E hënë, 25 Maj 2015

0

Studentët e degës së Teknologjisë së Tekstilit të Institutit Profesional Dursunbey të Universitetit Balıkesir në Turqi, kanë mundur të realizojnë fustanin më unik për maturantët.

0

Prishtinë – Disa nga të vrarët në Kumanovë janë ekzekutuar pasi që janë dorëzuar tek policia maqedonase.

Sipas Mjekësisë Ligjore në Prishtinë  trupat e disa nga nëntë të vrarëve në Kumanovë janë gjetur edhe plumba e gëzhoja granatash.

“Në bazë të gjetjeve vërtetohet se disa nga të vrarët janë ekzekutuar pasi që janë dorëzuar autoriteteve maqedonase. Kjo është vërtetuar në bazë të përcaktimit të kohës së vdekjes. Ndoshta janë bërë lëshime, ndoshta edhe nuk i kanë pasur mjetet e nevojshme për të bërë autopsinë”, kanë thënë burimet e “Tribuna” brenda Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Po sipas këtyre burimeve, trupat e të vrarëve kanë qenë tejet të dëmtuar.

Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një komunikate për media kishte thënë se dyshon se disa nga nëntë shtetasit kosovarë, të vrarë në konfliktin në Kumanovë, janë vrarë pasi janë dorëzuar.

Të dielën pasdite është bërë varrimi i Beg Rizajt në kompleksin memorial të Gllogjanit, ndërsa, organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë vendosur që tetë të vrarët e tjerë të varrosen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë, ditën e martë.

/GS/

 

0

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me maturantët dhe të rinjtë e Sukthit me të cilët foli mbi programin për rininë. Duma tha se të rinjtë do të kenë klubet e tyre të aktiviteteve ndërsa më të talentuarit e Durrësit nga të katër anët do të kenë bursë nga Bashkia.

“Do hapim klube për të rinjtë, për talentet6, për ata që duan të konkurojnë. Për ata që duan të marrim një bursë që studiojnë mirë ne do të hapim fondin e ekselencës në Bashki dhe bursat do të fillojnë nga bursat jashtë Shqipërisë, të bursat brenda vendit dhe për bursat për ato formime dhe trajnime që do na duhen për vendet e punës këtu”, tha Duma.

Të rinjtë dhe maturantët e Sukthit mbështetën programin dhe kërkuan që të vijë në jetë sa më shpejt që edhe ata të kenë shanset më të mira për edukim.

0

Shpërngulja e shqiptarëve nga Mali i Zi paraqet një problem shqetësues. Regjistrimi i fundit tregon se më shumë se gjysma e popullatës shqiptare jeton jashtë vendlindjes, kryesisht në Shtetet e Bashkuara.

Kjo dukuri është më e theksuar në dy qytete të njohura historike, Tivar dhe Rozhaje, ku disa fshatra janë boshatisur plotësisht. Rënia e vazhdueshme e numrit të banorëve, siaps analistëve, do të ndikojë dukshëm në të ardhmen e këtij komuniteti. /Voa/

 

 

0

Dy makina të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit janë qëlluar me armë zjarri në afërsi të komunës së Leposaviqit, një nga katër komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës.

Një zëdhënëse e EULEX-it tha se sulmi është kryer mbi dy makina të blinduara të këtij misioni dhe ka kaluar pa dëme ne njerëz.

Zyrtarë të këtij misioni thanë se aktualisht po zhvillohen hetime mbi incidentin deh tash për tash nuk dihet asgjë për rrethanat,e as autorët apo motivet e mundshme të këtij incidenti.

0

Ylli i Palermos, Paulo Dibala, konfirmoi se do t’i bashkohet Juventusit në afatin kalimtar të verës.

Javën e kaluar klubi sicilian bëri të ditur arritjen e një marrëveshjeje me “Zonjën” për 40 milionë euro, ndërsa sot është vetë sulmuesi argjentinas që zbulon skuadrën e tij të ardhshme.

