E diel, 31 Maj 2015

0

Barcelona është fituese e Kupës së Mbretit.

Katalanasit mposhtën 1-3  Atletiko Bilbaon në finalen e mbrëmjes së sotme.

Vendimtar në këtë triumf ishte Leo Mesi që shënoi dy herë, në minutën 20’ dhe 74’ të takimit.

Goli tjetër për bleugranët u realizua nga Nejmar në të 36-ën, ndërsa goli i nderit për vendasit u shënua nga Uilliams në minutën 79’.

Ky është trofeu i dytë për Barcelonën pas La Ligas, ndërkohë që javën e ardhshme ka mundësi të fitojë tripletën në rast se mposht Juventusin në finalen e Championsit.

/GS/

0

 

Milan e ka mbyllur me fitore ndeshjen e fundit të Serie A për këtë sezon.

Kuqezinjtë kanë mposhtur mbrëmjen e sotme 3-1 Atalantën.

Golat për Milanin i shënuan Pazzini 36’ dhe dy Bonaventura 38’ dhe 80’, ndërsa goli i vetëm për vendasit u realizua nga Baselli 21’.

Pas kësaj fitoreje skuadra e Inzagit ngjitet në vendin e 9’ me 51 pikë, por rrezikon të bjerë më pushtë në renditje nëse nesër fiton Torino.

/GS/

0

Volfsburgu është fituesi i Kupës së Gjermanisë, pasi triumfit 3-1 në finalen përballë Dortmundit.

Verdhezinjtë e nisën më së miri lojën duke shënuar që në minutën e 5’të me anë të Aubameyang, por Volfsburg nuk u dorëzua.

Miqtë tronditën tre herë “Olympiastadion”, pas golave të e Gustavos 22’, De Bruyne 33’ dhe Dost 38’.

Pavarësisht disa rasteve në pjesën e dytë, asnjëri ekip nuk gjeti sërish rrugën e rrjetës.

Kjo ishte hera e parë në histori që Volfsburg fiton Kupën e Gjermanisë.

/GS/

0

Sarajevo fiton Kampionatin Boshnjak duke i dhënë mundesinë e artë Skënderbeut për të qenë në vazon e parë të UEFA Champions League.

Suksesi 3 -1 Sloboda Tuzla ka shpallur këtë skuadër kampione të Bosnje Hercegovinës.

Skënderbeu ka një koefiçent më të mirë se kundërshtari falë përfaqësimit në vitet e fundit në kupat e Europës.

Kjo është hera e parë që një ekip shqiptar hyn në vazon e favoriteve.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e pestë për Skënderbeun në turet eleminature të Champions League.

/GS/

0

Arsenali shpallet kampion i Kupës FA për të dytën herë radhazi.

“Topçinjtë” triumfuan me rezultatin e thellë 4-0 në finalen përballë Aston Vilës.

Golat e takimit u shënuan nga Ualkot 40’, Sançez 50’, Mertesaker 62’ dhe Zhiru në minutat shtesë.

Kjo është hera 12-të në histori që Arsenali fiton trofeun prestigjoz të Anglisë.

Skuadra e Vengerit “shpëton” kështu sezonin me një trofe pas dështimit në garën e Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

/GS/

0

Kampionët e Juventusit e mbyllën me barazim epilogun e Serie A, ku në ndeshjen e fundit u ndanë 2-2 me Veronën.

Perejra u dha avantazhin bardhezinjve duke realizuar një supergol në minutën e 42’.

Nuk vonoi kundërpërgjigjja e veronezëve që në minutën e 48’ gjetën golin e barazimit me Tonin.

Epërsinë “Zonjës së Vjetër” i riktheu Lorente që shënoi në minutën e 57’.

Megjithatë vulosi gjithçka Gomez Taleb që shënoi golin e barazimit në minutat shtesë.

Toni konfirmohet si golashënuesi më i mirë i Serie A me 22 gola, dy më shumë se Tevez në vend të dytë.

Pas kampionatit dhe kupës, skuadra e Alegrit synon tashmë Championsin, ku për të fituar tripletën do t’i duhet të mposhtë më 6 qershor Barcelonën.

/GS/

0
365

Zyrtarët evropianë po kritikojnë Moskën për një listë të zezë me emra të politikanëve nga BE-ja që do ta kenë të ndaluar të shkojnë në Rusi.

Lista përmban 89 emra dhe është kompletuar nga autoritetet ruse. Një zëdhënëse e shefës së politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini tha se “e konsiderojmë këtë masë si krejtësisht arbitrare dhe të pa justifikueshme”.

Presidenti i Parlamentit të BE-së, Martin Schulz, tha se veprimet e tilla “zvogëlojnë edhe më tej besimin e ndërsjellë”.

Berlin tha se ka kërkuar sqarime nga Moska, duke shtuar se njerëzit që janë në listë kanë të drejtë të dinë se pse ata janë përfshirë aty.

