E enjte, 28 Maj 2015

0

Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar padinë e firmës “Gener 2” e cila po ndërton kompleksin e pallateve poshtë digës së liqenit.

Kështu mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë që i kishte dhënë të drejtë INUK për ndërprerjen e punimeve.
Me këtë vendim gjykate pritet që IKLMT, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit të bllokojë kantierin e nisur poshtë digës.
Për kompleksin poshtë dikës janë zhvilluar dhe një sërë protestash nga shoqëria civile.

Kjo është hera e dytë që drejtësia shprehet për këto ndërtime me dy vendime të ndryshme. Më 14 janar Gjykata e Shkallës së Parë Administrative hodhi poshtë vendimin e INUK.

INUK-u e apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit duke fituar përkohësisht betejën për pezullim.

/GS/

0

Tiranë – Në Parlament kanë nisur diskutimet për projektligjin e ri për arsimin.

Deputeti socialist Ben Blushi, tha se rreth 20 mijë mësues në të gjithë vendin janë pjesë e zgjedhjeve elektoral, nga 40 mijë që ka sistemi arsimor. Ky fenomen, deputeti socialist thotë se dëmton sistemin arsimor, ndërsa nënvizon se qeveria nuk po mbështet arsimin publik, por vetëm arsimin privat.

“Ca problemi ka arsimit sot? Mësuesit. Një shkollë e bukur, me teknologji. Shkolla është libri dhe mësuesi. Ky ligj kam përshtypjen u krijon një pasiguri të re mësueseve. I thotë se nëse një prind është i pakënaqur port mësuesin, ai ka të drejtë të iniciojë procedurën e shkarkimit për mesësin. Unë besoj e kemi detyrimin që mësuesit ti japim garanci. Do hiqja me ligj dhe t’i nxjerrim mësuesit nga zgjedhjet.

T’i përdorim mësuesit si kope dhe mbledhim votat si detyrim, pasi këtu shkolla ka mbaruar. 40 mijë mësues janë minimumi 20 mijë komisionarë, nëse i fusni këta në zgjedhje, shkolla ka vdekur. Mësuesi nuk mund të jetë i politizuar. Ai nuk mund të përdoret për zgjedhjet. Ky projekt ligj i jep të drejtën të largohej një mësues. Po kush i emëron mësuesit. Po bëjmë zgjedhjet mbi një sistem me 61 njësi. Për arsimim ka nja 36”, tha Blushi.

Ai shprehu edhe një tjetër shqetësim, ai për uljen e nxënësve nëpër shkolla. “Numri i nxënësve në shkolla është ulur. Ka dy arsye që ikin shqiptarët nga Shqipëria; për punë dhe për arsim. Për të pasur një mbrojtje të arsimit publik, meqenëse numri i nxënësve është ulur, numri i shkollave privat është rritur. Si ka mundësi? Nuk dua të stimulohet arsimi privat, e mënjanohet ai publik. Një vilë me dy dhoma e kuzhinë, me një oborr 150 m katrorë quhet shkollë e mesme. Nuk po vendosim një standard.”, tha Blushi.

 

/GS/

 

 

0

Fier – Gjykata e Fierit e ka ‘pastruar’ nga të gjitha akuzat kryebashkiakun në largim Baftjar Zeqo. Ai akuzohej nga Prokuroria për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, prokuroria pritet ta apelojë vendimin e marrë sot. Gjykata ka shpallur gjithashtu të pafajshëm edhe shtatë zyrtarë të tjerë të komisionit të Strehimit në Bashkinë Fier, të akuzuar nga disa qytetarë për shpërdorim detyre lidhur me shpërndarjen e banesave sociale në këtë qytet.

Prokurorët Artur Cara dhe Enkeleda Shehu kishin kërkuar dy vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur nga Partia Socialiste.

 

/GS/

0

Përkeqësohet bilanci i viktimave në Teksas të SHBA-ve, ku ka shkuar në 21 numri i viktimave  si pasojë e motit të keq.