“Juventusi është klubi që më donte më së shumti”, deklaroi 21-vjeçari për “Sky Sport Italia”-n. “Ata bënë përpjekje të mëdha për të më transferuar, ndaj i zgjodha. Jam rritur shumë këto pesë vitet e fundit te Palermo dhe mendoj se do të rritem edhe më te Juventusi. Mund të përmirësohem shumë. Do të bëj të pamundurën që të justifikoj paratë e paguara nga Juve”.

Kampionët në fuqi të Italisë mposhtën konkurrencën e Arsenalit, Mançester Junajtidit, Çelsit dhe PSG-së për të siguruar shërbimet e sulmuesit që këtë sezon ka shënuar 13 gola në 34 ndeshje me fanellën rozë.

/Start/E.B/

0

Ndërkohë që Çelsi e festoi titullin e pestë në histori me një fitore 3-1 kundër Sandërlendit para tifozëve të vet, java e fundit e Premier Ligës qartësoi edhe ato pak dyshime të mbetura pezull.

Kështu Mançester Siti dhe Arsenali do të shoqërojnë kampionët në grupet e Championsit sezonin e ardhshëm. “Qytetarët” sot triumfuan 2-0 në shtëpi përballë Southemptonit kurse “Topçinjtë” e Arsen Vengerit shkatërruan 4-1 Uest Bromuiçin në “Emirates”. Në playoff do të luajë Junajtidi, që ngeci në një barazim pa gola ndaj Hull Sitit jashtë fushe.

Sa i takon Ligës së Evropës, Totenhemi siguron një vend në grupe falë triumfit 1-0 në shtëpinë e Evertonit, kurse Liverpuli duhet të kalojë një fazë eliminatore. Në ndeshjen e tij të fundit me të Kuqtë, kapiteni Xherrard shënoi golin e nderit në disfatën e turpshme 6-1 ndaj Stok Sitit në transfertë.

Në zonën e poshtme të renditjes, Hull Siti do të shoqërojë QPR-në dhe Bërnlin në Championship, pasi Njukasëlli siguroi mbijetesën falë fitores 2-0 ndaj Uest Hemit.

/Start/E.B/

0

Të papriturat nuk mungojnë asnjëherë në Çmimin e Madh të Monakos.

Këtë herë fati i buzëqeshi Niko Rosbergut, ndërsa i ktheu shpinën pilotit tjetër të Mercedesit, Ljuis Hemilton.

Britaniku po shkonte i qetë drejt triumfit, por një urdhër i gabuar i skuadrës i kushtoi shtrenjtë kampionit në fuqi të botës.

Ndërkohë që në pistë ishte makina e sigurisë pas një incidenti mes Verstapenit dhe Groszhosë në xhiron e 64-t, Hemiltoni u thirr me urgjencë në bokse për të ndërruar gomat. Por ky vendim rezultoi i fatal për 30-vjeçarin, pasi në dalje ai e gjeti veten të parakaluar si nga shoku i skuadrës ashtu edhe nga Vetel me Ferrari që e mbylli garën i dyti.

Rosberg mundi ta ruante kryesimin deri në fund duke regjistruar fitoren e dytë sezonale, të tretën radhazi në pistën e Principatës duke barazuar rekordin e Airton Senës.

Pas treshes së podiumit, Danil Kviat arriti rezultatin më të mirë në karrierën e tij me vendin e katërt, i ndjekur nga piloti tjetër i Red Bullit, Daniel Riçardo. Vendi i gjashtë për ferraristin tjetër, Kimi Raikkonen, dhe pas tij Serxho Perez që regjistroi rezultatin më të mirë sezonal për Force Indian.

Mund të konsiderohet një sukses më vete edhe vendi i tetë për Xhenson Batonin, me pikët e para për Meklarenin, ndërsa dhjetëshen e parë e mbyllin Felipe Nasr me Sauber dhe Karlos Sainz me Toro Roso.

