E enjte, 28 Maj 2015

0
Një grup këshilltarësh nga komunat veriore të Kosovës të mërkurën kanë shprehur shqetësimet e tyre në takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Ata janë ankuar për mungesë të lëvizjes së lirë dhe pamundësinë për t’u rikthyer në shtëpitë e veta, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësues komunalë kanë tërhequr vërejtjen se shteti serb po punon që ta kolonizojë veriun, duke ndryshuar raportin etno-demografik. Pakënaqësi kanë edhe ndaj institucioneve lokale të drejtuara nga serbët, të cilat janë “diskriminuese” për shqiptarët, sidomos kur është fjala te punësimet.

Nazmi Ismajli, nga Këshilli i Veriut, ka deklaruar se janë 420 banesa në veri të uzurpuara nga serbët, si dhe 200 shtëpi të tjera që presin të ndërtohen.

Edhe Bashkim Cimili, këshilltar i PDK-së në Komunën e Mitrovicës Veriore, ka shfaqur brengat për ndërtimet serbe në atë pjesë, ku, sipas tij, Serbia tashmë ka ndërtuar mbi 30 ndërtesa shumëkatëshe.

Ndërkaq Ukshin Veseli, përfaqësues i LDK-së nga fashti Çabër i Komunës së Zubin-Potokut ka potencuar se edhe pse mund të ndërtojnë shtëpi, sfidë janë punësimi dhe problemet sociale. Kërkesa e tij ishte që shqiptarët të kenë përkrahje në sektorin e bujqësisë.

0

Qeveria e Kosovës ia ka proceduar të mërkurën Kuvendit amendamentet për ndryshime kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK). Miratimi i këtyre draft-amendamenteve i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe themelimit të Forcës së Armatosur të Kosovës.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për themelimin e FAK-ut është përkrahur nga kabineti qeveritar, përveçse është kundërshtuar nga zëvendëskryeministri nga “Lista Serbe”, Branimir Stojanoviq, dhe njëri nga ministrat e “Listës”.

Kryeministri, Isa Mustafa, sqaroi se për çështjen e amendamenteve për FAK-un kemi të bëjmë me procedurë të riprocedimit të këtyre amendamenteve, meqenëse ato i ka aprovuar Qeveria në mandatin e kaluar dhe i janë dorëzuar Kuvendit, por që nuk kanë kaluar procedurën në Kuvend, për shkak të zgjedhjeve. Ai tha se këto amendamente nuk kanë asnjë ndryshim, në krahasim me ato që kanë qenë më parë

0

Rrallë e hiç i kemi parë krerët e partive shqiptare të Maqedonisë të flasin me një gjuhë të përbashkët.

Por kjo ka ndodhur në takimin e katër liderëve të subjekteve politike të zhvilluar një ditë më parë në Shkup.

Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kanë kërkuar miratimin e një dokumenti 7 pikësh, që flet për të drejtat e komunitetit shqiptar në Maqedoni, si  një rrugëdalje nga kriza e thellë politike që ka përfshirë Shkupin zyrtar.

Siç merr vesh Klan Kosova, në takimin e zhvilluar në Klubin e Deputetëve në Shkup, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi kanë insistuar në miratimin e dokumentit kur në tryezë kanë pasur përballë kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev.

Ahmeti dhe Thaçi kanë drejtuar një kërkesë fundamentale në këtë dokument.

Ata kanë kërkuar që të garantohet se një shqiptar do të drejtoj një nga tre postet kryesore të Maqedonisë. Kjo do të thotë pozitën e Kryeministrit, Presidentit ose Kryetarit të Kuvendit.

Kjo kërkesë e liderëve të BDI-së dhe PDSH-së nuk ka gjetur mirëkuptim nga Gruevski dhe Zaev, gjatë takimit të së martës.

Më tutje në dokumentin shtatë pikësh të cilin e posedon Klan Kosova, Ahmeti dhe Thaci kanë kërkuar zbatimin e pozitës juridiko-kushtetuese të shqiptarëve sic parasheh Marrëveshja e Ohrit.

