtrimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. Në këtë rast Kuvendi ishte i detyruar që të ndjekë standardin kushtetues dhe precedentin parlamentar të rastit “Beqaj”, të provuar edhe nëpërmjet vendimit nr. 44/2011 të Gjykatës Kushtetuese. Rasti i deputetit Koço Kokëdhima është disa herë më i rëndë se rasti i deputetit Ilir Beqaj, pasi janë me qindra rastet e përfitimit të parave nga Buxheti i Shtetit”, thuhet më tej.

“Për këtë arsye,  ne shprehim bindjen dhe vendosmërinë tonë të plotë që Gjykata Kushtetuese do të gjykojë për këtë çështje me paanshmëri dhe bazuar në provat dhe fakte e pakundërshtueshme të këtij dhunimi të Kushtetutës në mënyrë flagrante nga Koço Kokëdhima dhe mbrojtësi i tij personal, kryeministri Edi Rama”.

 

/GS/

 

 

0

Shpëtim Duro jep dorëheqje si trajner i Partizanit.

Lajmi konfirmohet nga vetë 55-vjeçari, i cili nuk ka pranuar të bëjë të ditura arsyet e largimit.

“Dorëheqja ime vjen pas një bisede me presidentin, por nuk dua t’i bëj publike arsyet”, ka thënë Duro.

Ai mori drejtimin e të kuqve në maj 2014 duke firmosur një kontratë tre vjeçare dhe në sezonin që sapo u mbyll e renditi Partizanin në vendin e tretë në kampionat.

Brenda pak ditësh pritet që klubi kryeqytetas të emërojë teknikun e ri, që do ta udhëheqë skuadrën në eliminatoret e Ligës së Evropës.

/Start/E.B/

0

Tiranë – Gjatë muajit prill, tregtia me jashtë pësoi ulje për sa i përket eksporteve shqiptare. Kështu, prodhimet shqiptare drejt vendeve të BE-së, janë ulur 25.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Pesha e eksporteve me vendet e Bashkimit Evropian zë gjithsej 66.9%.

“Peshën më të madhe të eksporteve drejt vendeve të BE-së e zënë Italia me 67,9 %, Spanja me 6,3 % dhe Greqia me 5,6 % të eksporteve gjithsej. Vendet e BE-së me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2014 janë: Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania. Ndërsa, vendet me të cilët ka pasur ulje të eksporteve janë: Spanja, Kroacia dhe Italia”, thuhet në buletinin e përmuajshëm të Institutit të Statistikave.

Ndërkohë, eksportet drejt Kosovës janë rritur me plot 13.4%, çka është një lajm pozitiv për dyja shtetet. Gjithashtu, janë rritur eksportet edhe drejt Kinës me rreth 4%. Vlen të theksohet se eksportet drejt të Turqisë janë ulur me 2.7%, teksa vendet politikisht janë partnerë strategjikë. Ndërkohë, importet nga BE-ja janë rritur me 3.7%, ku peshën kryesore e zë Italia me 49.6%, Greqia me 15.5% dhe Gjermania 9.5%.

Vendet e BE-së me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Prill 2014 janë: Spanja dhe Italia. Ndërsa vendet me të cilët ka pasur ulje më të madhe janë: Greqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar.

Importet, në Prill 2015 krahasuar me një vit më parë, nga Turqia dhe Kina janë rritur duke zënë respektivisht 8,5 % dhe 7,8 % të importeve gjithsej, ndërsa importet nga Kosova janë ulur duke zënë 1,2 % të importeve gjithsej.

/GS/

 

 

 

0

I nxehti përvëlues që u ka marrë jetën rreth 2000 personave në Indi që prej 10 ditësh ka shkaktuar rritje të ndotjes atmosferike në Nju Delhi, sidomos përsa i përket ozonit.

Autoritetet thonë se mesatarja e ozonit e përllogaritur gjatë një tetë orëshi arriti nivelin e 240 mikrogramëve për metër kub, më shumë se dyfishi i lejuar.

Sipas ekspertëve, ndotja nga ozoni, shpesh i përcaktuar si ”smog veror” pasi krijohet nga rrezatimi i fortë diellor, shkakton shqetësime në frymëmarrje, edhe nëse ndodh për pak kohë.

Kryeqyteti indian me 18 milionë banorë është përcaktuar nga OBSH-ja si më i ndoturi në botë, sidomos për nivelin e pluhurit që del nga skarpamentot e automjeteve, kantieret e ndërtimit dhe aktivitetet e ndryshme djegëse.