Autoritet thonë se bilanci  ka shumë gjasa të rritet pasi numri i të humburve është të paktën 40 persona.

Mijëra banorë të prekur nga përmbytjet janë evakuuar dhe qindra shtëpi janë shkatërruar.

Operacionet për shpëtimin e jetëve të njerëzve vijojnë, ndërkohë që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme ne 14 qarqe të vendit.

Këto janë konsideruar si përmbytjet më të këqija që kanë goditur jugun e SHBA-ve vitet e fundit.

/GS/

0

Manaferrat e shijshme dhe luleshtrydhet me ngjyra të ndezura ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit të stomakut, gastritit.

0

Kryeministri serb Alaksandar Vuçiç ka vlerësuar mikpritjen që gjeti në Tiranë.

Në një intervistë për “Top Channel” ai deklaroi se vendet po shikojnë përpara që të shfrytëzojnë të gjithë mundësinë e bashkëpunimit ekonomik mes tyre.

Një pjesë e intervistës dhënë për “Top Channel”:

TCH: Kjo ishte vizita juaj e parë si kryeministër i Serbisë në kryeqytetin shqiptar. Cilat ishin përshtypjet që morët nga Tirana, zoti Vuçiç?

Aleksandar Vuçiç: Nuk mund të them se arrita të shoh shumë nga Tirana. Por më pëlqeu qëndrimi këtu dhe jam thellësisht mirënjohës për mikpritjen e shqiptarëve dhe të kryeministrit Rama. Shpresoj se do të vij sërish në Tiranë.

TCH: Kryeministri Rama nuk bëri të njëjtën deklaratë për Kosovën, si në Beograd. A ishte kjo pjesë e marrëveshjes, që ju të vinit në Tiranë?

Aleksandar Vuçiç: Jo, jo, aspak. Ai ishte në pozicionin, që mund të thoshte çfarë të donte. Ai tha atë që mendoi, unë thashë atë që mendova. Ishte nga të dyja anët e ndershme. Ne ishim të gjithë të sinqertë, ai përfaqësoi pozicionin e tij, unë përfaqësova pozicionin tim. Por ne u përqendruam tek e ardhmja. Ne duam të mendojmë për të ardhmen dhe kjo ishte shumë gjë e mirë.

TCH: Ka një marrëveshje prej 7 pikash mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe qeverisë serbe. Kur do të implementohet marrëveshja, për të cilën edhe ndërkombëtarët kanë pasur objeksione?

Aleksandar Vuçiç: Ne po bëjmë më të mirën për ta implementuar, por këtu ka një marrëveshje mes serbëve, një numri jo të madh serbësh në Shqipëri me qeverinë shqiptare. Unë iu luta mikut tim, Edi Rama t’i presë ata, të flasë me ta, njëkohësisht unë do të bëj më të mirën për të drejtat e shqiptarëve, sepse duam të jemi shumë transparentë me qytetarët tanë në Preshevë dhe Bujanoc. Por sigurisht, ne duam që kjo të ndodhë njësoj me serbët në Shkodër, Vrakë, Fier dhe qytete të tjera.

TCH: Dhe në fund zoti Vuçiç, ishte një darkë më e mirë ajo në Beograd, apo ajo e mbrëmjes së të mërkurës në Tiranë? I mungoi kësaj darke zoti Daçiç dhe këngët e tij?

Aleksandar Vuçiç: Ishte një darkë më e mirë këtu. Por unë mendoj se kolegëve tanë iu mungoi ai.

/GS/

0

Ministri i Jashtëm francez, Loren Fabius, e cilësoi sot si shumë të rrezikshme idenë e Britanisë së Madhe për zhvillimin e një referendumi për qëndrimin ose jo të vendit në Bashkimin Evropian.

Kjo deklaratë vjen disa orë para vizitës në Francë të kryeministrit konservator britanik, Dejvid Kameron.