Dy liderët kërkojnë  vendimmarrje konsensuale dhe ndarje të drejtë dhe proporcionale të buxhetit të shtetit.

Në dokument kërkohet zyrtarimi i plotë i gjuhës shqipe në Maqedoni dhe de-etnizimi i simboleve shtetërore, që përfshin (flamurin, himnin dhe stemën)

Sipas këtij dokumenti dhe përtej marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët kërkojnë ndarje të re territoriale.

 

 

0

Tiranë – Dy ditë më parë, avokatët mbrojtës të deputetit Frroku i janë drejtuar Kushtetueses me një kërkesë me objekt shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që la në qeli klientin e tyre. Sipas mbrojtësve, vendimi i dhënë nga Kolegji Penal për deputetin Frroku ka ardhur si rezultat i një procesi të parregullt ligjor dhe në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës.

Ndër të tjera shkelje, mbrojtësit Saimir Vishaj dhe Genc Gjokutaj pretendonin se Prokuroria e Përgjithshme kishte nisur procedim penal për dy vepra penale ndaj klientit të tyre pa autorizimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në vendimin e saj të shpallur më 4 prill të këtij viti, Gjykata e Lartë la në “arrest në burg” Frrokun, si të dyshuar për tre vepra penale, një vrasje të ndodhur në 1999 në Belgjikë, “pastrim parash” dhe për “fshehje të pasurisë”.

Argumenti kryesor i avokatëve të Frrokut kundër vendimit të Gjykatës së Lartë ishte procedimi i deputetit për dy vepra penale të tyre pa autorizimin e Kuvendit. Avokatët sqaronin se autorizimi i dhënë nga Kuvendi, më 2 prill 2015, ishte vetëm për procedimin e regjistruar ndaj Frrokut për akuzën e “vrasjes me paramendim”. Në vijim, bazuar një kallëzimi të ILDKP, Prokuroria e Përgjithshme regjistroi procedim ndaj deputetit për dy veprat e tjera penale, “pastrimin e parave” dhe “fshehjen e pasurisë”.

Dy procedimet janë bashkuar në një të vetëm dhe sipas mbrojtësve, ndonëse kishte autorizim vetëm për një vepër, Prokuroria e Përgjithshme ka lëshuar urdhër ndalimi për deputetin për tre vepra penale.

Mbrojtësit pretendonin se për sa kohë që Kuvendi nuk ka dhënë autorizim për ndjekje penale ndaj deputetit Frroku “vendimi Nr.17, datë 03.04.2015, i Kolegjit penal të Gjykatës së Lartë, duhet të shfuqizohet nga ana e Gjykatës Kushtetuese, pasi kërkuesit dhe deputetit Mark Frroku i janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese për një proces të rregullt ligjor”. Sipas avokatëve, bazuar në këto rrethana, Gjykata e Lartë nuk mund të caktonte masë sigurimi për Frrokun.

Dosja e Belgjikës

Një tjetër pretendim i avokatëve të Frrokut për një proces të parregullt ligjor ndaj tij, ishte mungesa e vendimit të transferimit të procedimit penal të nisur ndaj deputetit në Belgjikë. Sipas avokatëve, dosja ku deputeti dyshohet si i përfshirë në një vrasje të ndodhur në vitin 1999 në Belgjikë, është duke u gjykuar nga Drejtësia e këtij vendi.

Mbrojtësit pretendonin se Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë nuk mund të caktonte masë sigurimi ndaj deputetit Mark Frroku për aq kohë sa mungon vendimi i transferimit të procedimit penal nga Belgjika në Shqipëri.

 

/GS/

 

 

0

Nga jashtë ka një pamje të ftohtë, por brenda gjendet parajsa e vërtetë tropikale.