Pas gjashtë garave të para të sezonit, kampionati vazhdon të kryesohet nga Hemilton me 126 pikë, i ndjekur nga Rosberg me 10 më pak dhe Vetel me 98 pikë. Ndërsa në renditjen për konstruktorë udhëheq Mercedesi me 242 pikë, para Ferrarit (158) dhe Uilliamsit me 81 pikë.

renditja

/Start/

0
Edmond Kapllani (9) / FSV Frankfurt

Pas Bekim Balajt dhe Azdren Llullakut, sot erdhën të tjerë gola nga futbollistë shqiptarë që luajnë në kampionate të ndryshme të Evropës.

Edmond Kapllani ishte heroi i FSV Frankfurtit në fitoren 3-2 ndaj Fortuna Dyseldorfit në transfertë. Sulmuesi durrsak shënoi dy herë duke e ndihmuar ekipin e tij të sigurojë qëndrimin në Bundesligën 2 në javën e fundit. Me dopietën e sotme 32-vjeçari ngjitet në kuotën e 11 golave, duke e mbyllur sezonin si shënuesi më i mirë i Frankfurtit. Në tre sezone me këtë skuadër Kapllani ka realizuar gjithsej 38 gola, më shumë se me çdo ekip tjetër në karrierë.

 

Po në Bundesligën 2, Jurgen Gjasula ishte autor i golit të vetëm të Alenit në disfatën 2-1 ndaj Nurembergut. Mesfushori shqiptar barazoi përkohësisht në minutën e 51-të me të shtatin gol në 28 ndeshje këtë sezon. Ky ishte gol lamtumire për 29-vjeçarin, i cili nga 1 korriku do të jetë lojtar i lirë pasi i përfundon kontrata me skuadrën që sezonin e ardhshëm do të luajë në ligën e tretë gjermane.

 

Ndërkohë në Austri, Donis Avdijaj ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në suksesin e Shturm Gracit 2-1 në shtëpinë e Admira Mëdlingut. Sulmuesi i huazuar nga Shalke barazoi në të 51-ën, ndërsa 20 minuta më pas Haxhiç realizoi golin që i siguron Shturmit pjesëmarrjen në eliminatoret e Ligës së Evropës sezonin e ardhshëm.

/Start/E.B/

0

Borusia e Dortmundit ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Gonzalo Kastro nga Bajer Leverkuseni për një shumë që mendohet të jetë rreth 12 milionë euro.

27-vjeçari i përfaqësueses gjermane, të cilit i përfundonte qershorin e ardhshëm kontrata me “Aspirinat”, ka nënshkruar për katër sezone me klubin verdhezi.

“Dua t’i jap një hov të ri karrierës sime, por ishte një vendim aspak i lehtë. Kalova shkëlqyeshëm në Leverkusen gjatë këtyre viteve, këtë klub do ta kem përherë në zemër”, deklaroi Kastro.

Drejtori sportiv i Borusias, Mikael Zork, beson se mesfushori do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën. “Jemi të kënaqur. Me Gonzalo Kastron kemi siguruar një mesfushor të mirë teknikisht dhe me përvojë, që mund të luajë në disa pozicione”, komentoi drejtuesi i Dortmundit.

Kastro ka qenë pjesë e ekipit të parë të Leverkusenit që nga viti 2005 dhe në 285 ndeshje në Bundesligë ka shënuar 21 gola.

Te Dortmundi ai do të zëvendësojë Ilkai Gyndoanin, i cili pritet të shitet në afatin kalimtar të kësaj vere pasi nuk ka pranuar ta rinovojë kontratën që i skadon më 30 qershor 2016.

/Start/E.B/

0

Grabitet me armë zjarri një argjendari në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës pranë “Shkollës së Bashkuar”.