“Këtë proces e gjykoj shumë të rrezikshëm”, deklaroi Fabius për radion “France Inter”.

Për kryediplomatin francez, do të jetë Britania e Madhe ajo që do të humbë më shumë nga ky proces, edhe pse një veprim i tillë do të ketë efekte negative për Evropën.

“Britania e Madhe, një nga ekonomitë më të mëdha të botës, është një fuqi ushtarake dhe diplomatike. Nëse një vend i tillë i rëndësishëm lë Evropën, atëherë kjo do të sjellë ndjenja skajërisht negative mbi Kontinentin e Vjetër. Ne duam që Britania e Madhe të jetë në Bashkimin Evropian”, theksoi Fabius.

Qeveria britanike paraqiti të enjten në Parlament një projektligj që detajonte modalitetet e një referendumi që do të zhvillohet deri në fund të 2017-ës për qëndrimin ose jo të ishullit në BE.

/Start/

0

Imazhi jo i mirë ekonomik i Republikës së Kosovës, ka bërë që shumë investitorë ndërkombëtarë të hezitojnë që kapitalin e tyre të shtrijnë në Kosovë, thonë ekspertë për çështje ekonomike.

Sipas tyre, autoritetet kompetente në Prishtinë nuk kanë arritur të krijojnë një imazh karshi investitorëve të huaj, ngjashëm si shtetet fqinje.

Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë,Shpend Balija, thotë se imazhi i Kosovës nuk është konkurrent me vendet e rajonit.

Ai thotë se institucionet e Kosovës duhet të krijojnë kushte për investitorët potencial, por edhe për kompanitë e huaja që veprojnë në Kosovë, pasi siç thotë ai, këto kompani janë ambasadorët më të mirë për të përmirësuar imazhin e Kosovës në aspektin ekonomik.

Këshilli i Investitorëve Evropianë që është themeluar vitin e kaluar synon të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes së të bërit biznes për investitorët evropianë dhe ndërkombëtarë.

“Nuk është ndër më të mirët imazhi i Kosovës, nëse e marrin në aspektin rajonal. nuk është i konkurrueshëm me shtetet fqinje, nuk është konkurrent më Maqedoninë, për shembull. Shpesh herë investitorët janë skeptik, por edhe shpesh herë më të drejtë. Kjo për arsye të një brishtësie të kornizës dhe sistemeve të së drejtës kontraktuese dhe komerciale”, ka thënë Balija për Radion Evropa e Lirë.

Niveli i korrupsionit, burokracia dhe politikat jo të favorshme, për investitorët potencial kanë ndikuar në zbehjen e imazhit ekonomik të Kosovës, thotë edheMustafë Hasani, ish-udhëheqës në Agjencinë për Promovimin e Investimeve në kuadër të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë.

Megjithatë, ai thekson se projektet konkrete dhe kriteret transparente janë mundësitë për rikthimin e investitorëve të huaj për sektorët potencial në Kosovë.

“Korrupsioni ndikon në imazh, jostabiliteti politik, elementet tjetra ekstremiste, të gjitha ndikojnë në imazhin e Kosovës. Por, të gjitha këto mund të eliminohen gradualisht, përmes promovimit, përmes rregullimit të këtyre problemeve aktuale, zvogëlimit të korrupsionit, mundësive për luftim sa më të madh që është e mundshme, funksionimin e gjykatave e të gjitha këto janë të lidhura njëra më tjetrën. Por, mundësitë janë para nesh prap”, thekson Hasani

Ndryshe, sipas statistikave zyrtare, Shpend Balija thotë se nga viti 2007 deri në vitin 2013 investimet e huaja kanë rënë për 50 për qind në vlerën absolute. Ky trend i rënies se investimeve, thotë ai dëmton rëndë imazhin ekonomik të Kosovës.