0

Tiranë – Në Tiranë po zhvillohet sot Forumi Ekonomik i Vjenës, ku po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, si kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ai maqedonas Nikola Gruevski, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, si dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Fjalën e hapjes e mbajti kreu i qeverisë shqiptare, fjalim i cili tejkaloi kohën e vendosur për të folur prej 8 minutash. Kjo i ra në sy kryeministrit serb, i cili i kujtoi homologun shqiptare se kishte folur më gjatë se ç’duhej. “E dija që Edi do ta kalonte kohën, e bën gjithmonë këtë punë”. Ndryshe nga se ishte shkruar në mediat serbe, Vuçiç nuk e braktisin takimin nëse do të mbante fjala kryeministri i Kosovës. E madje, pati edhe shtrëngim duarsh teksa ishin vendosur në të njëjtin resht të panelit.

Takimi Mustafa-Vuçiç
Takimi Mustafa-Vuçiç

 

Rama: Të tejkalojmë të shkuarën!

Në fjalën e mbajtur në takim, kryeministri Edi Rama tha se vendet e rajonit duhet të shfrytëzojnë mundësinë për bashkëpunim midis tyre, duke tejkaluar të shkuarën e tyre konflikte dhe mosmarrëveshjet midis tyre. “Duhet të rritemi së bashku dhe t’i kërkojmë së bashku Komisionit Europian që të na ndihmojë. Samiti i 27 gushtit në Vjenë është një tjetër mundësi për të marrë përfitime konkrete nga ky proces. Është një mundësi e mirë për të përcaktuar atë që mund ta bëjmë umë mirë, të gjithë së bashku”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për projekte konkrete midis tyre. “Ballkani është i vogël dhe ne duhet të kontribuojmë me njëri-tjetrin në mënyrë që Europa të na shohë me sy tjetër”, tha Rama.

Ai shtoi se Ballkani është i lodhur nga procesi i integrimit për shkak të hapave të ngadaltë. “Jemi këtu jo vetëm se jemi engjëj dhe paraardhësit tanë kanë qenë djaj, por për faktin se të gjithë njerëzit në rajon lidhen me një ëndërr të përbashkët që është Evropa dhe me një perspektivë të përbashkët që është Evropa dhe duam që Evropa ta kuptojë se nëse brenda bashkimit ka një lodhje nga zgjerimi që duhet përballuar këtu në Evropën Juglindore, na duhet të përballojmë rrezikun e një lodhjeje nga durimi. Pra le të mos ta lëmë lodhjen nga durimi të kthehet në armikun e përbashkët të ëndrrës tonë të përbashkët dhe që na ka sjellë sot këtu bashkë”.

Vuçiç: Duhet të shkojmë me projekte konkrete në Bruksel

Kryeministri i Serbisë, Vuçiç tha se vendet e Ballkanit duhet të shkojnë me projekte konkrete në Bruksel. “I kam propozuar Edit që të firmosim bashkërisht disa projekte të përbashkëta dhe të shkojmë në Bruksel dhe tua kërkojmë. Nëse nuk e marrim këtë ne nga ana jonë, si Serbi, jemi të gatshëm që ta nisim vetë. Sigurisht që nuk është e lehtë, por më e rëndësishme është që ta nisim”, tha Vuçiç.

“Më në fund ramë dakord për dy çështje të rëndësishme që është rruga evropiane dhe statusi I anëtarësimit të plotë në BE. Sigurisht që nuk ndodh sa hap e mbyll sytë.  Mund t’ju the sinqerisht që në vendin tonë ka rënë popullaritite për integrimin në BE, pikërisht  nga kjo lodhja, jemi lodhur duke pritur.  Serbia është e hapur për të gjitha proceset integruese, dhe për zbatimin e rregullave të CEFTËS.

Serbia do të jetë e gatshme për të trajtuar çështje konkrete dhe për të ecur bashkë drejt institucioneve të Brukselit dhe përmirësimi të kushteve të jetesës së popujve tanë.