Kryeministri hollandez, Mark Rutte, ka thënë se Moska ka bërë një listë të tillë në përgjigje ndaj sanksioneve të vëna nga BE-ja ndaj Rusisë me rastin e aneksimit të Krimesë nga Rusia. /Rel/

0

 

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës pasi akuzohet se ka kanosur një oficer policie të antidrogës.

Shtetasi Erald Cibaku, banues në Peshkopi, dyshohet se ka tentuar të vrasë me sëpatë oficerin e policisë.

“Në vendin e quajtur “Ish shtëpia e pritjes”, në qytetin e Peshkopisë, ky shtetas  nëpërmjet  një mjeti “Sopatë, ka kanosur seriozisht për vrasje  për shkak të detyrës , Specialistin e Seksionit për  Narkotikët  në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër , oficerin e policisë  N.S”, thuhet në njoftimin e policisë.

28-vjeçarit iu sekuestrua një sëpatë në cilësinë  e provës materiale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/GS/

 

0

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski mund të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës në vend.

Në vend të tij mund të zgjidhjet Ministri aktual i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, nga radhët e partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

Për një skenar të tillë po qarkullon në mediat maqedonase, të cilat u referohen burimeve diplomatike. Qeveria e re do të jetë kalimtare dhe jo teknike apo e shpëtimit kombëtar.

Pjesë e qeverisë së re do të jetë edhe LSDM në opozitë, e cila mund të marrë disa ministri, që do të përcaktohen nga negociatat mes palëve.

Sipas mediave maqedonase, Nikolla Gruevski do të vijojë të drejtojë VMRO-DPMNE-në deri në zgjedhjet e reja, që mund të zhvillohen brenda 6 muajve.

/Tv Klan/

0

Një ditë pas rikonfirmimit si presidentit i FIFA-s, Sep Blater ka akuzuar UEFA-në për fushatën e keqe të urrejtjes ndaj tij në zgjedhjet e fundit në institucionin më të lartë të futbollit botëror.

“Nga ana e UEFA-s dhe e presidentit të saj ka qenë një fshatë e vërtetë urrejtje, unë i fal të gjitha por nuk i harroj”, u shpreh Blater.

“Është urrejtje, jo vetëm nga një person por nga e gjithë organizata UEFA, që nuk ishte e përfshirë në vitin 1998 kur unë u bëra president”, shtoi ai.

Me gjithë zhgënjimin Blater thekson se ende do të kërkojë të ruajë marrëdhëniet me kreun e UEFA-s.

Pas skandalit të arrestimeve për korrupsion të disa zyrtarëve të FIFA-s, Mishel Platini kërkoi largimin e menjëhershëm të Blaterit nga posti i presidentit të FIFA-s./GS/

0

Udhëheqësi i zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriç, tha se askush nuk mund të shpëtojë nga drejtësia dhe se kriminelët duhet të përgjigjen para gjykatës.

Deklarata e zyrtarit serb vjen pas shtyrjes së seancës parlamentare për Gjykatën Speciale, e cila do të dënojë krimet e luftës në Kosovë.

“Serbia përkrah themelimin e Gjykatës Speciale. Nuk duhet dhe nuk mund t’i iket drejtësisë. Ligjit nuk mund t’i shpëtojë askush. Ata që janë përgjegjës duhet të sillen para bankave të gjyqit”, ka thënë Gjuriç në një deklaratë për të përditshmen serbe “Tanjug”.

Ai theksoi se është thelbësore dhe shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të merret me këtë çështje.

/GS/

0

Durrës – Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar sot në Durrës recetën elektronike. Ministri Beqaj ishte vet atje dhe e përdori këtë arritje edhe për fushatën e Vangjush Dakos. Krahas recetës në fjalë, Ministria e Shëndetësisë ka riprezantuar edhe kartën e shëndetit, aplikacionin e-Barna, si dhe planet afatmesme dhe afatgjata për përdorimin e shëndetësisë elektronike me disa qëllime kryesore.

“Të gjitha prezantimet kanë një fill të përbashkët: Standard i ri transparence dhe shkurtim kohe i komunikimit të qytetarëve me hallka të ndryshme të sistemit. Me miratimin e programit të ri nga fondi i inovacionit, do të mundësohet që në mënyrë ligjore dhe të sigurt do të eliminohen firma dhe vula në shëndetësi. Çdo mjek apo farmacist, me zbatimin e plotë të këtij program, do të ketë një instrument që do ta lidhë në kompjuterin e tij dhe nga ky moment çdo gjë që ai do të nisë do të jetë e firmosur dhe e vulosur dhe do të jetë vetëm e tija. Kjo do të bëjë të mundur të kufizohet pjesa letër dhe do të reduktojë maksimalisht hapësirën që me këto letra të ketë abuzime”, theksoi Beqaj.

/GS/