/Start/

0

Deklarata e Kryeministrit të Maqedonisë që kushtëzon pjesëmarrjen e Maqedonisë në tubacionin e planifikuar rus të gazit “Turkish Stream” me vendimin e BE-së mbi të – “është i mirëpritur në parim”, zyrtarët e BE-në Bruksel thanë, duke kujtuar qëndrimin e rreptë të bllokut Evropian se çdo projekt i cili operon në zonën e BE-së duhet të zbatojë legjislacionin e BE-së, Paketa e Tretë e Energjisë, respektivisht.

Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë u mirëprit nga zyrtarët e BE-së në Bruksel.

Duke folur për dtt-net.com, zyrtari i cili kërkoi anonimitet, rikujtoi se BE-ja ka pasur një qëndrim të ngjashëm mbi “South Stream Project” të cilin Rusia e ka braktisur, përderisa Bullgaria ishte e detyruar për të ndaluar ndërtimin e tubacionit për shkak të shkeljes së rregullave të BE-së nga marrëveshja e bërë midis Rusisë dhe Bullgarisë, transmeton KosovaPress.

Rregullat e BE-së thonë se furnizuesit e energjisë dhe rrjetet e shpërndarjes duhet të jenë të ndara, gjë e cila nuk ndodhi me South Stream, që ishte e dizajnuar të kalonte përmes Serbisë për të arritur në Hungari.

Kryeministri i shqetësuar Maqedonas, Nikolla Gruevski, tha dy ditë më parë se vendi i tij do të bashkohet me tubacionin e gazit rus – “Turkish Stream”- vetëm nëse ka një marrëveshje midis BE-së dhe Rusisë m bi të, duke u zotuar se çdo lëvizje nga Shkupi për projektet strategjike tilla të rëndësishme do të jetë një linjë sipas objektivit të anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO.

“Qëndrimi ynë në këtë projekt është se kur Brukseli dhe Moska do të arrijnë marrëveshje për këtë projekt, ne do të marrin pjesë në të,” tha Gruevski për ‘website Press24’ të Maqedonisë në një intervistë.

“Ne jemi një vend që është i drejtuar drejt komunitetit euroatlantik, dhe kur marrim vendime me rëndësi strategjike, ne udhëzohemi nga ky objektiv”, tha ai.

Greqia, Maqedonia, Serbia dhe Hungaria kanë rënë dakord në parim që t’i bashkohen tubacionit, gjatë një takimi të mbajtur në Budapest në fillim të prillit me qeverinë ruse.

Por deklarata e re e Kryeministrit Gruevski paraqet një goditje ndaj planeve të Moskës për vazhdimin e projektit nga Turqia në Greqi dhe më pas në Maqedoni, Serbi dhe Hungari./KosovaPress/

0

Tiranë – Për drejtësinë italiane emri i Salvatore Letizia- s është mjaft i njohur. Përveç dy rasteve ku ai ka pasur përballje direkte me Policinë napolitane, një herë si i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe herën tjetër si i plagosur, ndaj tij ende nuk janë mbyllur hetimet për pjesëmarrje në organizata mafioze.

Letizia konsiderohet si kapoja i një prej klaneve mafioze të Kamorras, që njihet me emrin Piccolo-Letizia. Gjithashtu ai është nipi i Armando Letizia, aktualisht 61 vjeç, i arrestuar me bujë në Napoli në vitin 2009, si një prej urdhëruesve kryesorë të vrasjeve për llogari të Kamorras dhe pjesë e një prej familjeve më të mëdha mafioze.

Në vitin 2001, ditën e Shën Valentinit, ai është plagosur në këmbë, gjatë një shkëmbimi zjarri me automatik, ku mbeti i vrarë në derën e shtëpisë shoku i tij, Ferdinando Latino.

Kjo ngjarje ndodhi gjatë një përleshjeje të armatosur mes dy klaneve të Kamorras, klanit Piccolo- Letizia dhe atij Belfore. Policia italiane arrestoi për këtë ngjarje 10 persona, ndërsa Salvatore Letizia arriti t’u shpëtonte prangave. Por 6 vjet më vonë, nuk e pati këtë fat. Më 21 janar të vitit 2007, ai u arrestua në një zonë industriale të Napolit, bashkë me mikun e tij Giovanni Timbone, pasi u kapën me pistoleta që ua kishin fshirë numrat serialë.

Ata u ndaluan nga grupi i Antimafies dhe në momentin e arrestimit Letizia mbante veshur një jelek antiplumb. Mediat italiane kanë shkruar disa herë rreth bëmave të tij, duke e konsideruar si një person mjaft të rrezikshëm, vrasës gjakftohtë dhe shumë të fuqishëm, i mbështetur nga klani kamorrist që ai drejtonte, shkruan “Panorama”.

Megjithatë, atë që nuk arriti ta bënte drejtësia italiane, duket se do e bëjë Prokuroria shqiptare, pasi tashmë ka prova të mjaftueshme që Letizia të akuzohet për vrasje.