Duhet të jemi bashkë dhe të kërkojmë ato që na duhen. Nëse nuk mund të ndërmarrim mbështetje të përpiqemi të bëjmë maksimumin vetë. Nëse nuk e marrim ndihmën e BE-së ne si Serbi do nisim punën ta bëjmë vetë. Jemi të gatshme ta nisim. Është e rëndësishme të lidhim rajonin  për të krijuar një situatë më të mirë politike tregje më të mira dhe bashkërisht mund të kalojmë në tregje të reja”

Mustafa: Kosova ka nevojë për mbështetje

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se vendet e rajonit duhet të dialogojnë midis tyre për të bashkëpunuar në zhvillimin ekonomik. Mustafa tha se Kosova ka nevojë më shumë se asnjë vend tjetër në rajon për mbështetje dhe bashkëpunim me vendet fqinje, për shkak të tranzicionit të vonuar. “Jemi në fazën që mosmarrëveshjet t’i shndërrojmë në ura të zhvillimit të përbashkët dhe synimet tona t’i bëjmë realitet që të gjendemi sa më shpejt në familjen evropiane. Ky është synimi i Kosovës dhe e kemi shprehur këtë në të gjitha takimet me fqinjët”, tha Mustafa. “Ne po përpiqemi të mbyllim përmes dialogut çështjet e hapura me Serbinë dhe vendet e tjera. Gjithashtu jemi të hapur ndaj investitorëve në fusha të ndryshme të ekonomisë. Kosova është e gatshme që brenda këtij viti të lidhet me Serbinë dhe Maqedoninë përmes dy autostradave në mënyrë që të ulet vëllimi i kostove të këmbimeve tregtare”, vijoi Mustafa.

Gjukanoviç: Të ndihmojmë Maqedoninë

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç tha se është me rëndësi që dinamika e bashkëpunimit të ruhet në të ardhmen. Ai tha se është e nevojshme që t’i afrohet mbështetje Maqedonisë për të tejkaluar problemet e saj.

“Jemi të shqetësuar për ngjarjet në Maqedoni. Na është dashur shumë kohë që të merret një hap dhe falë kurajos e vizionit të kryeministrave procesi i dialogut ka nisur dhe është në rrugën e tij të mbarë. Është me rëndësi që dinamika e këtij procesi të ruhet në të ardhmen. Nuk jemi të kënaqur me mënyrën si funksionon Bosnja. Duhet të krijohet një atmosferë më e mirë, konstruktive.  Ka nevojë për përpjekje të tjera për ti ardhur në ndihmë Maqedonisë për të kapërcuer paralizën që ndodhet në kuadër të proesit të integrimit europian, por dhe pas ngjarjeve në Kumanovë.

Pa zgjidhur këto probleme dhe cështje që kërkojnë angazhimin e faktorëve më të mëdhenj ne do të vazhdojmë të jemi vulnerabël në këtë  rajon. Problemi i ka rrënjët e vjetra. Duhet të përqëndrohemi në zhvillimin e infrastrukturës. Është e qartë se asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund ta zgjidhë e vetme. Edhe Kroacia ka ngecur në ndërtimin e korridorit të Adriatikut. Burimi i mungesës së stabilitetit ka të bëjë se ne nuk njihmei mirë. Nuk jemi tolerant aq sa duhet. Njerëzit nuk udhëtojnë aq sa duhet brenda rajonit, nuk njohin dallimet, dhe këto shihen si probleme dhe jo si veçori”.

 

/Gazeta Start/

 

0

Perimet e gjelbra janë pjesë e rëndësishme e të ushqyerit, pasi që ndikon në shëndetin në përgjithësi dhe në zhvillim.

0

Revista prestigjioze “Forbs” ka renditur për të pestin vit kancelaren gjermane Angela Merkel si femra që ka më shumë influencë në rruzullin tokësorë.

0

Tiranë – Zbulohen emrat e 4 farmacive që përfituan shuma marramendëse nga skema e vjedhjes se parave te rimbursimit të ilaçeve.

Burime nga prokuroria thane se farmacitë me emrin “Berzhita”, “Lundër”, “Adelina” dhe “Nutrimed 2012”, falsifikuan receta dhe me pas tërhoqën nga fondi i rimbursimit të ilaçeve mbi 430 mijë euro vetëm për 5 muaj.