“Shpesh herë qeveria në mungesë të praktikave reale ka nevojë të dëgjojë zërin e investitorëve aktual shumë qartë dhe me shumë vëmendje, sepse këto biznese nëse nuk janë në gjendje të funksionojnë me një fitim; pas një periudhe ato do të shuhen dhe do të largohen nga Kosova. Kështu ka ndodhur edhe nga viti 2007 deri në vitin 2013”, ka thënë Balija për Radion Evropa e Lirë.

Ekspertë për çështje ekonomike, thonë se edhe mungesa e zbatimit të ligjeve dhe reformat e shpeshta ligjore dëmtojnë qëndrueshmërinë e kompanive investuese në Kosovë

Sidoqoftë, investimet e huaja direkte në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, kanë shënuar rënie të mëdha. Derisa në vitin 2007 vlera e investimeve të huaja ishte rreth 450 milionë euro, në vitin 2014 kjo shifër është jo më shumë se rreth 150 milionë euro./Rel/

0

Shqiptarëve do t’u duhet të presin ende për të mësuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në lidhje me ndeshjen e 14 tetorit të shkuar Serbi-Shqipëri.

Organi më i lartë i drejtësisë sportive e ka shtyrë për në datën 12 qershor vendimin e shumëpritur për takimin e ndërprerë në minutën e 41-të në stadiumin “Partizan” të Beogradit.

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate për shtyp se CAS-i ka vendosur ta shpallë verdiktin një ditë para miqësores Shqipëri – Francë.

Në njoftimin e FSHF-së nuk bëhen të ditura arsyet e shtyrjes së vendimit që vetë CAS-i fillimisht kishte bërë të ditur se do të merrej më 29 maj.

Arbitrazhi ka kërkuar kohë për marrjen e vendimit duke shfrytëzuar deri në limit afatin, duke qenë se më 13 qershor do të luhen edhe takimet e tjera të Grupit I, Armeni – Portugali dhe Danimarkë – Serbi.

Shqipëria pret të marrë të drejtën e munguar nga Komisionet Disiplinore të UEFA-s, të cilat ia dhanë Serbisë fitoren 3-0 në tavolinë e më pas i hoqën 3 pikët nga klasifikimi i Grupit I për shkak të akteve të dhunës.

Shqipëria kërkon në CAS marrjen e tri pikëve që do të rrisnin ndjeshëm shanset e kuqezinjve për t’u kualifikuar në “Francë 2016”.

/Start/

0

Në një mjedis mikpritës dhe të sigurt, ndryshe nga ai ku u gjenden krerët shqiptarë në Beograd, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, dha përshtypjet e tij të para për Tiranën, nga sheshi “Skënderbeu” i kryeqytetit shqiptar.

Në sytë kureshtar të qytetarëve të Tiranës dhe vigjilencën e forcave te sigurisë, Vuçiç u intervistua qetësisht nga televizioni shtetëror serb, RTS.

Ai shprehu bindjen, se vizita e tij në Shqipëri dhe takimi me zyrtarët e lartë të këtij vendi, ishin një hap pozitiv drejt të ardhmes së dy popujve.

“Vizita ime në Tiranë dhe takimet me krerët e lartë shtetërorë shqiptarë besoj se janë hapa pozitivë për të ardhmen e dy popujve dhe vendeve. Dallimet në bisedime janë te dukshme por indicja për prosperitet është guximi i dy palëve për ta nisur këtë proces”, deklaroi ai.

I vetëdijshëm për të kaluarën problematike të popujve, Vuçiç tha për transmetuesin shtetëror serb nga Tirana, se vendet kanë fokus të përbashkët në të ardhmen.

“Shumë herë kemi luftuar mes vete, e luftërat, sjellin probleme tjera. Por unë mendoj se e rëndësishme është që ne shohim drejt së ardhmes bashkë, të dyja vendet kanë synim t’i bashkohen familjes evropiane dhe natyrisht jemi pro marrëdhënieve reciprokisht të mira dhe të qëndrueshme”, theksoi Vuçiç.