Burimet bëjnë me dije se një person i maskuar është futur në ambientet e argjendarisë dhe nën kërcënimin e armës dyshohet se ka marrë një sasi të konsiderueshme parash. Për të frikësuar pronarin, grabitësi ka qëlluar në ajër.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilat kanë marrë në pyetje pronarin e argjendarisë. Ky i fundit nuk ka qenë në gjendje ta identifikonte autorin e krimit, pasi ky i fundit ishte i maskuar.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka siguruar kamerat e bizneseve pranë argjendarisë.

/Start/

0

Vitet e fundit vihet re një rritje e rasteve me kancer. E rëndësishme është të njihen shenjat dhe mënyrat parandaluese të kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

Më poshtë do të japim disa nga shenjat të cilat mund të jenë paralajmëruese e kancerit:

Ndryshimet e gjirit mund të jenë një problem i përbashkët i femrave dhe meshkujve

Gjendrrat e shfaqura në gji apo nën sqetulla, tkurrja e gjirit, ndryshimet në madhësi dhe formë të gjirit, rrjedhjet e majës së gjirit, plagët në gji apo skuqjet mund të jenë shenja të kancerit të gjirit. Edhe te meshkujt mund të shfaqet kanceri i gjirit, por në raste të rralla.

Hemorragjitë e pazakonta te femrat

Hemoragjitë e shfaqura jashtë kohës së menstruacioneve, gjatë menoapuzës apo pas marrëdhënieve seksuale mund të jenë shenjë e kancerit të qafës së mitrës.

Ndjesia e fryrjes dhe tensionimit te femrat

Veçanërisht ndjesia e fryerjes së barkut dhe ndjesia e ngopjes te femrat mund të jetë shenjë paralajmëruese e kancerit të vezoreve. Nëse personi ndjen dhimbje barku, dhimbje në pjesën e fundme të barkut dhe urinon shpesh duhet të vizitohet menjëherë te mjeku.

Kanceri i prostatës te meshkujt mund të shfaqet nga ndryshimet e zakoneve të tualetit

Urinimi i shpeshtë dhe me dhimbje, shfaqja e njollave të gjakut në urinë mund të jenë shenjat e para të kancerit të prostatës ose fshikëzës urinare. Një nga shkaqet e shfaqjes së gjakut në urine mund të jetë dhe kanceri në veshka.

Rënia e menjëhershme në peshë

Mungesa e oreksit dhe dhënia e më shumë se 5 kileve brenda disa muajve mund të jetë shenjë paralajmëruese e kanceri të pankreasit, stomakut, ezofagut apo mushkërive.

Temperaturë e lartë dhe e vazhdueshme

Kjo shenjë mund të paralajmërojë kancerin e gjakut si leoceminë apo linfomën. Mund të shfaqet edhe si shenjë e kancerit të veshkave dhe mëlçisë.

Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur

Lodhja e vazhdueshme mund të jetë shenjë e shumë sëmundjeve. Por një lodhje e cila nuk kalon për disa javë, nuk kalon as me pushim mund të jetë shenjë e një sëmundjeje serioze.

Kujdes ndryshimet te gjendrrat limfatike!

Shfaqja e gjendrrave në qafë apo nën sqetull të shoqëruara me dhimbje, dobësim, djersitje gjatë natës dhe temperaturë mund të jetë shenjë e kancerit të gjakut (linfoma).

E kollitura dhe ngjirja e zërit

Veçanërisht mund të shfaqet te personat të cilët konsumojnë cigaren për një kohë të gjatë. Një e kollitur e fortë dhe e vazhdueshme e shoqëruar edhe me sekrecione me gjak, marrje fryme dhe ngjizje zëri të bën të dyshosh për kancerin e mushkërive.

Vëzhgoni ndryshimet e lëkurës

Një masë e shfaqur kohëve të fundit apo acarim i një nishani apo shenje ekzistuese, ndryshimi i formës dhe madhësisë së saj mund të jetë shenjë e kancerit të lëkurës. /Start/Aisa Kokiçi/