Parregullsitë e gjetura tek këto farmaci fantazmë, kane qenë të shumta thanë hetuesit dhe dyshimet janë se pronarët e këtyre kompanive fantazmë bashkëpunonin me drejtuesit e Fondit te Sigurimeve te Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Farmacia “Lundër” dhe “Berzhita” kishin të njëjtin NIPT të regjistruar në QKR thane hetuesit. Per me teper, kishin te njëjtën adresë në Farkë, qe pas verifikimit rezultoi se ishte një shtëpi banimi, ku nuk ekzistonte asnjë shërbim farmaceutik.

Për llogari të këtyre dy farmacive fantazmë, recetat për t’u rimbursuar u dorëzuan në emër të shtetases Mimoza Tufa. Nga dokumentet e sekuestruara rezultoi se për disa muaj me radhë, recetat e dorëzuara nga Mimoza Tufa janë shlyer menjëherë në shuma të mëdha parash.

Me të njëjtën skemë përfitoi edhe farmaci “Adelina”, recetat e së cilës i ka dorëzuar shtetasja Adelina Manaj.

Pas verifikimit, rezultoi se me këtë emër nuk ekziston asnjë farmaci. Madje hetuesit thanë për ABC News se , nuk “Adelina” ekziston e regjistruar në QKR dhe nuk ka asnjë aktivitet biznesi në Shqipëri me këtë emër.

Pavarësisht këtyre shkeljeve flagrante, zyrtarët e Fondit të Sigurimeve të kujdesit të detyrueshëm shëndetësore vazhduan te kalojnë në llogarit bankare të Adelina Manaj shuma te medha parash, pasi ajo dorëzonte recetat e falsifikuara.

“Nutrimed 2012” është farmacia e katërt që ka përfituar në këtë skemë. Drejtues i saj rezulton shtetasi me emrin Nikollaq Thanasi.

Ne recetat e dorëzuara, sipas prokuroreve janë  përdorur vulat e falsifikuara dhe firmat e rreth 80 mjekëve të ndryshëm, kryesisht për fshatrat e Berzhitës, Lundër, Farkë dhe fshatra të tjerë të kësaj komune.

Mesditën e së mërkurës, drejtori i kontrollit parësor farmaceutik Halit Bilali dhe dy inspektorë të drejtorisë rajonale u morën në pyetje për kontrollin e kryer ndaj rimbursimit të ilaçeve. Ende nuk ka të dhëna për dëshminë e këtyre zyrtareve, por hetuesit thanë se abuzimet janë kryer pa asnjë përpjekje për t’u fshehur nga ndonjë kontroll i mundshëm.

Sipas akuzës, sasia e ilaçeve të rimbursuara nga këto farmaci, është e tille që korrespondon me idenë e një epidemie të sëmundjeve kacerogjene në fshatrat e Tiranës.

 

 

/GS/

 

 

 

0
Droga e sekuestruar
Droga e sekuestruar

Pogradec – Një 42-vjeçar u arrestua nga policia e Pogradecit, pasi u kap me lëndë narkotike në automjetin e tij. Shtetasi Kristi Çekrepi përfundoi në pranga, pas kontrollit të automjetit të tij tip “Skoda”.

Policia u sekuestroi 47 gr lëndë narkotike e dyshuar heroinë, dy aparate celularë si dhe automjetin e tij. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec ,për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/GS/

 

 

0

Vlorë – Një noter përfundoi në prangat e policisë pasi akuzohet për falsifikim. Policia e Vlorës njoftoi se ka arrestuar shtetasin Nefail Ismalaj, vjeç 63, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u krye ne ambientet e zyrës noteriale, përballë Prokurorisë ku ushtronte profesionin e tij, pasi ky shtetas ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” për çështje pronësie. Gjykata e Rrethit Gjyqësore Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne Burg”.

/GS/

 

 

 

0

Përfaqësues të institucioneve arsimore dhe organizatave ndërkombëtare, thanë në Prishtinë se Kosova ndodhet në një epokë të re të zhvillimit të saj si një faktor pozitiv politik dhe ekonomik në rajon, por ajo përballet me sfida të mëdha siç është lufta kundër korrupsionit.