Kryeministri serb nuk ngurroi, që përmes RTS-it, t’u bëjë thirrje investitorëve e biznesmenëve serbë, ta vizitojnë Shqipërinë, njëkohësisht ta apelojë palën shqiptare për investime në territorin serb, përcjell kp.

“Vëllimi i këmbimeve tregtare që sot kapin vlerën e 109 milionë eurove, mund te shkojnë deri në 500 milionë në dhjetë vitet e ardhshme. Ndaj iu bëj thirrje investitorëve të të dyja palëve, t’i shohin si territore për investim serbët, Shqipërinë dhe anasjelltas”, deklaroi Vuçiç.

0

Tiranë – Ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe Presidentit i Republikës, Bujar Nishani shprehur hapur kundërshtitë e tyre në lidhje me reformën në drejtësi dhe veçanërisht në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në konferencën e 10-të e Rrjetit Ballkanit dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësore, Naço tha se ndryshimet ligjore duhet të nxjerrin jashtë Presidentin nga drejtimi i KLD-së.

“Sigurisht që këto ndryshime të nevojshme dhe imediate nuk ishin reforma e kërkuar, pasi KLD si institucion kryesor i menaxhimit të funksionimit të sistemit gjyqësor është pjesë e axhendës së reformimit të thellë, reformë kjo e cila mund të kërkojë dhe ndryshime kushtetuese, ku mund të jetë vendi për të rivlerësuar pjesëmarrjen në këtë organizëm të Presidentit të Republikës si Kryetar i KLD-së dhe duke ja kaluar këto kompetenca Kryetarit të Gjykatës së Lartë, vlerësimin e mundësisë që Ministri i Drejtësisë  të mos jetë anëtar i KLD, rolin e Inspektoritatit të Ministrisë së Drejtësisë, apo funksioneve që këto institucione duhet të kenë brenda këtij këshilli”, tha Naço

Por, Nishani tha se Kushtetuta e ka bërë të qartë rolin e Presidentit. “Parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve si një nga parimet bazë të kushtetutave moderne u jep mundësi tri degëve të qeverisjes (legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit) që jo vetëm të respektojnë njëra-tjetrën në ushtrimin e funksioneve të tyre, por edhe të kontrollohen e ndihmohen në mënyrë të ndërsjellë me qëllim funksionimin sa më mirë të qeverisjes së vendit. Ky parim, duke mos qenë qëllim në vetvete ndihmon që pushteti të shpërndahet në disa mbajtës me funksione e detyra të ndryshme për të siguruar reciprocitet dhe respekt për një drejtësi më të madhe dhe korrektesë në ushtrimin e saj”, theksoi ai.

Sipas Nishanit, ky parim ndikon gjithashtu edhe në bashkëveprimin e pushteteve duke dhënë garanci dhe siguri më të lartë në marrjen e vendimeve të drejta dhe të peshuara. “Kjo është arsyeja që reforma në drejtësi, por edhe çdo reformë tjetër me rëndësi kombëtare si një proces gjithëpërfshirës e bën të detyrueshme pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë e institucionalë të vendit, përfshirë edhe shoqërinë civile si një aktor thelbësor i shtetit të së drejtës. Në këtë proces, edhe roli i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Shqipëri është i pazëvendësueshëm”, u shpreh ai.

Nishani tha se dy janë sfidat kryesore me të cilat po përballet gjyqësori në Shqipëri. “Nga njëra anë, mbrojtja dhe forcimi i pavarësisë, integritetit, profesionalizmit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve në marrjen e vendimeve. Nga ana tjetër, lufta pa kompromis kundër korrupsionit në radhët e tyre, një sëmundje që gërryen dhe kompromenton jo vetëm pushtetin gjyqësor si të tillë, por dëmton rëndë qeverisjen si dhe sistemin politik dhe juridik në vend”, vijoi.

/S.Ll/Gazeta Start/

 

0

Kaloi dhe vizita e shumëpërfolur e kryeministrit serb në vendin tonë, një vizitë që tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve duket se ka kaluar më së miri.